Mbresa interesante në takimin me Gramoz Pashkon dhe Sali Berishën më 26 shkurt 1991

662
Sigal

PERSONAZH/  Flet agronomi dhe sindikalisti Koçi Tahiri: – ZGJEDHJET E MARSIT 1991: Profesor Sali Berisha vjen për takim elektoral në stadiumin “Skënderbe”.

Si do ti komentonit takimet me Gramoz Pashkon dhe Sali Berrishën?

Pasi u ndava me Muharremin, ngjitem lart në katin e dytë, në sheshin e katit të dytë marr djathtas, duke hyrë në korridorin e ngushtë të godinës. Në fund të korridorit dëgjoj ca zëra, ku flitej me zë të lartë. Trokita dhe papritur përgjigje hyra brenda. Aty shoh një burrë të gjatë me syze. Ju prezantova se kush isha, e nga vija. Burri me syze kishte qenë Gramoz  Pashkoja, i cili kur mori vesh se unë isha një nismëtar i sindikatës të minierave në zonën e Lozhanit, të krahinës së Gorës në Korçë, (kjo krahinë ka qenë si para luftës dhe pas luftës me emër në vendin tonë), më ftoi që me këtë rast të takoja dhe Dr. Sali Berishën.  Sigurisht të mos e fsheh, kjo ishte një gjë e papritur për mua. Me emocionet e çastit, ndjek pas Gramozin, i cili më çon tek dhoma ku rrinte Sali Berisha. Gramozi pasi më prezantoi me Saliun, largohet për në dhomën e tij. Në këtë kohë Saliu, me atë temperamentin e tij impulsiv, më pyet menjëherë, se si ishte pritur nga populli i Korçës, krijimi i Partisë Demokratike. Pasi e informoj për entuziazmin (të vërtetën) që ishte krijuar pas formimit të partisë, i them që ne mezi ju presim, që të vini në Korçë. Po gjatë bisedës me të, unë vura re interesimin e veçantë që ai kishte për shtresën e minatorëve.  Kur fliste Sali Berisha, unë shihja tek ai një politikan energjik me një autoritet të padiskutueshëm, ku mendoja se me të vërtetë ai kishte një vizion të ri për kohën për të cilën ne po luftonim. Vlen të përmend këtu se ky takim me Sali Berishën, ishte takimi im i dytë me të, por të dy takimet kanë qenë në kohë të ndryshme. Hera e parë ka qenë aty nga viti 1977, kur kam çuar Fluturën ne Spitalin Civil.

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf