“Labëria” nderon Dud Gumeniciotin, Xhule Çirakun, Llukë Gjideden dhe Viktor Simonin

800
Sot në Vlorë, Shoqata Kulturore Atdhetare “ Labëria” në pallatin e kulturës “Labëria” Skelë, organizon një aktivitet solemn që të formalizojë me motivacionet përkatëse katër figura labe dhe jo labe, propozime të degës së Vlorës.
Me vlerësimin “ Personalitet i shquar i Labërisë” do të nderohen Dud Gumenicioti, Xhule Çiraku ( të dy pas vdekjes ) dhe doktori i shkencave mjekësore Llukë Gjidede si dhe me “ Mirënjohje e Labërisë” skulptorin Viktor Simoni.
Ka vite që në fokusin e punës së shoqatës “ Labëria” , në të gjitha degët por edhe në Forumin e shoqatës, vlerësimi i figurave të ndryshme nga fshatra e zona të ndryshme por edhe në kohë të ndryshme, ka vëmëndje të posaçme dhe që është kthyer në një prej aktiviteteve dalluese të kësaj shoqate mes simotrave të tjera.
Mesazhet që përcillen përtej e përmes këtyre vlerësimeve janë sa atdhetare e patriotike po aq edhe bashkëkohore për më shumë dashuri, solidaritet e unitet jo vetëm rreth një krahine e historisë së saj por mbi të gjitha në shërbim të një çështje më të madhe siç është ajo kombëtare. Të gjitha aktivitetet e kësaj shoqate në fokus kanë patriotizmin, atdhedashurinë, dhe respektin ndaj figurave të shquara historike. Çajupi ka shkruar ekzaksisht kështu:”“Labëri sa i dua,/Pyjet e kodrat e tua,/Ato gryka , ato male,/Ku dhe zogu shkon ngadalë,Shkëmbinj dhe shpella si thikë,Që t’i shikosh të vjen frikë,/Anës lumit, ndënë hije,/Ç’faqetë një rrugë dhie,/Rrugë e ngushtë nëpër gjëmba,/Mjerë kujt t’i shkasë këmba!”(Çajupi “Baba Musa Lakuriq” 1887 Egjipt). Sami Frashëri:”Lebërit janë improvizatorë të rrallë”. S. Frashëri, ka thënë: se Labëria nuk përbën vetëm Progonin e Përmetin, Labëria shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, nga lumi Vjosa në lindje e verilindje, deri në bregdet të jonit e Adriatikut, në Perëndim, ndërsa në jug kufizohet me lumin Pavëll. Labëria është krahinë e madhe etnografike në Shqipërinë Jugperëndimore. Emërtimi i krahinës lidhet me emrin e hershëm etnik të shqiptarëve, “arbër”, Arbëri, Labëri, sipas ndryshimit fonetik. Labëria shtrihet brenda tri urave, Urës së Drashovicës, afër Vlorës, Urës së Kalasës, afër Delvinës dhe Urës së Vjosës afër Tepelenës. Si kufi verior i saj merret krahu i djathtë i lumit Vjosë, ndërsa kufi jug-perëndimor merret Deti Jon. Historikisht ajo është treva e fisit të Kaonëve të periudhës ilire, ndërsa në mesjetë është vendbanim i tri fiseve arbëreshe, Grisejeve, (Lumi i Vlorës).
Një nga figurat që o respektohet sot në këtë takim është dhe Xhule Çiraku. Ja si shkruan veterani dhe shkrimtari Sevo Tarifa për Xhule Çirakun:
Xhule Çiraku zëvendëson 
Haki Toskën në Brigadën e VI Sulmuese
“Nga këtu Haki Toska largohet në detyrë tjetër dhe u zëvendësua nga Xhule Çiraku.
Drejt Podgoricës. Këtu kishte 40.000 gjermanë, që do të tërhiqeshin drejt Gjermanisë. Në këtë rajon zhvillohen luftime. Brigadës së VI iu caktua detyra në drejtim të kalasë së Medunit dhe Kosor-Bioçës. Batalioni i dytë me sulm e detyroi armikun të mbrohej në fshatrat Ratovica e Luhare. 
Beteja në Bioçe. 3 dhjetor, 0ra 3:30. Luftimet në këtë zonë zgjatën tri ditë. Errësirë. Mjegull e dendur. Dimër i acartë. Bora kishte mbuluar vendin. Gjermanët ndodheshin në majë mali. Honet ushtonin nga bombat e dorës. Një kompani sulmon drejt majës. Gjermanët nuk tërhiqen. Dy aeroplanë nazistë godasin forcat partizane. Nga fusha e Podgoricës rreh artileria e tyre. 6 dhjetor. Hidhen në sulm katër batalione të brigadës. Batalioni i dytë, i ndihmuar dhe nga i treti shpartalloi garnizonin armik në Bioçe. Nazistët hodhën në luftë forca të tjera. Lufta ashpërsohet edhe më shumë. Aeroplanët gjermanë bombardonin. Më 20 dhjetor, batalioni i parë dhe i pestë të Brigadës VI u hodhën në sulm të befasishëm kundër armikut në kodrat rrëzë Ljeva-Rjekës e Verushës. Gjermanët nuk e prisnin këtë luftë në atë të ftohtë dhe rrinin nëpër çadra rreth sobave me prush. Kur nisi sulmi partizan, shumica e gjermanëve nuk arrinin dot të shkonin në pozicionet e tyre dhe u asgjësuan. Ndeshja ishte e ashpër. U vranë 200 gjermanë e më shumë sa nuk mund të numëroheshin dot. Këtu ra dëshmore Bukurie Bazo, së cilës iu këndua aty për aty me këngën që u ngrit në ato çaste: “Në Verushë e n’ ato maja/ Lule lulja Bukuri/ Shoqe të zuri mortaja”. Po kaq të rëndësihme dhe me vlera janë dhe tre personazhet e tjerë që do nderohen sot në Vlorë. Me nejrëz të tillë, Labëria nderon veten e saj, nderon Shqipërinë. 
Sigal