Luçi Stefa/ Gjeneral Arif Hasko, la pas gjenialitetin e një ushtaraku elitar

1355
Kujtimet dinjitoze të gjeneralit të ushtrisë Popullore Shqiptare, njëkohësisht dritëshkruesit, lindur si ylberi mbi Çikën, Fillza e drejtë në Tërbaçin e Vlorës së shquar, rritur në brinjat e Çikës, mësuar në rrugët e Vlorës, luftëtar revolucionar, kalitur në bankat e shkollës Tregtare, i sprovuar në guerilet partizane, duke derdhur tërë mundin e tij për çështjen e Atdheut, patriot dhe luftarak në gjithë jetën e tij. Arif Hasko jo vetëm ishte oficer e kuadër dinjitoz, por edhe drejtues me vizion të plotë, menaxher i përsosur i situatave sa i zoti, aq edhe i hapur, modest, i ndershëm me efektivat e ushtrisë por edhe me popullin e tij, atdhetar model e shembullor, qytetar i vyer për tërë brezat vitale të jetës njerëzore ndër ne. Gjeneral Arif Hasko, i spikatur edhe i paharruar i elitës së Ushtrisë Shqiptare, u lind në Tërbaç të Vlorës, më 10.12.1918. Në atë fashat rrëzë Çikës ku kanë lindur njerëz të mençur, trima, bujarë, të etur për dituri e përparim por edhe punëtorë të palodhur. Nga thellësia e kohërave kanë dalë figura të shquara në të gjitha aspektet e jetës, por sidomos në aspektin e atdhe-dashurisë të lidhur ngushtë me dashurinë për lirinë. 
Në vargun e madh të patriotëve
Në vargun e madh të patriotëve e atdhetarëve të shquar, i lartësuar dhe i adhuruar i fshatit dhe krahinës ka spikatur edhe Gjenerali Arif Hasko, i cili ndërroi jetë më 20.06.2007. E mbylli jetën me yjësinë e mbarësinë, i cili vjen në imazhin tonë sot, e qëndron në memorien tonë si meteor ndriçues.
Për më tepëe lexoni gazetën Telegraf
Sigal