Kur Korça synonte të bëhej qendër e rëndësishme e shërbimit ajror..!

739
Ishte fillimi i vitit 1925 kur lajmi mbërriti edhe në qytetin e Korçës. Thuhej se një shoqëri ajrore do të niste nga puna së shpejti. Qytetet e Shqipërisë do të lidheshin me linja ajrore. Njerëzit, tani e tutje, do të udhëtonin edhe me aeroplanë. Thuhej gjithashtu se Korça do të shndërrohej në një nga qendrat më të rëndësishme të shërbimit ajror. Udhëtarët nuk do të rropateshin më nëpër automobila e nëpër rrugë të shkatërruara, të cilët në përfundim të udhëtimit e ndjenin veten të vdekur nga lodhja. Vetëm për të udhëtuar nga Korça në Tiranë duheshin së paku 12 orë, jo rrallë herë udhëtimi zgjaste edhe më shumë se 14 orë. Ndodhte që edhe automobilat të rrëzoheshin e të përfundonin nëpër humnera. Lajmi i përhapur për shërbimin ajror ishte mëse i vërtetë. Në Korçë, një grup njerëzish kishin kohë që punonin për përgatitjen e një fushe, (aerodromi), ku do të uleshin aeroplanët. Edhe gazetat e kohës kishin filluar të shkruanin për gjithçka ndodhte:“Informohemi se aeroplanët e shoqërisë “Adria Aero Lloyd” arritën në Tiranë dhe për së shpejti do të nisnin fluturimin. Në qytetin tonë, (në Korçë), u gatit dhe vendi për të zbritur”. (“Gazeta e Korçës”, e shtunë 17 janar 1925).
Në pritje të aeroplanit…
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal