lirët a janë populli më i vjetër në ballkan?

8027
Dëshmia e Prof Ibrahim Kelmendi bërë publike në vitin 1950
Gëzim llojdia
Ka qenë viti 1950 kur Prof Ibrahim Kelmendi ka shpalosur idetë e tij, ndërkohë ka hedhur teza të guximshme për prejardhjen e shqiptarëve. Duke shfletuar gazetën Flamuri që botohej ne Romë gjejmë një seri shkrimesh të prof Kelmendit që kanë gjuhën,mendjen dhe vlerësimin e tij për gjenezën e kombit më të hershëm në Europë. Nuk janë thjeshtë citime,por një analizë sintezë me fakte e dokumente që sillen të reja. Në këtë gjurmë 50 vite me vonesë shumë studiues shqiptarë po sjellin atë çka Prof I.Kelmendi dhe të tjerë i kanë bërë të njohura,por që nuk janë njohur brenda kufijve të Shqipërisë për me të vetmin shkak thelbësor,regjimi.
Populli më i vjetër i Ballkanit pa dyshim është populli shqiptar,i cili në kohërat e vjetra prej Adriatikut deri në Danub, tue përfshi edhe Ungarinë Perëndimore shprehet prof Kelmendi..Të parët e tij quheshin ilirë.Këta qenë ndër arianët më të parë që patën ardhë në Europë.Vendi i tyre quhej Iliri.Për Ilirët prof Kelmendi ka bërë të njohur teza të autorëve të antikitetit.Për ardhjen e tyre nuk ekziston ndonjë datë e saktë,çohet deri në shekullin XX përpara Krishti. Prof Kelmendi merr dhe citon Herodotin. Që i quan barbarë dhe thotë se u ngjanin thrakasvet. Të këtij mendimi kanë qenë edhe shkrimtarë të moçëm grekë.
Pamja fizike: Prof Kelmendi reshton këto tipare:Ilirët kishin trup të gjatë,muskulaturë të vogël,inteligjencë të qartë,energjikë dhe luftëtarë shumë të mirë.Flokët dhe sytë e zij.
Paganizmi: Besojshin në shumë perëndi:Medaurus,Binaus,Latra,Seutona etj
Pozita shoqërore dhe politike e gruas:Prof Kelmendi jep një të dhënë të rëndësishme që pak njihet dhe është bere objekt .Gruaja në shoqënin ilirvet gëzonte konsideratë të mirë. Ushtronte edhe pushtet politik dhe në mes të sundimtarëve të Ilirisë gjejmë edhe mbretëresha. Sikurse tek indoevropianët e tjerë edhe këta në altarin e perëndisë sakrifikofshin. Jetonin ma shumë prej gjuetisë.
Raca:Të të njëjtit gjak e gjuhe ishin edhe epirotët. Stabroni thotë se Ilirët,Epirotët dhe Maqedonasi flitnin një gjuhë. Shumë shkrimtarë modernë thonë se kultura greke ndër maqedonasit ka qenë e sipërfaqshme. Pra shprehet Kelmendi,nënshtetasit dhe luftëtarët e Filipit, dhe të Aleksandrit që mbritën në Hindi dhe ndër piramidat,flitshin gjuhën nane të shqipes së sotme.
Fiset ilire: Ilirët kanë qën të ndarë në fise: Ardianët, Laebetët, Liburnët, Autoariatet, Dalmatët, Dradhanët, Venetët si dhe mesapët dhe japuget që banojshin në pjesën e jugut të gadishullit italian. Përveç këtyre kishte edhe fise të tjera. Ky fenomen shpjegohet vetëm me përbamjen dhe natyrën e vendit ku banonin.
Dëshmi e ilirëve në tempullin e Delphit: Prof Kelmendi sjell një të dhënë të Herododtit.Herodoti thote se ata patën mesue edhe tempullin e Delphit. Prezencën e shqiptarëve në rranxe të Akropolit të Athinës(Plaka lagjja ma e vjetër e këtij qyteti) e çojnë në kohna shumë të vjetra dhe mbështesin në një varg të Thuqidhidhit ku ban fjalë për një popullatë barbare me rranjet t’Akropolit ku ende sot ndigjohet një shqipe e gjymtueme.
Bërthama e shtetit ilir: Bërthama më serioze e njei shteti Ilirian qe fisi i Ardianvet.Me autariatet,Labeatet,Liburnet,e fise të tjera,krijuan nji shtet,i cili në shekullin e IV pr Kr,u ba shtet glorioz.. Kryeqyteti i këtij shteti u bë Shkodra. Për tu mbrojtur nga keltët,qysh në fillim të shekullit të IV pr.Kr,rreth bërthamës së përmendun u mbështuallën të gjithë fiset që prej Trieste e deri në Arte dhe kështu u kijua mbretnija ma e madhe e Ilirvet nden Mbretin Bardhyl.Mos ta harrojmë se ka historianë që jetën shtetnore të Ilirvet e çojnë qysh ne shekullin XII,pr.Kr. Më 385 Bardhyli mundi mbretin Amintas të Maqedhonisë,ia pushtoi pjesët perëndimore të shtetit dhe detyroi të paguante haraç .Filipi i II e mundi Bardhylin dhe i pushtoi të gjitha krahinat deri në Ohër tue i aneksue në shtetin e vet. Mbas vdekjes së e Bardhylit,shumë fise u tërhoqën në jetën lokale dhe kështu filloi bjerrja fatale e Ilirvet.
