Mbërrin në Shqipëri gjenealogjia e Dinastisë Durrësi në Itali: Në fillim skllevër, pastaj super pasuri

161

Në vitin 1611 Korsika kishte një kryeministër shqiptar: Giovani Batista Durrësi (Durazzo). Hyrje në politikë dhe dominim me 9 kryeministra, dy kardinalë, 40 ambasadorë… 

Të enjten vonë më erdhi një e-mail befasues, por dhe më i bukuri, më sugjestionuesi në jetën time. Më shkurt, më mbërriti në italisht Dinastia. Dinastia shqiptare e të famshmëve Durrsakë që shekuj më parë, kur Shqipëria vuante robërinë e gjatë turke, ata me pavëmendje të çuditshme rreth saj, krejt ndryshe nga arbëreshët e ardhur siç dihet më vonë, krahasuar me të tyren mahnitën dhe ende mahnitin, për shekuj me radhë, Italinë dhe më gjerë, ata që e ndihmuan me investime, Europën. Është kurioze ta përshkruash të gjithë sa është bërë gjer më sot, për t’i mbledhur, grumbulluar dhe bashkëlidhur Durrsakët dhe Dinastinë e tyre prej shqiptarësh, në veriun perëndimor të Italisë. Më saktë, në një nga qytetet më të lashtë e më të ndritur të Europës perëndimore, ish-portit të saj kryesor, Xhenovës.

Per me teper lexoni Gazeten Telegraf