Llambi Gegprifti: Një fejesë, “një gabim”, një tronditje e madhe, Mehmeti në bankën e të akuzuarve

2768
Sigal

DOSSIER/ Fet ish -kandidati i Byrosë Politike Llambi  Gegprifti

Me porosi të Enverit,Mehmeti bëri një autokritikë, të cilën udhëheqësi e konsideroi jo të thellë e të plotë, prandaj ia ktheu, duke i thënë Mehmetit të bënte një autokritikë tjetër. Këtë autokritikë e lexuam të gjithë ne, anëtarët e Byrosë Politike dhe u porositëm që të përgatiteshim për të diskutuar në një mbledhje, e cila u zhvillua më vonë.

Si gjithë të tjerët, edhe unë e lexova autokritikën e Mehmetit, i cili, në thelb, pranonte gabimin që kishte fejesa e djalit të tij, Skënderit, me vajzën e Qazim Turdiut. Ishte i njohur fakti që Qazimi kishte lidhje gjaku me Arshi Pipën, i cili “fliste keq për Partinë dhe Enverin dhe në përgjithësi për socializmin”. Ai ishte konsideruar si armik i egër i vendit tonë. Nisur nga ky fakt, ne të gjithë, bashkë me ata edhe unë, e dënuam Mehmetin për këtë gabim. Pse e kishte bërë ai këtë gabim? Për diçka të tillë Partia merrte masa deri në përjashtimin nga Partia për një komunist të thjeshtë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf