Lili Çerma: Forcat e Aviacionit bëjnë 63 vjet, por drejtohen nga njerëz jo ushtarakë

810
Sigal

Përvjetori i 63-të i Aviacionit/ Flet piloti i njohur shqiptar Lili Çerma: “Pilotët që siguronin lëvizjen e udhëheqjes së lartë të shtetit”

 Piloti i suksesshëm i vendit që fatmirësisht e ndihmoi rastësia t’i shpëtonte një katastrofe ajrore, Lili Çerma, në intervistën e tij për “Telegraf” (në përvjetorin e 63 të Armës së Aviacionit) tregon për herë të parë rrezikimin dhe humbjen e jetëve të pilotëve, katastrofat ajrore, aviatorët që braktisën mjetin, pasojat e tyre dhe atyre që s’u hapej parashuta. Pse nuk e hapën arkivolin e pilotit Sokrat Basha? Pilotët që siguronin lëvizjen e udhëheqjes së lartë të shtetit dhe ulja e avionit të huaj që shkeli hapësirën tonë ajrore.

Çfarë ndjesie ju ngjall afrimi i Ditës së Aviacionit?

-Ka qenë privilegj, përgjegjësi e krenari shërbimi në Forcat Ajrore. Pilotët janë si uji i pakët. Kur kthej vështrimin prapa dhe sjell ndërmend shokët e vrarë, më shkon mendja se fati më ka lënë të gjallë. Emocionet e pilotit janë të lidhura me dyshimin te perfeksioni i teknikës fluturuese i cili nuk ekziston asnjëherë 100%, por si gjithnjë njeriu ishte në dorën e teknikës, paçka se propaganda bëhej në të kundërt. Këtë e dëshmojnë humbjet e jetëve të shokëve.

-Si e komentoni ju si pilot tymnajën e zbritjes së një avioni… në bregdetin e Lushnjës?

Krejt politike. Të dy palët e shfrytëzojnë këtë për kredo të njëanshme. Çdo ulje a ngritje e avionëve në tokën tonë, monitorohet nga të huajt, të cilët janë perfekt dhe s’lejojnë t’ua kalosh ujin nën rrogoz.

nga Kozma GJINI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf