Ministri turk Titis më tha, se nëna e tij, banon në “Lagjia e shqiptarëve” në Stamboll

1178
Sigal

Kujtimet e ish-ministrit Osman Murati: Turgut Ozal hodhi idenë e ndërmejtësit për ndihma nga jashtë, ne refuzuam

– Turgut Ozal na propizoi një marrëveshje bankare për kredi me shlyerje brenda dy tre vjetësh

-Në dilemë, kjo marrëveshje binte ndesh me Kushtetutën tonë

– Zoti Ozal, ishte i interesuar edhe për faktin, nëse e kemi siguruar prodhimin e bukës brenda vendit

– Firma turke “Anadolli Eksport” më ofroi armatime dhe pjesë këmbimi për avionë, tanke, anije luftarake

– Ministri turk Titis më tha, se nëna e tij, banon në një lagje të Stambollit që quhet “Lagja e shqiptarëve”

 Bisedat me politikanët turq

Sigurisht nga ana ime, në prezencë të ambasadorit shqiptar në Turqi, Gjylani Shehu, iu dhashë përgjigjet e dëshiruar pyetjeve që m’u bënë. Për këtë theksova që (në atë kohë) Shqipëria ka mbajtur kurdoherë qëndrim konstant me të gjithë shtetet fqinjë duke ruajtur sovranitetin, respektin e ndërsjellë midis vendeve përkatëse shkëmbimin e marrëdhënieve midis vendeve përkatëse dhe Shqipërisë, duke ruajtur ato norma parimore që parashikon Kushtetuta e vendit tonë. Ndërkohë theksova se me gjithë miqësinë e mirë me Italinë, ko- hët e fundit është krijuar edhe një incident, sepse Ambasada Itali- ane në Shqipëri mban brenda saj disa shqiptarë dhe nuk po i dorëzon në autoritet përkatëse të shtetit shqiptar. Më Greqinë kemi një gjendje statuskuoje, ndërsa dëshirat për marrëdhënie të mira me Jugosllavinë varen nga pala jugosllave për qëndrimin që mban ndaj Shqipërisë dhe vëllezërve tanë kosovarë. Me theks të veçantë vazhdova, për marrëdhëniet e mira që kemi me Turqinë, të cilat janë të farkëtuara edhe me atin e Turqisë moderne, Mustafa Qemal Ataturkun. Te varri i tij m’u dha mundësia për të vënë një kurorë me lule. Kryeministri Ozal, theksoi në mënyrë të veçantë se Turqia ruan e zhvillon ndjenja miqësore me popullin shqiptar, prandaj edhe ne dëshirojmë, theksoj ai, që në këtë nivel te ngrihen edhe marrëdhëniet e shkëmbimit të mallrave. Duke vazhduar bisedën, ai tha se interesohej vazhdimisht dhe e pyeste Ministrin e Tregtisë së Jashtme se çfarë rrugësh duhet të gjenden për të rritur shkëmbimet tregtare me Shqipërinë. Në këtë bisedë ai hodhi edhe idenë se ekzistojnë mundësi që brenda rregullave tuaja të bëjmë edhe një marrëveshje bankare për të dhënë kredi me shlyerje brenda dy tre vjetësh, ose edhe me afate më të gjata. Ky ishte një propozim paksa i çuditshëm, por u- në në atë kohë nuk isha i autorizuar për të dhënë ndonjë përgjigje. Shikova në sy ambasadorin, por ai nuk më dha asnjë shenjë. Për të dalë nga situata e momentit i dhashë përgjigje zotit Ozal, se kryerja e një veprimi të tillë nuk është në praktikën tonë shtetërore, dhe se ne, me të gjitha vendet e Evropës bëjmë një tregti të balancuar. Veprimet bankare i kryejmë mbi bazën e shitjes dhe blerjes së mallrave. Deri këtu unë e kisha kufirin e dhënies përgjigje të kësaj pyetjeje. Zoti Ozal, mbasi unë i dhashë përgjigjen e cituar më lart, theksoi se për rritjen e shkëmbimit të mallrave do të dërgonte në Shqipëri përfaqësues të dy firmave më të mëdha të vendit, të cilat të bëjnë çfarë është e mundur për rritjen e shkëmbimit të mallrave midis dy vendeve. Zoti Ozal, ishte i interesuar edhe për faktin nëse e kemi siguruar me prodhimin e bukës brenda vendit. Unë iu përgjigja menjëherë se shteti shqiptar me prodhimin e brendshëm bujqësor e ka siguruar bukën në vend prej kohësh. Për këtë ai shprehu gëzimin e tij, si një sukses për popullin shqiptar. Ndërkohë, ai u interesua edhe për probleme te tjera të bujqësisë e të pyjeve ne Shqipëri, për të cilat iu dhanë shpjegimet e nevojshme. Mbasi e falënderova për këtë pritje të ngrohtë, të përzemërt dhe miqësore i transmetova përshëndetjen e shokut Adil, ritheksova forcimin në vazhdimësi të marrëdhënieve miqësore me Turqinë, siç ka theksuar edhe Presidenti i Shqipërisë Ramiz Alia. Në vijim të bisedimeve me delegacionin turk në darkën e shtruar nga pala turke në Stamboll, nga Ministri i Tregtisë së Jashtme, shkëmbyem mendime me firma e kompani turke që ishin ftuar për nder të delegacionit tonë në këtë pritje. Zoti Titis, në një moment të caktuar me prezantoi me një firmë turke “Anadolli Eksport”. Presidenti i kësaj kompanie m’u afrua e në mënyrë të shkëputur nga pjesa tjetër e delegacionit shqiptar më informoi se kompania e tij, kish lidhje e shkëmbime tregtare me disa firma të Bashkimit Sovjetik. Ai më vuri në dukje se ishte informuar nga pala ruse se kishin pasur marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe se na kanë furnizuar me armatime të llojeve të ndryshme, avionë, por theksoi se këto marrëdhënie tregtare me Rusinë Shqipëria i ka ndërprerë. Për këtë arsye mundet që ju (m’u drejtua mua) mund të keni nevojë për pjesë këmbimi, për makineri e pajisje të llojeve të ndryshme që keni importuar nga Rusia dhe unë si kompani mund të bëhem ndërmjetës, për t’u furnizuar me këto lloj mallrash që ju s’mund t’i merrni sot nga BRSS. Këtë ndërmjetësi mund ta bëjmë e dhe me vende të tjera. Në këtë moment me gjakftohtësi unë i dhashë drejtpërdrejt përgjigjen “e merituar” duke i thënë se : me sovjetikët dhe amerikanët nuk kemi marrëdhënie ekonomike, prandaj s’ka pse të hapim këtë bisedë mes nesh. Ne kemi dhe duam të kemi marrëdhënie miqësore dhe shkëmbime tregtare vetëm me Turqinë për rastin konkret, prandaj ato mendime dhe sugjerime të sovjetikëve kthejani mbrapsht palës ruse…

Ndërkohë unë njoftova menjëherë Ministrin e Tregtisë së Jashtme që kishte bërë pritje për delegacionin tonë, duke theksuar që këtë mendim që më shprehu Presidenti i firmës “Anadolli eksport” t’ia transmetonte edhe kryeministrit Turgut Ozal. Ministri Turk, ishte dakord me mendimin tim, por theksoi se ne si Turqi, nuk na intereson shumë nga na vjen origjina e mallit, por shikojmë me vëmendje dhe interes destinacionin përfundimtar të tij, prandaj edhe shkëmbimet tregtare i kemi midis dy vendeve tona. Në vazhdimësi unë theksova edhe një herë se marrëdhëniet mi qësore dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve tona janë e mbetën të atilla, duke mos ndërhyrë në punët e brendshme te njëri-tjetrit, pavarësisht nga format e regjimeve. Këtë porosi kisha marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme në atë kohë dhe të njëjtën përgjigje do të jepja për rastin konkret. Për të zbutur disi “përplasjen e pa dëshiruar”mbrëmjen e kaluam në mjediset e pushimit gjatë darkës së shtruar nga Ministria e Tregtisë së Jashtme turke. Gjatë rrugës që po me përcillte për në hotel, ku do të pushonim, zoti Titis më përmendi se nëna e tij, banon në një lagje të Stambollit që quhet “Lagja e shqiptarëve”, ose e “Debrelijëve”. Njëherazi i shpreha dashamirësinë që ka populli shqiptar me popullin turk, prandaj dhe duam marrëdhënie korrekte midis njëri-tjetrit dhe nuk ia duam të keqen njëri-tjetrit. Mbas përfundimit të darkës zyrtare në programin e vizitës ishte parashikuar edhe pirja e një kafe në një lokal tjetër. Atë kohë unë e refuzova këtë propozim, me pretekstin që duhet të mblidheshim me anëtarët e delegacionit për të trajtuar disa çështje që u zhvilluan gjatë takimeve të delegacionit tonë në Turqi dhe nesër do të udhëtojmë për Shqipëri. Më datën 15 shkurt u kthyem në Tiranë duke ndjekur të njëjtin itinerar.

Kthimi në atdhe

Me t’u kthyer në Shqipëri sipas rregullit bashkë me anëtarët e delegacionit dorëzuam marrëveshjen tregtare të firmosur dy ministrave për shkëmbimet tregtare të viti 1986 dhe ndërkohë informuam me shkrim Këshillin e Ministrave. Për të qenë realist, që nga koha e asaj vizite në Turqi e deri më sot që po shkruaj këto rreshta në këtë libër më ka mbetur një peng nga ajo vizitë që më bren nga brenda dhe akoma e kam të vështirë që t’i jap përgjigje të saktë. Vendi ynë ishte para vështirësive konkrete ekonomike që po kër- konte rrugëdalje nga kriza ekonomike e kohës, mbas ndërprerjes së kredive nga Kina. Kryeministri i adhuruar nga shteti ynë Turgut Ozali, me kolegët e tij, sikur na hapi një dritë jeshile në fushën e ekonomisë për të marrë kredi bankare dhe për të kryer rolin e një komisioneri për blerje mallrash me vende të tjera që ne kishim embargo prej tyre dhe që ishim në kuptimin figurativ në “një shtet rrethim”. Për këtë problem njoftova si Ministrinë e Tregtisë së Jashtme dhe Kryetarin e Këshillit të Ministrave, me preokupimin që, me kompetencën që ato kanë t’i jepnin një përgjigje më konkrete shtetit turk, sepse delegacionit tonë nuk i qe dhënë një porosi e atribut i tillë. Mbas disa ditësh pyeta kolegun tim të tregtisë së jashtme për këtë çështje, duke më thënë se nuk i kujtohej ky problem që i informoja dhe menjëherë më dha atë përgjigjen rutinë, që për veprime të tilla që ju paskeni shkruar se nuk na lejon kushtetuta. Në fakt u ndjeva pak si i fyer në rastin konkret, megjithatë ai ishte më “kompetent”, për lidhjet ekonomike dhe tregtare me botën e jashtme. Meqenëse me Ministrin e Punëve të Jashtme, Reiz Malile, kisha më shumë konfidencë shoqërore, një ditë rastësisht, në pushimin e mbledhjes së Qeverisë e pyes se e kisha vënë në dijeni nëpërmjet ambasadorit tonë në Turqi menjëherë, lidhur me propozimet që na ka bërë kryeministri turk për hapjen në fushën e ekonomisë. Nëse mundeni, vazhdova unë, a e keni diskutuar këtë problem në ndonjë instancë për t’i dhënë përgjigje Qeverise turke? Për fat të keq, me shumë respekt, me tha shoku Reiz, për këtë çështje mjaft interesante s’kam dijeni, por do ta bisedoj në ministri dhe do të them. Mbas disa ditësh Reizi më njofton në telefon që unë i paskam dhënë përgjigje Kryeministrit turk dhe Ministrit të Tregtisë së Jashtme në vendin e takimit dhe s’ka nevojë për ndërhyrje tjetër. Pa as më të voglin dyshim unë isha i detyruar për të dhënë atë përgjigje që theksova më lart si kryetar delegacioni, siç dhe isha i porositur. Por në ato kohë të vështira sidomos pas vitit 1985, ishim në kushte mjaft të vështira ekonomike dhe ma donte mendja qe diplomacia shqiptare po punonte për një hapje të ekonomisë. Në këto kushte propozimi i Qeverisë turke nuk duhej të hidhej poshtë. Sikurse shihet, përsëri na e paska pasur fajin vetëm kushtetuta që na kish zënë për këmbësh dhe nuk na lëshonte për t’u hapur me botën në fushën e ekonomisë. Detyrat për mbajtjen dhe funksionimin e shtetit, natyrisht, në pa- mje të parë të japin kënaqësi në pozicionin e gjithsecilit punonjës apo kuadri të rangjeve të larta. Po fakti ishte se në çdo hallkë të pushtetit, zbatimi rigoroz i detyrave shpeshherë për cilindo bëhej mjaft i vështirë, me strese e pagjumësi, sepse ne atë kohë pushteti i centralizuar mbante të gjithë përgjegjësinë morale e ligjore për jetesën e gjithë popullsisë në qytet dhe në fshat. Edhe unë në karrierën time të asaj kohe jam përpjekur të përmbush kërkesat e detyrave të ngarkuara, duke e ndjerë veten shumë herë të kontraktuar, nisur kurdoherë nga koncepti i përgjegjësisë që ndieja si ndaj organeve që më kishin dhënë besimin, ashtu edhe ndaj familjes dhe gjithë shoqërisë. Pa më të voglin dyshim, organet përkatëse të partisë dhe të shte- tit, në tërë veprimtarinë e tyre, e vlerësonin njeriun e punës, intelektualin, po edhe ministrin. Unë i jam mirënjohës Presidiumit të Ku- vendit Popullor, që, për punë të palodhur më ka dekoruar në nëntor të vitit 1989, më dekoratën e larte: Urdhri “PËR SHËRBIME TË SHQUARA SHTETËRORE DHE SHOQËRORE” I KLASIT TË 1-rë.

Ky vlerësim i përket një pune afro 30 vjeçare që kam bërë në atë sistem me përkushtim shumë të madh, ashtu si edhe partia e asaj kohe ma ka shpërblyer mua, në kushtet politike dhe ekonomike të asaj kohe. Dhe për këtë unë dhe familja ime i jam mirënjohës asaj partie dhe atij shteti. Ky fakt s’mund të shërbejë si justifikim për të nënvleftësuar edhe kritikat që më janë bërë gjithmonë për hir të përmirësimit të punës.

Njoftim i radhës

Në maj të viti 1990, unë si Ministër bëra një njoftim të radhës në adresë të kryetarit të Këshillit të Ministrave. Mbas disa ditësh bëra edhe një takim me shokun Adil ku parashtrova edhe disa probleme mjaft të mprehta për gjendjen e furnizimit të popullit në tregti, kryesisht për rezervat e mallrave ushqimore, të cilat ishin gati duke u mbaruar, përveç atyre në rezervën shtetërore e cila administrohej nga Komisioni i Planit të Shtetit.itis

Në këtë takim prisja ndonjë reflektim të mëtejshëm nga kryeministri, me synimin për të diskutuar ndonjë mendim të avancuar për hapjen e ekonomisë. Në vartësi të Ministrisë së Tregtisë së Brendshme edhe në disa dikastere të tjera si në bujqësi, në industrinë e lehtë dhe ushqimore kishin filluar nga puna disa ndërmarrje të reja që merreshin me eksport-importin nga vetë dikasteret. Në sistemin e tregtisë vepronte ndërmarrja e “Albkopit”. Kjo ishte një hapje minimale e ekonomisë ndaj botës së jashtme, prandaj shpresonin se do të vazhdonte edhe ndonjë zhvillim i mëtejshëm, pa dyshim duke ndryshuar Kushtetutën, apo ndonjë manovrim në sistemin kooperativist të fshatit megjithëse ishte shumë vonë, sepse nga fillimet e vitit 19 90 gati e kish marrë ferra uratën për ekonominë. Ia vlen të theksoj, për fat të keq, se edhe në këtë takim që bëmë me kryeministrin mbetëm si përherë vetëm në mendime amorfe.