Kush ishin 28 profesorët që nga Enver Hoxha deri te Abaz Ermenji

1372
Sigal

Sot, plot 97 vite më parë, u themelua Liceu i Korçës. Brezat ndër vite, profesorët vendas dhe të huaj që shkolluan ndër dekada mijëra liceistë

Liceu shqiptar i Korçës u hap më  25 tetor 1917. Shkolla u hap në shtëpinë e z.Nuçi Mborja, në cepin e  bulevardit “Zog” që kthen nga liceu i sotëm. Drejtor ishte francezi z. Vital Gerson dhe profesorë Mihal Bellkameni, nëndrejtor, Vasil Qirjako e Dhimitër Gjeorgjiadhi. Në vitin e parë shkollor 1917-1918 liceu kishte vetëm 36 nxënës, domethënë më pak se ka sot, njëra nga të 18 klasat e tij paralele. Viti 1918-1919, liceu franko-shqiptar u transferua në shtëpinë e Efrem Gjinit, brenda në rrugicën, ku gjendet sot, shtëpia e z. Petro Zografi dhe u plotësua gradualisht me profesorë të rinj, K. Zega. N. Ballamaçi etj.. Në këtë mënyrë vazhdoi tre vjet duke pasur nja 50 nxënës. Gjimnazi grek, i cili që prej kohe nuk punonte me rregull u mbyll në vitin 1918. Liceu i Korçës hyri në udhën e rregullimit definitiv në vitin shkollor 1921-1922. Që atëherë e deri më sot vazhdon të jetë lice kombëtar shqiptar nën udhëheqjen teknike të Francës. Një gjë e tillë ishte dhe vazhdon të jetë e domosdoshme për një shkollë të mesme që përgatit nxënës për në universitetet e Evropës. Atë mot u soll si drejtor i liceut z. Leon Monbouyran, pikërisht, njeriu që i duhej për t’i dhënë formën e parë një shkolle europiane si Liceu Kombëtar i Korçës. Z. Monbouyran u shqua sidomos për frymën e rregullit dhe disiplinës së mbaruar që i dha liceut. Pikërisht, atë herë shkolla vajti në ndërtesën, ku qëndron deri më sot (1937). Në fund të vitit 1923, kur u largua z. Monbouyran, liceu kishte 350 nxënës.

Vepror Hasani

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf