Luan JAUPI: Agim Qoshja, rrebeli i dikurshëm

1188
Agim Qoshja i lindur në Durrës më 05.02.1939 me emrin Ibrahim Qoshja njihej nga të gjithë si Agim Qoshja ose “Gimi”. Familja Qoshja ka një origjinë unike shqiptare me rrënjë të thella nga Kruja që shkojnë prej mëse 400 vjetësh. Pasardhësit e kësaj familje kanë vërtet nderin dhe krenarinë ta quajne veten shqiptarë origjinalë dhe kontribues të vendit të tyre të lashtë. Agimi u rrit dhe u arsimua në Durrës. Ishte zotërues i shkëlqyer i 4 gjuhëve të huaja. Ndoqi studimet në Universitetin e Tiranës në degën e Inxhinierisë Elektrike. Në mes të vitit 1968 – 1969, për shkak të arratisjes së vëllait të tij Gani Qoshja drej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atij ju ndërpre e drejta te mbaronte studimet në Universitetin e Tiranës edhe pse ishte ndër studentët më të talentuar e tepër i apasionuar pas Inxhinierisë. Këtu fillon dhe zanafilla e historis së Agim Qoshes, një intelektual i vetë-edukuar në arenën politike e në historinë botërore. Gjatë rinisë së tij Agimi ishte i njohur nga të gjithë durrsakët për adhurimin e jetës në perëndim, dhe domosdoshmërinë e cdo njerit për tu shprehur lirisht e pa frikë. Si cdo intelektual Shqipetar që jetuan vitet e komunizmit dhe Agimi pati pasojat e një regjimi brutal komunist. 
Tre herë i dënuar për agjitacion dhe propagandë
Agim Qoshja gjatë jetës së tij, u dënua 3 herë për agjitacion e propagandë. Akuzat ishin nga më të ndryshmet: ndjekjen e modës së huaj, rritjen e flokëve apo favoriteve, imitim këngësh Amerikane si: Frank Sinatra, Elvis Presley, shikim të filmave të huaj me personazhe si: John Ëayne, Merilyn Monroe apo adhurim të Presidentit Amerikan Ronald Regan, lexim të librave dhe literaturës së ndaluar, etj, etj. Po aq të shumta dhe të befasishme ishin edhe vizitat e agjentëve spiunë të shtetit Shqiptar të asaj kohe e vecanërisht hetusisë së Durrësit në shtëpinë e Agimit, kontrollet nëpër sirtare e mobilje apo vëzhgimet e herë pas hereshme në Uzinën e Radio Televizorëve – URT nga ku ishte i punësuar prej vitesh. Mirëpo as burgu, as torturat në birucë, as shantazhet e spiunëve të cilët i kujtonin vazhdimisht vëllain e tij “armik” e “tradhëtar të popullit” apo presioni psikologjik që i bëhej gjatë pyetjeve në mënyrë që ta mohonte përgithmonë vëllain e tij, nuk e mposhtën shpirtin e tij i cili ishte ndër të pakët njerëz që pati guximin të fliste krejt hapur e pa frikë të vërtetën e realitetit të hidhur Shqiptar të asaj kohe. Agim Qoshja mbeti i vetmi person në familjen e tij që nuk pranonte ta mohonte kurrë vëllain e tij dhe refuzojë deri në fund ta quante atë armik të popullit. 
Rrëfimi i së bijës, Monika Qoshja
“Im atë fliste vazhdimisht ne shtëpinë tonë për Amerikën”, thotë e bija e tij Monika Qoshja. “Babai im nuk kishte thjesht një ëndërr për të parë Amerikën dhe botën, apo të jetonte një jetë materiale, ai dëshironte e kërkonte një sadisfaksion intelektual e shpirtëror kaq të domosdoshëm për personalitetin dhe intelektin e tij. Ai këmbëngulte vazhdimisht se sa e rëndësishme është për një individ të jetojë në një shoqëri demokratike të pakufizuar dhe të hapur, ku e drejta e njeriut rrespektohet, dhe ku gjithkush gezon liri të plotë të fjalës e për më tepër ushtron profesionin apo talentin e tij në mënyrë progresive. Edhe pse në atë kohë egzistonte një konflikt i fortë mes ëndrrës dhe realitetit, prapë se prapë vizioni i tij ishte shumë i kthjellët dhe ai ishte shumë i sigurtë që ky vizion do ti bëhej realitet dhe mundohej të kujtonte pothuajse cdo ditë që ardhja në Amerikë nuk është një cmenduri apo një ëndërr në mendjen e tij, por një destinacion i qartë e i pashmangshëm të cilin ai vërtetë e arriti në jetën e tij ta bëjë realitet. Këmbëngulja, bujaria dhe vullneti i tij eshtë vërtetë për tu admiruar”, shton Monika. “Ka rëndësi të kujtojmë dhe të mos harrojmë kurrë sakrificën e brezit të prindërve tanë një sakrificë që i kalon përmasat universale sepse nuk mund të egzistoj e tanishmja pa ju kthyer te kaluarës dhe raportit që mbartin në mes tyre. Më kujtohet kur vinte në shtëpi pasditeve nga ecja tek Vollga e na thoshte: Sot i fola dhe kritikova disa të rinj tek Vollga duke i thënë: (durrsakshe) “Pse harxhoni kohën mor plak”?! “Jeni të rinj mor lal”! “Ngrehuni e përmbyseni këtë pushtet se na u nxi jeta?” Edhe sa do duroni, se do ju iki rinia pa e shijuar jetën të lirë? Cohuni mor nga vendi, gjithë bashkë ta rrëzojmë këtë pushtet të ndyrë maskarenjsh”! 
Futja në Ambasadën Italiane
Ajo lëvizje e ajo dëshirë më në fund u realizua. Në korrik të 1990 Agim Qoshja ishte një ndër të parët që shkeli në Ambasadën Italiane për t’iu drejtuar më pas Amerikës destinacionit të tij të shumëkërkuar e për t’u takur më në fund me vëllain e tij të cilin kishte plot 30 vjet pa e parë. “Bashkimi e takimi i tyre përfundimtar ishte emocionues dhe shumë i fuqishëm” thote – Monika. “Vërtet koha, distanca e jeta vendosen pengesa ndermjet tyre por dashurija njerëzore për njeri-tjetrin dashuria e pastër që ka një vëlla për vëllain trimufoi mbi gjithcka”.Më 19.12.1995 Agim Qoshja do të ndahej nga kjo jetë dhe së bashku me të villain Gani Qoshja prehen pranë njeri-tjetrit në Boston të SHBA-së.
Sigal