Mark Dodani:Titua kërkoi armë kundër Shqipërisë për bandat, por kishte frikë pushtimin nga BS

772
Viti 1948, si vit i daljes edhe të Jugosllavisë në skenën e luftës kundër-shqiptare, vërtetonte që në krye të asaj lufte, “Tito ishte njeriu që Perëndimi mund ta mbështeste”, sikundër kishte arritur në përfundim të prerë Ficroi Mekleini. Vinte natyrshëm që Tito të ndihmohej edhe me armë. Njëri nga personalitetet e Shërbimit Inteligjent Sekret anglez, Frenk Lindzi i ngarkuar me operacione të panumërta në Europën Lindore, ishte shumë entuziast edhe rreth operacioneve ndaj Shqipërisë”. Lindzi kujton: Titua na tha, se ai kishte shumë nevojë për armë, por jo t’i merrte ato haptazi, sepse kjo do t’i jepte B. S. pretekstin për ta sulmuar atë. Ne i dërguam atij pesë ngarkesa armësh me anije. Planet anglo-amerikane ishin që duke pasur mbështetjen e fqinjëve gjeopolitikë të Shqipërisë, të krijoheshin kushtet e shqyerjes së Shqipërisë nga dyert e “Perdes së Hekurt”, thënë ndryshe nga dyert e të mirënjohurit Kamp Socialist me në krye BS. Kësisoj shquajmë këmbënguljen e personalitetit të SIS-it anglez, Xhulian Emeri kur, për të përmbysur sistemin në Shqipëri deklaronte me tendenciozitet: “Kërkesa kryesore është ngritja e një rrjeti të fuqishëm rezistence prapa Perdes së Hekurt dhe në zonat e kërcënuara. Duhet të përgatitet për një Kryengritje të Përgjithshme për t’i dhënë një goditje nokauti.
…..
për më tepër lexoni gazetën Telegraf….
Sigal