Liri Belishova partizania e LANÇ që u persekutua nga shokët e llogoreve të Luftës

860
Liri Belishova ka qenë anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe një nga drejtueset kryesore të Partisë Komuniste që nga vitet e para të krijimit të saj. Lindi në Belishovë të krahinës së Mallakastrës në Belishovë, më 14 tetor 1926 në një familje të kamur të zonës, e bija e Kamber Belishovës, përfaqësues i krahinës në Kongresin e Durrësit. Shkollën fillore pesëvjeçare e mbaroi më 1937, në Ballsh. Më 1938 fitoi bursë që të ndiqte studimet në Institutin “Nana Mbretneshë” në kryeqytetin e mbretërisë. Kontaktet me idetë dhe materialet komuniste i pati prej kushëririt të saj, Besimit, student në Normalen e Elbasanit. Belishova u bashkua me Lëvizjen Nacionalçlirimtare të Shqipërisë dhe humbi një sy. Gjatë viteve 1946 dhe 1947 ajo ishte kryetare e Rinisë Popullore. Vdekja e bashkëshortit të saj, Nako Spiru, në vitin 1946, një vetëvrasje e supozuar, çoi në shkarkimin e saj nga roli i saj dhe ajo u dërgua nga Tirana në Berat për të dhënë mësim. Pas rehabilitimit të Nako Spirus, si rezultat i ndarjes Jugosllave-Shqiptare, më 1948, Belishova u rehabilitua gjithashtu dhe u bë anëtare e Politbyrove të Partisë së Punës të Shqipërisë nga viti 1948 deri më 1960. 
Nëntëdhjetë e dy vite më parë, më 14 tetor 1926, në Belishovë, Mallakastër, do të lindte një fëmijë që do të bënte dallim nga të tjerët për zgjuarsinë dhe guximin e saj. Ajo ishte Liri Kamber Belishova. Portreti i saj është ai i një gruaje emblematike, të edukuar, të shkolluar, të përkushtuar dhe të kulturuar në shkallën sipërore. Si e tillë, ajo zë vendin e merituar në panteonin e nderit të kombit shqiptar. Që në fëmijëri, tek Liria spikati zelli dhe vullneti i madh për shkollën, për librat dhe dituritë. Arsimin e mesëm e kreu gjatë periudhës së Luftës Antifashiste në Institutin Femëror “Nana Mbretneshë”, dega normale, ndërsa pas çlirimit, studimet e larta i kreu për shkenca politike-sociale në Moskë, në periudhën 1951-1954. Ka marrë pjesë në Lëvizjen Antifashiste që në demonstratat e rinisë në prill të vitit 1939. Është përjashtuar nga shkolla për aktivitet antifashist më 1941 dhe 1943. Veçanërisht është shquar në punën me të rejat e shkollës “Instituti Nana Mbretëreshë” dhe me të tjera, duke qenë anëtare e një grupi edukativ lidhur me Grupin e Shkodrës dhe pastaj, që me krijimin e PKSH u bë përgjegjëse e aktivit të klasës e anëtare e bërthamës së shkollës. Si bijë e denjë e një familjeje me tradita të shquara atdhetare, u bë një nga veprimtaret më të shquara antifashiste të Shqipërisë.

Një protagoniste me një jetë të jashtëzakonshme
Liri Belishova ishte një nga figurat më simpatike, më të mençura, më fisnike dhe një nga udhëheqëset kryesore të LANÇ-it dhe të pasluftës. Njëri nga bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë të këtyre 23 viteve të fundit, Ajo është padyshim një nga personalitetet e shquara të historisë shqiptare, të viteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, të periudhës së pasluftës dhe viteve të demokracisë e pluralizmit politik në Shqipëri. Në sajë të punës dhe përpjekjeve arriti të bëhet një nga drejtueset e larta të Partisë Komuniste Shqiptare, duke besuar se ajo përfaqësonte interesat e popullit e të atdheut. Por pikërisht kur konstatoi devijimin nga kjo devizë, ajo u përball egërsisht me udhëheqjen e nomenklaturës komuniste, nga e cila edhe u dënua e u trajtua mizorisht. Liri Belishova ka qenë deputete e Kuvendit të Shqipërisë që nga 1947 deri më 1961 në të gjitha legjislaturat. Më pas provoi trajtimin e keq në kampet e internimit, si shumë kundërshtarë të sistemit të asaj kohe. Nuk u ligështua dhe me fillimin e proceseve demokratike u përfshi për të dhënë ndihmesën e saj nëpërmjet Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të LANÇl (OBVL), në interes të atdheut.

Një nga figurat më interesante, përfaqësuese e elitës intelektuale mbarëkombëtare
Liri Belishova i mbështeti fuqimisht proceset demokratike në vendin tonë, pas viteve ‘90. Ndonëse vinte e lodhur nga diktatura e egër, ajo ishte optimiste për ecurinë e proceseve demokratike, për krijimin dhe konsolidimin e shtetit ligjor. E përndjekur, por e pa përkulur nga shtypja e gjatë, në vitin 1994, me gjithë moshën jo të re, do të mbështeste krijimin e Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar, duke u bërë ndër vite anëtarja më aktive e kryesisë së kësaj organizate.

Liri Belishova dhe “ndjesa ndaj të gjithë shqiptarëve” 
Pasi ka përjetuar një nga internimet më të egër dhe ka vuajtur skëterrshëm larg syve shuarjen e jetës së vajzës së saj, pasi më në fund është mplakur e kërrusur, Liri Belishova është ndoshta ndër të paktët që njeh “Institucionin e pendesës” . “Ne i shkaktuam popullit shumë dëme dhe pjesa më e dhimbshme patjetër kanë qenë represionet”. Pyetjes se “megjithatë, ende askush, nuk ka kërkuar një falje publike” Belishova i përgjigjet “Falje duhet t”i kërkojnë popullit të gjithë ata që kanë qenë anëtarë të Partisë e sidomos udhëheqësit e saj. Unë gjej rastin edhe njëherë të kërkoj ndjesë, t’u kërkoj falje, jo vetëm viktimave, por gjithë popullit tim, sepse duke u nisur t’i bënim mirë popullit, i shkaktuam shumë dëme!”
Sigal