Luan RamaHeroi që dha jetën për fillimin e një pranvere

682
Sigal

Me rastin e 70- vjetorit të rënies së “Heroit të Popullit” Ali Demi

Ali Demi, (1918-1943) ky bir i Çamërisë martire, ishte një nga heronjtë që spikati në luftën për çlirimit të Shqipërisë nga zgjedha fashiste, për krijimin e një Shqipërie të lirë, republikane e demokratike. I ikur për studime që fëmijë në Konviktin “Çamëria” të Sarandës, më pas ai vazhdoi studimet në gjimnazin e Gjirokastrës, ku bashkë me shokun e tij të ngushtë Themo Vasi, organizoi një nga protestat e fuqishme të këtij gjimnazi kundër monarkisë, duke u vënë në ballë të një lëvizje revolucionare. I përjashtuar nga shkolla, ata erdhën në Tiranë, ku vazhduan studimet dhe u angazhuan në grupet e para komuniste, duke organizuar greva e demonstrata antifashiste. Në prillin e vitit 1942 ai arrestohet, burgoset dhe kërkojnë ta internojnë në Itali, por menjëherë dënohet me 25 vjet burg. Në burg, për organizimin e protestave dhe si reprezalje të aksioneve antifashiste në Tiranë, atë kërkojnë ta pushkatojnë, por ishte protesta e brendshme e burgut që i bëri fashistët të tërhiqen. Pasi organizoi ikjen e të burgosurve politikë nga burgu në prill 1943, Aliu iu bashkua çetave partizane, dhe pas detyrës si komisar i batalionit të Çermenikës, ai u dërgua në Vlorë, nën një kohë të vështirë të luftës dhe të përçarjes në gjirin e komunistëve…

Lamtumirë Çamëri…!

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf