Misionet sekrete që Partia Komuniste i ngarkonte “Heroit të Popullit”, Hajdar Tafa

2880
Sigal

Berat/ Hajdar Tafa, u lind në vitin 1920 në fshatin Banaj të Beratit. Kur ishte foshnje, familjen e tij e përzuri nga çifligu i tij Xhevdet Beu dhe fill pas kësaj, familja u vendos në fshatin Goriçan. Fëmijërinë e tij e kaloi në varfëri të madhe. Vuajtjet e formuan para kohe për të. Kur ishte adoleshent u lidh me moshatarët e tij që shpërndanin trakte dhe gjithmonë midis tyre shprehej se, “ditë më të bukura e presin Shqipërinë”. Hajdari mori rrugët e malit me shpresën e të ardhmes së lumtur. Ishte 20 korriku i vitit 1944 kur ai doli partizan. Jeta partizane nuk ishte e lehtë. Ai luftoi përkrah shokëve të Brigadës së X-të Sulmuese. Përleshjet me forcat gjermane e balliste në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, prania në radhët e rinisë komuniste shqiptare me 14 nëntor 1944 ishte një shkollë e madhe, ku u kalit karakteri i tij. Ai u brumos me vetitë e larta morale që karakterizonin luftëtarët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare shqiptare. Atë mëngjes të 28 Nëntorit 1944, kur brigada partizane u rreshtua në Bulevardin e madh të Tiranës për të marrë pjesë në parakalim, në rreshtat e fitimtarëve, ishte dhe Hajdari. Por lufta ende nuk kishte mbaruar. Mbeturinat e reaksionit të tërbuar nga goditja vdekjeprurëse të Ushtrisë Nacionale Çlirimtare, po përpiqeshin të rigruponin forcat për t’u rihedhur në sulm kundër pushtetit popullor, që po merrte masat e para për rimëkëmbjen e vendit. Prandaj Hajdari edhe pas çlirimit nuk e hoqi pushkën nga supi. Ai shërbeu si efektiv në repartet e ushtrisë dhe në qershor 1946 u transferua në repartet e mbrojtjes popullore. Ai mori pjesë në shumë operacione kundër bandave kriminale e të diversantëve dhe dallohet jo vetëm për trimëri e besnikëri ndaj çështjes të atdheut dhe të popullit të tij. Në këto vite të lavdishme të jetës tij Hajdar Tafa përgatiti dokumentet për t’u futur në parti. Ishte 18 prill i vitit 1947.  Një shokë i ngusht  i Hajdarit që i rrinte pranë, tregon për gazetës se si u pranua në parti. Në dokumentet ai shkroi “Unë jam i vendosur për çështjen e partisë prandaj kërkoj  të jem anëtari i saj, sepse jeta ime është lidhur me të. Ajo për mua është gjithçka…”. Pak kohë më vonë në përgjigje të thirrjes së Partisë Komuniste, Hajdarin e gjen në fshatin e tij të lindjes. Ai e donte shumë fshatin. I pëlqente të ngrihej në mëngjes herët për të punuar. Prilli i vitit 1949 Hajdar Tafën e gjen përsëri të inkuadruar në Repartet e Punëve të Brendshme. Atij tani i ngarkohen detyra të vështira e të komplikuara. Si komunistë e ushtarë deri në vdekje. Ai caktohet të marri pjesë në një nga radiolojat që organet e sigurimit të shtetit zhvilluan me sukses kundër një zbulimi. Hajdari, pati në këtë operacion të madh një detyrë në pamje të thjeshtë, shoqërimin e grupit të diversantëve nga një zonë në tjetrën, por shumë rëndësishme për zhvillimin me sukses të radiolojës. Sipas dokumentacioneve që disponon familja e tij mësohet se, pas disa muajsh ai caktohet në batalionin 75, të brigadës të Sigurimit të Shtetit që ishte krijuar, e zgjodhi skuadërkomandantë. Vera dhe vjeshta e vitit 1950 kaluan shpejtë. Kompania ishte vazhdimisht në lëvizje, Hajdari ishte bërë mjeshtër i terrenit e i pritave. Më 19 nëntor Hajdari mori urdhrin për t’u nisur me një mision tepër sekret, bashkë me shokët e zonës e Fanit, ku vepronte një bandë e rrezikshme diversantësh, që kishin si kryetarë agjentin e fashizmit Gjon Marka Ndoi. Organi i sigurimit të shtetit me disa veprime të shpejta e të studiuara, të ndihmuar fuqishëm nga populli arritën të zbulonin ndërlidhjen e bandës. Hajdari mori pjesë në kapjen e këtij armiku të rrezikshëm. Armiku i tmerruar tregoi vendndodhjen e bandës. Ishin 8 veta tek pylli i Lugjeve. Rrethimi i vendit u krye shumë shpejtë e në heshtje. Papritur gjëmuan krismat e armëve. Banda u tërhoq drejtë përroit me dy degëzime, ku pas një shkëmbi Hajdari i priti me breshëri të zgjatura automatiku. Por diversantët të rrethuar nga të gjitha anët, nuk kishin shteg tjetër kalimi veç degëzimit të ngushtë të përroit. Ndaj sulmit të egërsuar duke hedhur njëra pa tjetrës disa granata. Dhe pikërisht atëherë kur kryetari i bandës kujtoi se shtegu u hapë lëvizën për të dalë nga rrethimi. Por, Hajdari në befasi e goditi për vdekje me breshëri të përpikta automatiku. Diversantët që mbetën gjallë u tërhoqën të tmerruar në brendësi të pyllit. Pas pak ata përsëri provuan të kalonin në atë shteg duke sulmuar të gjithë njëherësh. Hajdar Tafës, iu mbaruan fishekët. Por heroi nuk mundi t’i linte armiqtë të iknin. Ai shtrëngoi fortë të vetmen granatë që i kishte mbetur. Kur pa që diversantët po lëviznin si korbat drejt tij, u ngrit në këmbë, tërhoqi siguresën e së vetmes granatë dhe në çast u dëgjua një buçim shurdhuese e përzier me britmat lemeritëse armiqsh. Ai shkëmb u skuq nga gjaku i “Heroit të Popullit”, Hajdar Tafa. Kjo betejë mban datën 2 dhjetor të vitit 1950.