Lista e kadetëve të parë që erdhën nga Lufta më 28 mars 1945 në shkollën “Skënderbej”

1749
Përgatiti faqet:
Ëngjëll Musai, Drejtor i gazetës “Telegraf”
Doli nga shtypi volumi i tretë i librit “Skënderbegasit ndër vite….” i autorëve Kujtim Boriçi e Maksim Fejzulla. Promovimi në kuadër të “Vitit të Skënderbeut” dhe 28 marsit, 73-vjetorit të hapjes së shkollës “Skënderbej”
(Vijon nga numri i kaluar)
Mbështetur në dokumentet e kohës, në ceremoninë e hapjes së shkollës së kadetëve (që më vonë mori emrin shkolla “Skënderbej”), më 28 mars të vitit 1945, kanë qenë rreth 200 partizanë të rinj që erdhën në bankat e këtij institucioni nga fronti i luftës për liri, me qëllim të bëheshin kuadro ushtarakë për të drejtuar ushtrinë shqiptare në vazhdim. Por ashtu si për shumë dokumente të tjera të kësaj kohe të ruajtura në arkivat tona zyrtare, për shkaqe të ndryshme, nuk kanë qenë të plota, mund të mos jenë përpiluar të plota apo dhe janë dëmtuar në vitet e dekadat që pasuan. Kështu ka ndodhur edhe për një sërë dokumentesh të Shkollës së Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej”. Në Arkivin Qendror të Ushtrisë, nuk gjen një dokument të plotë me listën emërore të skënderbegasve e të komanduesve që kanë qenë në ceremonialin e hapjes së kësaj shkolle më 28 mars të vitit 1945. Në volumin e dytë të librit “Skënderbegasit ndër vite….”, sollëm listën zyrtare të kadetëve të parë e komanduesve të kësaj shkolle, listë që ndodhet në Arkivin Qendror të Ushtrisë. Por sigurisht, ajo ishte e cunguar. Gjatë një viti në vazhdim, duke u konsultuar me dokumente të tjera zyrtare të këtij arkivi që i përkasin kësaj periudhe (urdhra lëvizjesh, ardhjesh nga njësitë partizane, dërgimesh në spitale apo largime nga kjo shkollë për arsye të tjera) si dhe kontaktet me bashkë-skënderbegas të 28 marsit 1945, ne e pasuruam këtë listë që jepet në vazhdim për lexuesit, pa pretenduar sigurisht, që ajo të jetë e kompletuar.
Lista e skënderbegasve të 28 marsit 1995
1-Fatosh Voshtina
2-Rasim Imami
3-Tahir Hoxha
4-Elmaz Hasanmataj
5-Luto Musai
6-Qemal Mertiri
7-Pelivan Koçiu
8-Memo Alushi
9-Xhemal Imeri
10-Esat Nguci
11-Halim Alihasani
12-Elham Zahaj
13-Rait Likaj
14-Zeko Dyrmishi
15-Qemal Abazi
16-Bilal Shakaj
17-Namik Abazi
18-Nesim Gjoni
19-Nedin Gjoni
20-Sulo Salija
21-Irfan Lamaj
22-Mitat Baraj
23-Hasan Baraj
24-Goxho Kondi
25-Gani Gjindeda
26-Shuko Leli
27-Pavllo Dede
28-Kosta Dede
29-Xhemil Rama
30-Servet Tusha
31-Abaz Duma
32-Bajram Hitaj
33-Kapo Buxheli
34-Refik Jazo
35-Stavri Milo
36-Baki Demiri
37-Shyqyri Gjoleka
38-Flamur Gegani
39-Seit Gaba
40-Seit gaba
39-Aqif Gozhita
37-Stavri Mile
39-Seit Gaba
40-Yzeir Dervishi