Dardanët: Koncepti që ka dhënë për këtë fis prof I. Kelmendi.”Ndër fiset e Ilirvet,ma i madhi qe fisi i Dardhanevet. Vendi i tyre ishte Kosova e sodme deri në Nish dhe në Jug,në Vardarin e Sipërm deri në afrësinat e Manastirit. Kryeqyteti i Dardhanis ishte Shkupi i cili quhej atehere Skupi(Scupi).Vehej në dukje bukuria e gravet të tyre. Edhe sot ka mbete në Kosovë e në vende të tjera,kur duen të ekzaltojnë bukurinë e ndoji femre thonë:”Qenka si Dardhane”.
Jo rallë e ndien njeriu ketë krahasim në raste të tilla në Greqi,ku sigurisht ka mbete qysh prej kohnavet të lashta.
Luftëtarë: Dardhanet përmenden si luftëtarë të mirë dhe rezistenca e tyre kundër maqedhonasvet e romakvet asht e ndigjueme.
Detarë të zotë: Ilirët kanë qenë të zotet edhe si detar.Tregtia e grekvet në Adriatik pësonte dëme të mëdha nga kusarët etyre.Për të siguruar tregëtinë,grekët e ftuan Romën për ta qetësue Adriatikun nga iliret.
Luftërat me Romen: Në vjetin 228 pr Kr u pa zbarkimi i parë i romakvet në Iliri,që sundohej asi kohe në pjesë të madhe prej mbertëreshës Teuta.Lutfa nuk përfundoi me nji a dy beteja, por zgjati ma shumë se dy shekuj.Më 168 pr.Kr. konsulli romak Lucius Anicus kaloi si rrefe nëpër Iliri dhe pushtoi Shkodrën dhe në kalanë e saj zuni rob mbretin Gencius të cilin bashkë me të shoqen Etlevën dhe dy të bijtë e dërgoi në Romë,për të stolisur kthimin e tij trimfal.Mbas këtij suksesi Ilira u shpall provincë e Romes.Por në realitet lufta nuk pushoi aspak. Ilirët bëjshin vazhdimisht kryengritje.Sa pushonte a shtypej në njanën fishkullonte në tjetrën. Ma e njoftuna është kryengritja e kryesume prej Batos e cila qe përhap në krejt Ilirinë. Kjo lëvizje e mnerrsheme përmendet me emnin :“ Bellum Batonianum(6-8 mb Kr.).Luftërat me iliret ,Romë i kanë kushtue shumë shtrenjtë si në njerëz ashtu edhe në material. As nji popull nuk i ka qëndrue fuqivet të saja aq sa i kanë rezistue Ilirët. Ma vonë kur në Ilir u stabilizua qetësia,ilirët i suallën Romë edhe shërbime të konsiderueshme .Lagjionet më të mira ajo i rekrutonte në Iliri dhe gjeneralët Ilirianë luftuan në Britani,Rhin, dhe në Eufrat.
Nga katundarët Iliriane dualën edhe perandorë si: Claudius, Aurelian,Probus, Dioclecian, Maximian, Konstandini i madh.
Zbulimet arkeologjike dëshmojnë: Për të mujte me formue një ide të qartë mbi qytetnimin e ilirvet nuk janë të bollshme dokumnetat e shkrueme.Por zbulimet arkeologjike në Bosnje.Dalmaci e Kroaci na apin prova binëse për qënien e një qytetërimi të naltë ndër ilirë.Për të kursyer fjalët po përmendim një pjesës nga enciclopedia Britanica”Në Bosnje,banesat e liqenit në Butmir, vorrezat e Jezerinës e të Glosinac si dhe vende të tjera kanë ruajte orendi prej guri dhe prej brini,zbukurime prej bronxi e prej hekuri, armë etj si dhe sende ma të vonshme prej argjendi,teneqeje,qelibari e madje edhe prej qelqi.Të gjitha këto na tregojnë periudhat e ndryshme të qytetërimit primitiv të Iliranvet qysh prej kohevet neolithike e këndej.Sidomos kulturat Hallstatt dhe La Tene paraqiten veçanërisht ma së miri Po të tilla zbulime janë bamun edhe në Dlamaci e në Kroaci- slavoni…
Kristainizmi tek ilirët: Prof I. Kelmendi përmend faktin se ilirët ishin ndër të parët popuj në Evropë që erdhën ne kontakt me Kristanizmin. Në vitin 53 Shën Pavli predikoi Ungjillin ndër ilirët.,ndërsa 4 vjet më vonë nxënësi i tij Titus. Në shekullin e V-VI,Durrësi dhe Nikopoli u bën qendrat më të forta të kristianizmit në Iliri, mbas tyre vinte Shkodra,Tivari. Në kohën e Justinianit Shkupi u bë kryeqyteti moral dhe administrativ i krejt Ilirisë. Studimi i prof Ibrahim Kelmendit përvijohet me principatat dhe me tej për gjenzene tone dhe ardhjet sllave ne Ballkan me periudhat e mëvonshme që zënë vend në historinë e këtij kombi të hershëm sa vet kontinenti ynë.


Sigal