Liria e Kosovës është e vështirë të shkruhet me fjalë

1253
Gjendja e luftës

Aleanca ushtarake perëndimore filloi Operacionin me Forcat Aleate në rreth orës 19. 00 GMT të Mërkurën – duke thënë se qëllimi i tij ishte për të penguar presidentin Millosheviç nga sulmet e mëtejshme ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës. Fushata është projektuar fillimisht për të shkatërruar mbrojtjen ajrore serbe dhe objektivat ushtarake me vlerë të lartë.Mediat Serbe dhe lokale thonë se disa vende janë goditur; si rezervat e karburantit, duke përfshirë edhe një aeroport ushtarak në Batajnicë dhe një fabrikë e avionëve në Pançevo, sirenat lajmërojnë për sulm ajror që dukej në Beograd. Ushtria jugosllave tha, se 40 objektiva u goditën në tre orë, duke përfshirë pesë aeroporte, pesë kazerma, të komunikimit dhe pozicionet komanduese Kombëtare, fotot televizive të transmetuara nga ndërtesat që digjen në të gjithë vendin e tregojnë këtë. Ajo shton se janë raportuar viktima në spital.Presidenti Rus Boris Jelcin ka paralajmëruar se me SHBA do të mbahet llogari për sulmet ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë. “Agresioni i NATO-s kundër Jugosllavisë është një gabim i madh nga diplomacia Amerikane dhe Clinton, dhe në fund do të mbahet llogari për këtë,” tha zoti Jelcin në një deklaratë të raportuar në agjencinë e lajmeve Interfax.Në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Rusia dhe Kina i kanë gjykuar si të gabuara veprimet e NATO-s, duke e përshkruar atë si një shkelje të ligjit ndërkombëtar. Presidenti Amerikan tha, se nuk mund te lejojmë një zbavitje të përgjakshme të serbëve ndaj popullsisë civile shqiptare të Kosovës…veprimet e projektuara e të realizuara nga serbët kanë për qëllim mbjelljen e frikës dhe terrorit në Kosovë.Fushata bombarduese e NATO-s zgjati nga 24 marsi deri në 11 Qershor 1999, duke përfshirë mbi 1,000 avionë që vepronin kryesisht nga bazat në Aviano në Itali dhe në aeroplan-mbajtëset e stacionuara në Adriatik. Raketat Kruiz e Tomahok u përdorën gjerësisht, të lëshuara nga avionët, anijet dhe nëndetëset. Me përjashtim të Greqisë, e cila nuk pranoi që trupat e NATO-s të shfrytëzonin edhe vendin e saj për operacionin kundër Jugosllavisë, të gjithë anëtarët e NATO-s u përfshinë në të. Në mbi dhjetë javët e konfliktit, avionët e NATO-s fluturuan mbi 38,000 misione luftimi. Për Forcat Ajrore Gjermane ishte hera e parë që kishin marrë pjesë në një konflikt që prej Luftës së Dytë Botërore pas Luftës së Bosnjës. Trupat e PU me në krye oficerin Elmaz Sulaj ishin disllokuar për aktivitetin Kukës-Has-Tropojë ku ishte edhe synimi kryesor i goditjes nga ana e strukturave militare të Serbisë, i nxitur nga fakti se përmes kësaj vije kufitare bëhej furnizimi logjistik i formacioneve luftarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po kështu dhe ndërrimi i grupeve të luftimit dhe transporti i të plagosurve. PU mbështeti UÇK-në në veri duke ndenjur pranë tyre. Këto fakte i raportuan dhe mediat Jugosllave, se grupime të rebelëve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me mushka transportojnë armatime dhe municione, ata marshojnë drejt Kosovës nga Shqipëria e Veriut … në këto operacione ishte në mbështetje polici ushtarak A. Shala. Operacionin e tërheqjes së të plagosurve në pikën kufitare të Padeshit, për shkak të mjeteve të blinduara që dispononte PU e realizoi me sukses, në vend që këtë detyrë ta realizonin trupat ushtarake. Sulmohen trupa të NATO-s në vend-dislokimet e tyre që ishin janë atje për të mbrojtur Maqedoninë. Ndërsa Policia ushtarake mori masat e saj që kjo mos të ndodhte me trupat e NATO-s të dislokuara ne Shqipëri në mbështetje të operacioneve kundra Serbisë, PU ishte një strukturë e besueshme dhe e mirë organizuar, ndaj iu besuan asaj shumë detyra të rëndësishme…. Në Tiranë u ngritën kampingje për të dëbuarit nga trojet shqiptare, të marra nën siguri nga PU, ndërsa kishte raste që vidheshin edhe ndihmat që ishin vënë në dispozicion për to, ky ishte opinioni i PU në atë kohë, të cilën sa isha në krye të saj qëndroi me vitalitet. Të vjedhësh ndihmat e tyre ishte më tej se poshtërsia, ndaj të gjitha ato u morën nën mbrojtje nga Policia Ushtarake me shërbimet e saj të policisë kriminale, etj si tek pishinat tek Liqeni artificial, tek Pallati i sportit, Shkolla e Hanidikapatëve, Fabrika e Porcelanit, Uzina Dinamo. Kështu numri i përgjithshëm i të strehuarve në kampingje sipas shifrave zyrtare, ishte 8400 veta, ndërsa dhjetë- fishi i tyre ishte marrë nëpër shtëpia nga familjet tiranase. Kështu tek pishinat, tek liqeni artificial, janë strehuar 4700 veta. Këta banorë shpërndaheshin nga administrata shtetërore dhe Bashkia . Ushtarakët e PU kujdeseshin, jo vetëm për sigurinë fizike, por për çdo gjë, në ndihmë të strehuarve aty, për të sëmurët, për kompletimin me rroba fjetjeje, furnizimin me ujë e ushqim, për parandalimin e një veprimtarie terroriste e keqbërëse në helmimin e ujit, ushqimit etj, dhe gjithçka u bëhej prezent strukturave përgjegjëse të Bashkisë, UNCR, Kryqit të Kuq etj, duke ndjekur deri në përmbushjen e të gjithë kërkesave të Kosovarëve në këtë kamping. Pas valës së refugjatëve, gjashtëmbëdhjetë ngarkesat e para të sjella ndihmë humanitare me aeroplan kanë mbërritur në kryeqytetin shqiptar në Rinas – Tiranë, të gjitha këto u morën nën siguri e ruajtje nga PU për t’u shpërndarë qarqeve ku ishin shpërndarë kosovarët. Gjatë përmbushjes së detyrës morëm kontakt me qindra të dëbuar nga trojet e tyre amtare. Gjithsecili prej vëllezërve e motrave kosovarë krahas falënderimeve për pritjen vëllazërore dhe shërbimin ndaj tyre nga Tirana, gjatë bisedës me to, në lumë lotësh sillnin dhe diçka nga ajo fatkeqësi aq e përbindshme që kishin përjetuar dhe që po vazhdonte të ndodhte në Kosovën tonë në këtë fund shekulli, akoma disa prej tyre kishin në fytyrë shenjat dhe në trupin e tyre njollat nga rrahjet e keqtrajtimet. Qytetarë nga vise të ndryshme, tregonin se kanë lënë pas të vrarë e të masakruar të arrestuar e që s’u dihej adresa, se si ato kanë qëndruar me ditë në male e se në ç’vështirësi kishin qenë, kur fëmijët e tyre u kërkonin bukë e ujë dhe ata s’kishin se ç’t’u jepnin, tregonin për rrahjet e burrave në sy grave e të fëmijëve, për pushkatime deri në therje, për djegie të shtëpive me gjithçka kishin brenda në shtëpi, tregonin e çfarë nuk tregonin… Mirënjohje të përjetshme pa kufi luftëtarëve të UCK-së, lavdi dëshmorëve të saj. Lufta e UÇK-së nuk ishte vetëm një luftë që e ka çliruar Kosovën, por ishte një luftë që i ka çliruar të gjithë shqiptarët kudo që janë nga psikologjia e robërisë. Për çlirimin e Kosovës, rrodhi si lumë heroizmi i popullit kosovar dhe i popullit tonë, i cili buronte nga zemra e tij, nga dashuria e madhe për atdheun dhe nga urrejtja ndaj pushtuesit serbo-malazez. Luftëtarët e lirisë të rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kur kapën armët, nuk menduan siç menduan shumë të tjerë që edhe pas thirrjeve të vazhdueshme për t’i shtuar radhët e UÇK-së nuk iu bashkuan luftës për liri, ata nuk menduan kurrë për vdekjen, dashuria për Kosovën e shumë vuajtur i shtyu ata që të marrin vendim e të luftojnë për trojet e veta edhe nëse lirinë nuk do ta gëzonin vetë, do ta gëzonte atdheu. Mijëra vjet u shtruan shqiptarët nëpër kuvendet e betimit për shpëtimin e atdheut, mijëra vjetme plot të vrarë e të nakatosur që u rilindëm duke e ndërtuar murin e shpresës, por vlerën më të lartë kombëtare në dymijëvjeçarin shqiptar e ndërtoi Ushtria Çlirimtare e Kosovës me sakrificën e saj të madhe dhe me luftën e mirëfilltë ndaj një ushtrie okupatore barbare shumë herë më të madhe në numër e me armatim shumë fish më shumë. Se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, luftë e pastër dhe luftë për liri, këtë e vërtetoi më së miri përkrahja e NATO-s dhe gjithë botës demokratike liridashëse. Kosova është vetëm një pjesë e Shqipërisë, e cila barti mbi supe barrën kryesore të historisë së kombit shqiptar. Pra ishte, mbeti dhe do të jetë djepi i shqiptarizmës. Populli shqiptar kaloi nëpër shumë pranvera të përgjakshme për të ardhur deri tek pranvera e vitit 1999, ku sot Kosova është në liri, sot e tutje duhet t’i kujtojmë dëshmorët dhe luftëtarët e UÇK-së dhe të mburremi me krenari për trimëritë dhe heroizmat e tyre. Që nga Ilirët e lashtë deri të Skënderbeu, nga kryengritjet e Arbrit dhe të Kelmendit deri të Lidhja e Prizrenit, nga luftërat Ballkanike deri të pavarësia e Shqipërisë, duke kaluar nëpër Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore e deri të lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Kombi ynë përjetoi luftërat më të përgjakshme në Ballkan dhe Evropë. Luftën e lavdishme të UÇK-së e lindën rrethanat e robërisë së padurueshme. Bartësit e kësaj lufte bënë heroizma të pashoq që edhe armiqtë tanë ua kanë lakmi. Ato heroizma e sollën këtu edhe NATO-n si forcë ushtarake dhe bashkësinë ndërkombëtare me ndërgjegje të kthjelluar. Por Beogradi, Podgorica, Shkupi dhe Athina, përditë rekrutojnë misionarë specialë për prishjen e imazhit të lirisë së Kosovës, përditë injektojnë gjilpëra të helmuara në trupin e martirizuar të Kosovës.Fatkeqësisht të gjitha energjitë shqiptarët i shterojmë duke kundërshtuar njëri tjetrin dhe si me porosi, duke bllokuar çdo hap që shqiptarët atdhetarë përpiqen ta bëjnë në misionin e tyre të shenjtë për ribashkimin e ATDHEUT që është garanci e ekzistencës sonë si komb.Edhe pse sovraniteti i shtetit të Kosovës dhe kufiri e saj janë të garantuar dhe përgjegjësinë e ka marrë NATO-ja përmes KFOR-it, OKB-ja Evropa për mes UNMIK-dhe EULEX-it ky sovranitet dhe ky kufi në vazhdimësi është shkelur dhe po shkelet pa turpshëm dhe pa frikë nga Serbia. Shqiptarët gjithmonë ishin në flakë, dhe përherë flakët i ndalen me gjak, që të këtë sa më pak kosto duhet të ringrihet ushtria dhe të bashkohet Kombi. Lavdi UÇK-së dhe heronjve të saj. 

Ish Komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake
N/Kolonel Skënder Ramadan Hasmeta
Sigal