41-Izeir Dervishi
42-Shpëtim Karaulli
43-Refat Kasimati
44-Ferik Lapaj
45-Zenel Koshaj
46-Hazbi Çela
47-Pëllumb Seferi
48-Imer Bajko
49-Qerim Biçaku
50-Foto Gogo
51-Ismail Godo
52-Dule Merso
53-Foto Lako
54-Baftjar Dizdari
55-Bektash Guma
56-Ali Guma
57-Reshat Avdija
58-Flamur Micko
59-Dule Hoxha
60-Hidajet Koka
61-Tefik Meço
62-Skënder Kasemi
63-Qamil Çaçi
64-Çerçiz Kalivaçi
65-Viktor Konomi
66-Hektor Lake
67-Suat Badra
68-Mihal Biba
69-Agron Starova
70-Milto Vako
71-Gafer Shyti (Gania)
72-Myfit Guxholli
73-Bektash Tare
74-Vangjo Sopi
75-Sotir Tiko
76-Llazi Dimo
77-Pirro Tashi
78-Petrit Mazreku
79-Ramiz Tafani
80-Hasan leka
81-Bardhyl Cinxo
82-Niko Gjeçi
83-Ramadan Ruçi
84-Halim Seiti
85-Xhelo Bendo
86-Thoma Mandra
87-Asllan Kapaj
88-Fejzi Pollozi
89-Petrit Malindi
90-Dhimo Dhaskali
91-Ylber Sevrani
92-Gani Zhyti
93-Estref Musabelliu
94-Izet Zaçe
95-Pasho Ruçi
96-Andrea Kuli
7-Niko Zaka
98-Vasil Daka
99-Shefqet Sela
100-Xhevat Alibali
101-Zhivko Vreto
102-Skënder Selimi
103-Gëzim Shyri
104-Xhelal Veseli
105-Zija Beqiri
106-Luçi Stefa
107-Haxhi Selita
108-Ahmet Allamuça
109-Guri Shyti
110-Jani Lufi
111-Baftjar Çobani
112-Mersin Minxha
113-Vangjel Kote
114-Muko Goshllari
115-Abedin Dishnica
116-Dhimitër Lahe
117-Xhezair Visha
118-Alush Abdihoxha
119-Fatos Ksero
120-Xhemil Didi
121-Luan Greva
122-Shuko Minga
123-Latif Moglica
124-Nazif Nura
125-Ahmet Neziri
126-Endri Hysi
127-Kapllan Luka
128-Lazer Stafa
129-Katerina Prifti
130-Xhevrije Golemi
131-Valentina Murzaku
Kuadrot e parë ushtarak në hapjen e shkollës “Skënderbej”
1-Dule Pashaj, komandant shkolle
2-Vangjel Doga, komandant shkolle (e zëvendësoi)
3-Halim Xhelo, komandant shkolle (e zëvendësoi)
4-Bedri Gjergji, komisar i shkollës
5-Miço Kola, komandant i batalionit të dytë
6-Xhevahir Rrëmbeci, komisar
7-Bajram Tresova, komandant i batalionit të parë
8-Mantho Bala, komisar batalioni
9-Destan Hamiti, komandant kompanie
10-Ymer Tola, komandant kompanie
11-Kadri Mullai, komandant toge
12-Mustafa Ibrahimi, komandant toge
13-Isuf Boba, komandant toge
14-Asllan Kapllani, komandant toge
15-Filip Stefani, komandant toge
16-Hakim Zeka, komandant toge
17-Jani Fisheku, komisar kompanie
18-Ali Rexha, komisar kompanie
19-Fadil……. Komandant kompanie
20-Nasho Beqari, komandant toge
21-Dashamir Ohri, komandant toge
22-Stiliano Sallabanda, komandant toge
23-Misto Trebicka, komandant toge
24-Minilla Dimoshi, komisar kompanie
25-Halit Lanasi, oficer komandues
26-Tasim Spahiu, komandant toge
27-Rexhep Rama, iunstruktor fizkulture
28-Shuaip Shazo, komandant kompanie.
Kontingjentet e shkollës “Skënderbej”
që studiuan në shkollat e mesme të Tiranës

Ibrahim Brati
Ibrahim Brati ka lindur më 9 gusht të vitit 1947 në Radhimë të Vlorës. Shkollën 7-vjeçare e ka kryer në Tragjas. Në vitin 1961 mbaroi shkollën 7-vjeçare në vendlindje. Në shtator të vitit 1961 nis studimet në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej”, përkatësisht në shkollën e mesme të kulturës në Tiranë, si kontingjent i Ministrisë së Mbrojtjes. Në vitet 1966-1968, kreu vitin e praktikës në rolin e ushtarit. Në vitet 1967-1969 kryen shkollën e Bashkuar të Oficerëve, specialiteti këmbësori. Në vitet 1969-1972 kryen detyrën e sekretarit të propogandës në Shkollëne Bashkuar të Oficerëve, njëkohësisht dhe atë të komandantit të kompanisë. Në vitet 1973-1977 kreu studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega e kulturës (regjisurë). Ka punuar në Trupën Artistike të Ushtrisë në Tiranë si dhe në sektorin e kulturës në Gjirokastër, Përmet, Korçë etj. Nxirret në rezervë në vitin 1993. Rikthehet në ushtri përsëri në vitin 1996. Në vitin 2001, për të dytën herë, del në rezervë. Në vitin 2011 del në pension.
*** 
Kur njeriu merr penën për të shkruar diçka, merr mbi vete edhe përgjegjësinë morale-qytetare, peshën e së cilës mund ta ketë ndjerë gjatë gjithë jetës. Kjo përgjegjësi, natyrshëm, shumë shpejt kthehet në obligim, ndaj jetës, punës e përkushtimit të brezave të kaluar ndaj çështjes së madhe të popullit e mbrojtjes së atdheut. Këtë gjë, po mundohem sadopak ta bëj edhe unë…. Kujtesën historike të shkruar mbi bazën e të vërtetës së ndodhur ja dedikoj: shokëve, bashkëmoshatarëve të mijë, atyre, që veshën uniformën e hijshme të skënderbegasit që fëmijë, të ndërgjegjshëm e të devotshëm, që u edukuan me frymën ushtarake, u arsimuan në shkollat më të mira profesionale të vendit si specialistë të fushave të ndryshme. Popullit e familjeve tona që investuan e sakrifikuan tej mase e na mbajtën në këmbë…

Në kujtim të atyre që humbën jetën apo u dëmtuan rëndë në krye të detyrës, në moshë të re, pa arritur të gëzonin familjet e fëmijët e tyre. Atyre që sot pas 50 e ca vitesh gëzojnë shëndet e një pension minimal si ushtarakë. Nder e respekt për ish-komandantët, komisarët, që me dashurinë e përkushtimin e tyre na edukuan, mobilizuan e frymëzuan për kulturë, dije e plotësimin e detyrave ushtarake. Kujtesa e respekti më i veçantë për ish trupat mësimdhënëse të shkollave civile që na pajisën me kulturë e dije. Të gjithëve që na përgatitën e na bënë të meritojmë plotësisht emrin “Oficerë të denjë të ushtrisë shqiptare!

*** 
Kompania e skënderbegasve që studionin në shkollat e mesme të Tiranës
Pas viteve ’60 të shekullit të kaluar, organet më të larta të udhëheqjes politike e drejtuese të vendit, pas acarimit e prishjes së marrëdhënieve me ish-Bashkimi Sovjetik, vendosën të reformonin në masë edhe jetën e aktivitetin e ushtrisë shqiptare, si e vetmja forcë e armatosur që do të siguronte ruajtjen e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë. Ideja e mbrojtjes së atdheut me forcat tona, u bë filozofia sunduese e kohës. Rritja e fuqizimi i aftësive mbrojtëse të vendit në situatat e krijuara, kërkonte jo vetëm fuqizimin, modernizimin e pajisjen e efektivave të ushtrisë me armatim e pajisje moderne luftarake, por edhe shërbime teknike tepër të kualifikuara, për ti mbajtur ato plotësisht në gatishmëri luftarake. Por jo vetëm kaq. Jeta dhe aktiviteti i ushtrisë, ishin shumë komplekse. Krahas stërvitjes gjithëvjetore lindën nevoja emergjente si ato të ruajtjes e administrimit të vlerave materiale-teknike e financiare, furnizimit të njësive e reparteve, ruajtjes, kontrollit e kujdesit shëndetësor të jetës së efektivave, argëtimit e edukimit ushtarak e qytetar të tyre etj. Personeli inxhiniero-teknik i përgatitur kryesisht jashtë vendit ishte i pamjaftueshëm për të përballuar detyrat e ushtrisë që po rritej në sasi, modernizohej e pajisej vit pas viti me teknikë e armatim të ri sipas kërkesave e mundësive të kohës. Për këtë qëllim, Këshilli i Ministrave e Ministria e Mbrojtjes Popullore vendosën pas viteve ’60 përgatitjen e kondigjenteve të reja nga efektivi i shkollës ushtarake “Skënderbej” dhe kualifikimin e tyre profesional në shkollat civile. Motua e kohës ishte: “Jeta është një shkollë e madhe, ushtria është një pjesë e kësaj shkolle, pjesë e jetës!”. Fillimet ishin të menjëhershme nga digasteri i Ministrisë së Mbrojtjes për planifikimin dhe organizimin e kësaj pune të vështirë por tepër të omosdoshme. 

Në vitin 1962, çdo gjë e programuar për këtë qëllim ishte gati. U bë përzgjedhja e një kontigjenti skënderbegasish, u përcaktuan shkollat e mesme profesionale ku do të përgatiteshin si: Politeknikumi “11 Nëntori”, politeknik; Politeknikumi “8 Nëntori”, ndërtim; Teknikumi i Mjekësisë; Liceu Artistik “Jordan Misja” (Shkolla e Kulturës). Viti mësimor 1962 e gjeti kontigjentin e caktuar në aktivitet të plotë. Për drejtimin, kontrollin dhe kujdesin, fjetjen, ushqimin e veshmbathjen, rregullin e disiplinën e tyre u krijuan:

Komanda ushtarake
-Komandant kompanie-Thimi Gjoka, kapiten i parë
-Komisar kompanie-Koli Deneku, kapiten i parë
-Muharrem Shpendi, kapiten i dytë.
-Adem Rama, toger
-Myslim Dhembi, toger
-Dhanil Reveli, toger
-Ylli Themeli, toger
-Hasan Gjata, kapiten i parë
-Trimo Idrizi, kapiten i parë
-Nazar Askushi, kujdestar-magazinier, etj….
Një shtatori i vitit 1962 ishte një ngjarje dhe ditë e shënuar për historinë e Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”. Dhjetëra djem të rinj, të veshur me atë uniformën e bukur që shkëlqente mbi trupin tonë, u derdhën vrullshëm në shkollat e mesme të kryeqytetit. Një ngjarje e bujshme në popull, por dhe në trupat mësimdhënëse tonat. Kudo dëgjonim shprehje :”Erdhën gjeneralët e vegjël!”. Për ne u interesuan direkt Ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral leitnant Petrit Dume dhe kuadrot më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Toga radio-teknike (Politeknikumi “7 Nëntori”)
Efektivi i kësaj toge përgatiste kryesisht teknikë të mesëm si mekanikë, radioteknikë të teknikës e aparaturave të njësive e reparteve ushtarake, armëve moderne të ardhura nga jashtë vendit. Roli dhe misioni i këtij kontigjenti ishte përcaktues në mbajtjen e sigurimin në gatishmëri të plotë të mjeteve teknike të telekomunikimit. Toga e radios përbëhej nga këta skënderbegas: Agim Xhemali, Spartak Boshnjaku, Lavdosh Qejvani, Bujar Koçaxhiku, Luan Xhebro, Xhavit Cuku, Pëllumb Hasani, Kol Zefi, Arsen Dhima, Robert Çollaku, Agim Doçe, Ylli Agolli, Gjergji Zhamo, Refat Malasi, Foto Duka, Fatmir Kostreci, Hekuran Sina, Qamil Xhakolli, Vladimir Dode, Gëzim Malushi, Paqsor Hajdini, Hysen Labinoti, Gëzim Jashari, Dule Dervishi, Agim Koçibelli.

