Lluka Heqimi/ Shënim i panjohur i Fejzi Hoxhës për një nga vdekjet më të bujshme

1900
Më kujtohet ishte mbrëmie rreth orës 19, kur unë isha në Spitalin e Përgjithshëm në Drejtori (isha Drejtor në atë kohë), erdhen 2-3 të sigurimit me maqine dhe më shpunë shpejt në spitalin ushtarak megjithëse distance ishte shum e afërte. Më shoqëruan shpejt në një dhomë të madhe ku ishte shtrirë në një shtrat kirurgjikal dhe rënkonte Nako Spiru.- Ishte shumë i zbetë, dhe rënkonte, por ishte koshjent.- Nuk thoshte asnjë fjalë. – Gjeta atje Dr. Sinan Imamin, dhe shpejt sollën edhe Dr. Theodhosin.- Nga ana tjetër e shtratit përkundrejt nesh ishte dr. Shiroka (Kirurg i Spitalit të Përgjithshëm). Tek koka e të plagosurit ishte Dr. Ibrahim Dervishi i cili i fërkonte ballin Nakos, i puthte duart.
-C`ke xhan: i thoshte mos u mërzit do të të shpëtojmë. 
Asistonte edhe radiollogu dr. Ismail Tartari. – Ishin atje afër shtratit, në këmbë shumë oficer madhorë të sigurimit, ndërmjet tyre Vango Mitrojorgji, Nesti Kerenxhi etj. të veshur me uniformë e me dekoratat e tyre. – Unë u vendosa në mes të Dr. Sinan Imamit, Drejtor i Spitalit ushtarak dhe Nesti Kerenxhit që e kisha në të majtë. – Dr Shiroka e dr. Theodhosi i kërkonin pulsin që nuk i prekej Nakos. Në atë kohë nuk kishte nderhyrje kirurgjikale me intubacion dhe respiracion të kondicionuar. Nderhyrjet bëheshin me maske, me ether. – Pra vënia në anestezi me eter në ato kondita ishte me siguri vdekje prurëse. Dr. Shiroka thoshte me të drejtë nuk mund të ndërhy, ashtë pa puls. Përpara tij vinin një nga një ushtarët me rradhë, të gjithëve u bëhej grupi i gjakut dfhe atyre që ishin izo grup u merrej sejcilit 250-300 gr. gjak dhe i injektohej të plagosurit. Plumbi dukej që i kishte hyrë në regionin prekordial, kishte kapur nonj arterie me rëndësi të mushkrisë, shpuar diafragmën dhe kishte perforuar shpretkën.. – Në një moment Nesti Kerenxhi zëvëndës i I rë i Koci Xoxes, të cilin e kisha në krah të majtë e u thotë shokëve, mor këta doktorët e bëjnë apostafat, thonë që nuk mund të ndërhyet dhe e lënë enkas të vdesij. – Dr. Sinan Imamin të cilin e kisha në krah të djathtë, e dëgjoj atë insinuatë të Nestit, dhe duke marrë para sysh periodën e terrorit të asaj kohe më thotë në frëngjisht.
-“Nous Sommer eu danger” (jemi në rrezik) 
Unë e njihja Nestin, e dija që ai kishte qënë në Lice të Korcës dhe e dinte frëngjishten. – Prandaj nuk i fola Dr. Sinanit. Në këtë moment mu kujtua se kisha dëgjuar në ministri që atë ditë kishte ardhur në Shqipëri një kirurg sovjetik dhe ishte vendosur në Hotel Dajti. Ju thashë atyre mjekëve dhe personelit të sigurimit po të donin të venë e ta merrnin. U nis me një herë maqina e tyre dhe shpejt erdhi një mjek sovjetik i kaluar nga mosha (rreth 68-70 vjec) doktor Shatunovi i cili kur filloi punën në spital nuk ishte i aftë të bënte as apendektominë.- Kur Shatunovi i preku dorën Nakos dhe nuk i palponte pulsin u pyet ngadalë c`mendim ke, a mund të operohet. – Ay tha c`thotë kirurgu juaj. Pas i thamë ngadalë që dr. Shiroka thotë se në këto kondita nuk mund të ndërhyjë. “Pravillno, pravillno tha babushi. Rreth orës 1.5-2 pas mesnate Nakua që ishte mbajtur në jetë me sasitë e mëdha të gjakut që i jepeshin, vdiq.
-Erdhën në atë kohë sapo mbaroi Sh. Enver Hoxha, M.Shehu, Bedri Spahiu.. Neve gjithë mjekëve na mbyllën në një dhomë natyrish përvec Dr. Ibrahim Dervishit që ishte i sigurimit. Asnjëri nga ne nuk hapte gojën të pyestese c`kishte ndodhur, kush e kishte plagosuras as nuk dinim që kishte tentuar të vriste veten.- Rreth ores 3.5-4 e mëngjezit na hapën derën dhe na lejuan të iknim. Ikëm si bagëtia. Asnjëri nuk hapte gojën të pyeste shokun. Në mëngjez në spital u tha të përgatitnim kurora e u caktuan njerëzit që do ti mbanin. Pas një ore erdhi urdhëri asnjë kurorë asnjë manifestim. Dolli në shtyp. I shkau koburja dhe aksidentalisht u plagos rëndë. Në fakt ishte vetë Koci e kompania që e kishte detyruar të vriste veten. C`poshtërsi na akuzonin ne mjekëve për krimet e tyre.
V.O. Kopimi i këtij dorëshkrimi është bërë me lente zmadhuese dhe janë ruajtur të gjitha cilësit ortografike sipas autorit. Shkrimi si dokument personal kuptohet se nuk është shkruar në ditët e para të ngjarjes por pas vitit 1957( narkoza endotrakeale që e përmënd profesori, ne Shqipëri është aplikuar më 5 tetor 1957 me inisjativën e Petro Canit. I pari që kalojë tubin në trake ka qënë kirurgu i talentuar Fadil Spahiu.) Shkrimi mbi vetvrasjen e Nako Spirus është shkruar në një gjëndje pakënaqësie të profesor Hoxhës në periudhën e kohrave të lëkundura. Duhet pranuar se Fejzi Hoxha asnjëherë nuk ka qënë dakort me klishet e kohës. 
Sigal