Labëria, Brigada VI-S dhe lufta e Mesaplikut

223

Sa herë që vete në Vëlushë, qëndroi tek Lapidari që simbolizon ngritjen e Brigadës së 7-të Sulmuese. Shikoj me lot në sy emrat e dëshmorëve, djemtë dhe vajzat që luftuan me guxim e trimëri kundër nazizmit gjerman. Vështroi me kujdes pas 75 vitesh dhe kujtesa të çon tek ai 17 mars i 1944-s ku atëherë në atë shesh të bukur të Vëlushës lindi Brigada e 7-të Sulmuese me porosi të shtabit të përgjithshëm. E në këto gryka e male ishin pozicionuar shqiponjat partizane të Brigadës së 7-të Sulmuese. Ata që kanë qenë pjesëtar të kësaj Brigade ose ata që kanë pasur njerëzit e tyre, sytë i kanë nga Vëlusha e Skraparit. Partizanët janë të paktë, por bijtë dhe bijat e tyre janë të shumtë dhe ata nuk i harrojnë këto vende heroike. Brigada e 7-të ka historinë e vet, që e ka shkruar me gjakun e pastër të 302 partizanëve që ranë dëshmorë. Në qoftë se ndonjëherë ka ndonjë heshtje, nuk do të thotë se ato ngjarje u shuan. Fama e Brigadës së 7-të gjëmon nëpër arkivat e shtetit, por edhe në shpirtin e pastër të partizanëve që janë gjallë. Skraparllinjtë kanë qenë gjithmonë në luftë, por nuk janë lodhur kurrë. Brigada fillimisht u krijua me 450 partizanë nga këta 250 ishin skraparllinj, në rrugë e sipër Brigada u rrit dhe efektiviteti i saj vajti 2229 partizanë nga këta 359 ishin nga Skrapari. Komandant i kësaj Brigade u emërua Gjin Marku dhe komisar Kadri Hoxha, Zv/Komandant trimi i Skraparit Neshat Hysi. Brigada pas formimit kreu disa aksione luftarake, ku më e përgjakshmja ishte beteja e Qafës së Shkozës kundër Gjermanëve nga data 1-6 Qershor 1944. Forcat partizane përforconin sulmet, Gjermanët shtonin vetëm korrespodencat me të cilat ngushëllonin veten. Më datën 26.02.2019 në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Nesim Spahiu u mblodh komisioni i festës dhe u miratua programi i masave i hartuar nga komiteti i veteranëve të Rrethit. Kryetari i Bashkisë Nesim Spahiu tha: “Të marrim masa t’i bëjmë sa emocionale, më madhështore 75-vjetorin e Çlirimit të atdheut. Është krejt e natyrshme që të ketë edhe emocione dhe kërkesa për veprën e atyre që bënë sakrifica në ato vite që gjaku u derdh lumë, ku qafat e kodrat ende gjen njolla gjaku. Lulet e kishin humbur erën nga era e barutit. Në Therepel beteja qe shumë e ashpër. Tym e flakë u ndezën duart e gurët. Edhe dielli vajtonte, edhe pse ishin ditë Qershori 17 marsi 2019! Përsëri kujtojmë me lot, dhimbje e krenari si 75 vite më parë formimin e kësaj Brigade në atë shesh të bukur të Vëlushës. Dhe mori një rrugë të gjatë luftarake zhvilloi 419 ditë luftime, 120 beteja të përgjakshme ku përshkoi 3200 km rrugë luftarake nga Skrapari deri në Vishegrad të Jugosllavisë. Në bashkëpunim me forcat e tyre çliroi 16 qytete dhe qendra të tjera të banuara. Nga 302 dëshmorë 85 prej tyre ranë në viset e Jugosllavisë, 69 dëshmorë nga Skrapari, të cilët ne sot i nderojmë dhe i kujtojmë me respekt gjithashtu nderojmë me respekt edhe 150 partizanë e partizane që u plagosën nëpër beteja. Ja përse Kryetari i veteranëve të LANÇ të rrethit të Skraparit, Enver Naska hyn e del dendur në zyrën e Kryetarit të Bashkisë, sepse ditëlindja e Brigadës 7-të S.

Është shndërruar tashmë në një traditë të bukur festive, plot mbresa e nostalgji për ato ditë të kristalta të shoqërisë partizane. Rruga luftarake e kësaj Brigade është qëndisur me shembuj frymëzimi heroizmi, jeta dhe aktet e atdhedashurisë së zjarrtë të luftëtarëve në fushëbetejat mbi të gjitha kujtimet dhimbjet për ata 302 dëshmorë, yje të pashuar që falën jetën e tyre. Partizanët e kësaj Brigade përveç Skraparit vinin edhe nga rrethe të tjera si Berati, Fieri, Qarku i Gjirokastrës, Korça etj/, të gjithë me përvojë në luftë. Në bashkëpunim me simotrat e saj, ajo shkroi faqen më të ndritur të jetës së saj. Heroizmi masiv i partizanëve spikati sidomos në luftën e Qafës së Shkozës, Qafës së Kiçokut, por edhe në marshimin e gjatë që bëri deri në viset e Jugosllavisë Brigada e 7-të S. ju shkaktoi armiqve pushtues e tradhtarë të vendit mijëra të vrarë e të plagosur, dëme të mëdha në armatime e material ushtarake. Këto ditë takoj një nga partizanët e Brigadës së 7-të, Mehmet Braçen dhe i vetmi partizan i asaj Brigade në qytetin e Çorovodës që jeton, është 96 vjeç. Diçka e ngacmova për këtë Brigadë, por ai i ka hedhur sytë nga Vëlusha dhe lëshoi një psherëtimë të fortë.

Hera-herës fshin lotët, shpërndan vështrimin, sikur kërkon të shohë me sytë e mendjes vendet e betejat, shokët rreth zjarreve partizane. Ai thotë se kisha dëshirë të vija edhe këtë herë në Vëlushë për të takuar shokët e mbetur, por edhe ata njerëz që na mbajtën me bukë e municione se 80-vjetorin e Brigadës, lumë kush të jetë. Të jemi njerëzorë, të flasësh për Brigadën e 7-të Sulmuese, të lind natyrshëm domosdoshmëria që t’i kujtojmë këto ngjarje historike, aq më shumë do të mbahet gjallë fama e Brigadës 7-të Sulmuese, aq më shumë do të dalë në pah figura e Gjin Markut e Kadri Hoxhës dhe Neshat Hysit.

Sefedin Methoxha