Toga mekanike përbëhej nga:
Nazmi Nami, Festim Murati, Islam Kurti, Ylli Muço, Foto Argjiri, Shyqyri Tabaku, Bashkim Sula, Sabri Çelmeta, Sehit Shabani, Gëzim Dyrmishi, Myfit Azemi, Raimond Çobani, Mëhill Marku, Kujtim Ibrahimi, Vladimir Laluci, Isuf Sulejmani, Vangjel Gjomema.
Për metalurgji ishin: Viron Konomi, Alush Shkurti, Qemal Lame.
Në Teknikumin e Ndërtimit “8 Nëntori” (Qyteti i Nxënësve)
Në këtë shkollë kryesisht përgatiteshin teknik të mesëm ndërtimi. Roli i tyre ka qenë mjaft efikas në ndërtimin e objekteve të strehimit, tëq aerodromeve e bazave ushtarake detare, ofiçinave, uzinave, depove të magazinimit të teknikës e armatimit luftarak, tuneleve e strehimeve mbrojtëse, rrugëve të lëvizjes së teknikës në terrene të vështira e tepër të vështira, të godinave për strehimin e familjeve të ushtarakëve etj. Ndër skënderbegasit e këtij kontigjenti kanë qenë:
a-Dega ndërtim: Bashkim Mata, Haki Selmani, Tërpo Tanaj, Muhamet Lushi, Kapo Resuli, Muharrem Resuli, Pushkin Ahmataj, Lavdosh Dano, Asllan Xharri, Aleks Gjoka.
b-Dega Rruga-Ura: Sokrat Vila, Jakup Tafa, Niko Gjergji, Mevlan Beqo, Kristaq Papa, Thoma Vaso, Selami Saraçi, Ibrahim Maçi, Avni……., Janaq Llupo, Pjetër Fufi, Hasan Pashaj.

Teknikumi Ekonomik “Nako Spiro”, (Qyteti i Nxënësve)
Në këtë shkollë, kontigjenti skënderbegas përgatitej në rolin e ekonomistëve e financierëve të mesëm, për të administruar vlerat financiare e monetare në njësi e reparte, kontrollonte shpenzimet për plotësimin e nevojave ekonomike e planifikimin e tyre; gjithnjë e në rritje të efektivave e personelit ushtarak, punonjësve civil dhe programimin e nevojave e harxhimin e fondeve të dhëna për këtë qëllim. Ky kontigjent, fillimisht përbëhej nga skënderbegasit: Kujtim Çako, Hektor Toska, Kujtim Veizi, Epaminonda Çela, Gëzim Laçi, Bardhyl Keno, Vladimir Veisiu, Vasil Peçi, Jonuz Toska, Naim Limaj, Agim Kulla, Hariz Peculi, Abdyl Zani, Qamil Vata, Agim Binaj, Simon Gjipali, Memli Basha, Fatmir Saliu, Xhorxhi Lera, Ivanov Meta, Arqile Çili.

Teknikumi i Mjekësisë së Përgjithshme
Këtu skënderbegasit përgatiteshin për ndihmësmjekë, për tu kujdesur për ruajtjen e shëndetit të efektivave, krijimin e ambienteve higjeno-sanitare e profilaksinë e domosdoshme të ambienteve të banimit e ushqimit të efektivave dhe kontrollin shëndetësor të tyre. Roli dhe misioni i tyre ishte mjaft i dukshëm dhe efikas në parandalimin e epidemive në jetesën kolektive, kontrollin e ushqimit të përditshëm, ruajtjen e shëndetit gjatë stërvitjeve ushtarake deri në pikat më të largëta të lartësive, në kushtet më të vështira të motit, organizimin e furnizimit me medikamente mjekësore e përgatitjen e personelit ndihmës së shpejtë në reparte.

Për nga rëndësia e këtij personeli, u punua shumë dhe u pajisën me mjetet më të nevojshme të përditshme. Me punën e palodhur të tyre u ngritën qendrat shëndetësore në reparte, në garnizonet e mëdhenj minispitalet, u përgatitën kuadrot që mbushën radhët e mjekëve në të gjitha repartet e Qendrës Spitalore të Ushtrisë në Tiranë, pothuaj se në të gjitha specialitetet. Ata, me përkushtimin dhe humanizmin e mjekut u kthyen në ‘miq’ të efektivave dhe familjeve ushtarake. 

Në kontigjentin e parë të skënderbegasve këtu ishin: Agron Merkaj, Kujtim Karafili, Muhamet Kondi, Nurçe Fejziu, Vasillaq Vangjeli, Skënder Ylli, Perlat Çako, Ahmet Gjeçi, Pal Shkreta, Simon Mëhilli, Xhevahir Terpollari, Besnik Bega, Perlat Hado, Xhaferr Qemarimani, Viktor Kotani, Asqeri Xhani, Ilir Prifti, Agim Zdrave, Vidail Thanasi, Luigj Gjoni, Dilaver Lilo, Gjin Dedi, Isuf Zhargu, Argjir Argjiri.

Toga e Kulturës (Shkolla e Kulturës, Qyteti i Nxënësve)
Misioni i këtij arsimimi për kontigjentin e skënderbegasve ishte: Përgatitje e kontigjentit të caktuar si metodist-organizator të punës kulturore-masiv, kryesisht si drejtues të institucioneve kulturore në ushtri, shtëpitë e kulturës së ushtarakëve, etj… Njohuritë që do të merrnin ishin në shumë drejtime, si të fushës së artit e kulturës, si ajo e teatrit e muzikës, kinematografisë, fotografisë, librit etj.. Përgatitje e këtij kontigjenti si specialistë, do të bënte të mundur zgjidhjen e detyrave në këto drejtime:

-Gjallërimin e jetës kulturore të efektivave ushtarake nëpërmjet veprimtarive masive e të larmishme, kryesisht me tematikë nga fusha e stërvitjes dhe e mbrojtjes.
-Edukimin me traditat luftarake të popullit e ushtrisë, me ngjarjet e datat e shënuara, frymëzimin për plotësimin e detyrave.
-Edukimin ushtarako-qytetar.
-Propagandimin, evidentimin e përgjithësimin e përvojës së përparuar e shembullit pozitiv në stërvitje e forcimin e gatishmërisë luftarake.
-Gjallërimin e jetës artistike amatore me erfektivat mbi bazën e evidentimit e aktivizimit të talenteve të reja, e në bashkëpunuim të ngushtë me institucionet kulturore-artistike të terrenit, puna me shtypin ushtarak…
-Ngritjen e funksionimin e bibliotekave dhe puna me librin, puna me fotografinë e filmin kryesisht artistik e me tematikë nga jeta e përditëshme e efektivave.
-Shlodhjen dhe argëtimin e kulturuar të efektivave e familjeve të ushtarakëve etj….

Në vitin 1961 ishin gjashtë skënderbegasit e parë që hapën rrugën e kualifikimeve masive në shkollat e mesme profesionale. Nderi i parë i takon kësaj shkolle. Efektivi i togës së kulturës përbëhej nga këta skënderbegas: Dhimitër Jano, Abdurrahman Dervishi, Dritor Taka, Ferdinand Korruni, Ibrahim Kasapi, Ndërtim Liço, Kozma Gjika, Vladimir Kokoneci, Vladimit Zaçe, Marenglen Muka, Anesti Gjergo, Agron Islami, Ibrahim Brati, Diftir Sula, Vilson Lamaj, Asim Kadëna, Guri Haskaj, Robert Përmeti, Zeqir Mustrafaraj, Anesti Molla.Sistemi i arsimit ishte katërvjeçar. Shumica e këtij kontigjenti përfundoi Institutin e Lartë të Arteve. Përgatitje e këture efektivave në rolin e specialistëve vazhdoi në të njëjtin ritëm deri në vitet ’70, në shkollat civile të kryeqytetit, në bashkëpunim të ngushtë me drejtoritë e shkollave përkatëse.Është për të theksuar se ky kontigjent skënderbegasish, pas përfundimit të çdo viti mësimor, për çdo vit, zakonisht në muajin gusht, merrte pjesë dhe inkuadrohej në shkollën “Skënderbej”, në stërvitjen njëmujore me fushim në Karpen të Kavajës. Aty stërviteshin e merrnin njohuritë fillestare ushtarake, rregullin e disiplinën në ushtri, njohjen e përdorimin e armëve luftarake, edukatën e sjelljes së uniformës. Merrnin pjesë gjithashtu në stërvitjen vetmore e kryenin marshime të kombinuara për përgatitjen fizike të tyre. Në vitin 1971, Ministria e Mbrojtjes, me urdhër të veçantë vendosi shkëputjen e këtyre kontigjenteve nga përgatitje e tyre në shkollat civile dhe përqëndrimine përgatitjes së tyre brenda ambienteve të shkollës “Skënderbej”, duke shtuar në numër efektivin, por duke ngushtuar degët kualifikuese. Përparësi u dha specialitetit elektro-teknik e atij të ndërtimit.Për drejtimin dhe organizimin e këtij efektivi skënderbegasish u miratua një strukturë organike e veçantë e cila u quajt “Shkolla e Mesme Teknike Skënderbej”. Ajo kishte një efektiv prej 550 skënderbegasish, me drejtues ushtarakë (oficerë e nënoficerë) dhe personel mësimdhënës civil. Komandant shkolle ishte Avni Hakani; komisar, Petro Bicolli; shef shtabi Pëllumb Caci; drejtor për anën tekike, Tole Kekezi. Kompania e radios kishte një efektiv 220 nxënës ku komandant kompanie ishte Shkëlqim Jaupaj, komisar Shyqyri Loja dhe kujdestar-magazinier Baçe Braka. Kompania elektro-mekanike kishte gjithsej 200 nxënës e komandant kishin Qemal Nikollën dhe komisar Ilirjan Hysenin. Kompania e ndërtimit kishte 120 nxënës, ku komandant ishte Vali Lloi (më pas Fuat Çeliku), komisar Fatmir Shelle dhe kujdestar-magazinier Hamdi Llakajn. Sistemi i arsimit tekniko-praktik ishte katërvjeçar. Për aftësimin praktik të kontigjentit u ngritën kabinetet përkatës me të gjitha pajisjet e domosdoshme duke shoqëruar me praktikën e punës në repartet e garnizonit ushtarak të Tiranës. Përgatitje e specialiteteve në këtë shkollë vazhdoi deri në vitin 1978, kohë ku roli dhe misioni i shkollës “Skënderbej” erdhi duke u shuar, deri në mbylljen përfundimtare të saj në vitin 1992.

Si konkluzion:
Armata e madhe e ish-skënderbegasve, pas përfundimit të shkollave të mesme profesionale u angazhuan totalisht në jetën aktive të ushtrisë. Shumë prej tyre mbaruan (kryen) nivelet më të larta të arsimit universitar shtetëror, kryen specializime profesionale tepër të nevojshme në jetën ushtarake, kryen kurse gjashtëmujore e dyvjeçarë për të fituar titullin e oficerit. Edhe pse në pamje të jashtme dukeshin njëlloj për nga uniforma ushtarake, prapa saj qëndronin mjekë kardiologë, okulistë, kirurgë, dermatologë, anestezistë, stomatologë, inxhinierë të të gjitha fushave, planovikë e financierë, historianë e gjeografë, juristë e gazetarë, mësues, shkrimtarë e poetë, aktorë, regjisorë, piktorë, skulptorë, dirigjentë, këngëtarë, matematicienë, kimistë etj. Ushtria ishte krahu i armatosur i popullit. Kontigjenti i madh i specialistëve ishin organet vitalë të saj, që i dhanë jetë e frymëmarrje të shëndetshme në çdo hap e detyrë të vështirë, të plotësimit të misionit të shenjtë të mbrojtjes së atdheut.
Sigal