Llambi Gegprifti: Telefonata e Hekuran Isait për të zbatuar urfdhrin e Enver Hoxhës

247

DOSSIER/ Flet ish-kandidati i Byrosë Politike Llambi  Gegprifti

 Letër Kongresit të VI për hapjen e rrugës Podkozhan-Pogradec

Në Pogradec kam shkuar shumë mirë. Të mrekullueshëm njerëzit dhe kuadrot e këtij qyteti që punonin në atë kohë. Në mënyrë të veçantë marrëdhëniet e mia ishin shumë të mira me Maksut Selenicën, Bexhet Zagorçanin, Spiro Bicen, Astrit Çollakun, Mark Stefanin. Hysen Helmësin. Për hapjen e rrugës Podkozhan-Pogradec, e cila shkurtonte distancën gati dy herë më pak, më kanë mbështetur fuqishëm M. Selenica dhe B. Zagorçani. Rruga u hap pas një aksioni të madh në shkallë rrethi për shtatë ditë dhe mbaroi në ditën e vazhdimit të punimeve të Kongresit VI të Partisë. Me këtë rast i dërguam dhe një letër këtij kongresi, ku i deklaronim përfundimin e punimeve për hapjen e rrugës. Unë nuk u zgjodha nga Konferenca e Partisë delegat, pasi u zgjodhën shokë të tjerë: Sekretari i Parë, si dhe sekretari tjetër i Komitetit të Partisë, Kudret Topçiu, që mbulonte çështjet organizative të partisë, por edhe shokë të tjerë shumë të respektuar të rrethit. Gjatë ditëve të punimeve të Kongresit; unë dhe shoku im i ngushtë Spiro Bicja, nënkryetar i Komitetit dhe shokë të tjerë, shkonim çdo ditë më këmbë gjatë gjithë rrugës së re. Takonim kështu të gjithë aksionistët e kooperativave bujqësore dhe ndërmarrjeve. Bisedonim me ta për çdo gjë që kishin nevojë. Ndërkohë, merrnim dhe zotimin e tyre se rruga do të mbarohej në afatin e caktuar.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf