Loni Çuko: Ju tregoj për ‘Vlashin’ e vërtetë të filmit “Pylli i Lirisë”

6457
Sigal

Rrëfimi i Çukos: Quhej Vasil Shore dhe banonte në Divjakë. Ishte i fuqishëm dhe i shpejtë i lodhte kuajt e egër dhe i kapte

Kush e ka parë filmin “Pylli i Lirisë”, një nga më të njohurit e viteve të socializmit, e ka të pamundur që të harroj heroin kryesor të tij, Vlashin, i cili me fizikun e papërsëritshëm e me shpejtësinë e erës, arrinte lë lodhte dhe të kapte kuajt e egër në pyjet masive të Divjakës. Por Vlashi i filmit(personazhi), ka tipizuar një personazh konkret që ka jetuar e punuar dekada më parë në Divjakë të Lushnjës. Ai quhej Vasil Shore dhe ishte një banor i thjeshtë i Myzeqesë që natyra i kishte dhuruar fizikun e rrallë, kurajën e vetëmohimin. Ai jetoi e punoi pothuaj gjatë gjithë jetës në pyjet e Divjakës në gjurmim e kapje të kafshëve… Ndonëse pati një jetë të shkurtër bashkëshortore (pasi gruaja i vdiq) e kishte një vajzë, ai, në një farë mënyre ka bërë jetën e asketit. Të moshuarit e bashkëfshatarët e mbajnë mend ashtu kurdoherë në lëvizje, të kudo gjendur, bujar e zemërmirë, veti e virtyte, të cilat i ruajti deri në ditët e fundit të jetës së tij, që e kaloi me një rosë të vetme (qorruar nga mosha), për të cilën u përkujdes si për një fëmijë. Specialisti i njohur Loni Çuko, ish-drejtues në kooperativën bujqësore ‘Mao Ce Dun’ të Divjakës’, një nga shokët e Vasilit, kujton me respekt këtë personazh real të përjetësuar në filmin artistik “Pylli i Lirisë”. Në rrëfimin e tij për “Telegraf”Çuko sjellë detaje interesante rreth këtij personazhi, brengën që e vuajti pse nuk ia dhanë atij interpretimin e rolit të Vlashit në film (luhet nga Alfred Bualjoti), “inatin” me skenaristin e bashkëfshatarin Naum Prifti si dhe jetën e asketit të Vasil Shores…

 Zoti Çuko! Ju keni njohur nga afër njeriun e papërsëritshëm në kapjen e kuajve të egër, tipizuar në filmin e njohur të realizmit socialist “Pylli i Lirisë”?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf