Kujtimet e Sali Nallbanit: Stërvitja me anëtarët e Byrosë Politike dhe kupa e tij në duart e aktorit rus

720
Sigal

Kujtimet e  Sali Nallbanit, Kampioni i Tenisit që çuditi Suedinë

 Stërvitja me anëtarët e Byrosë Politike

Pas stërvitjes që i bëri krerëve të Byrosë Politike në fushën e tenisit pranë Pallatit të Brigadave (aktivitet i caktuar për udhëheqjen), Profesor Nallbani  u nis direkt në shtëpi. Ngaqë ndjehesh i lodhur u ul në kolltukun pranë televizorit  (dhuratë kjo nga familja italiane e së shoqes). Sa mori pultin në dorë, pranë u afrua Juli (e shoqja) me filxhanin e kafesë në dorë për ta relaksuar e për t’i hequr sadopak streset e ditës. Saliu e falënderoi  të shoqen për përkujdesjen dhe ndezi televizorin. Në atë moment, nga TVSH-ja, po transmetohej  filmi “Skënderbeu” e konkretisht skena, ku aktori rus, me kupën e mbushur me verë përshëndeste të ftuarit. Saliut gati sa nuk i ra filxhani nga dora, u ndje mjaft keq…Ishte pikërisht kupa që ai e kishte fituar si trofe në Kampionatin e Tenisit në Suedi, kupë, e cila i mungonte prej kohesh në vetraton prej xhami në sallonin e shtëpisë së tij, në mes të shumë  kupave të tjera të fituara në kampionate të ndryshme ndërkombëtare.

–  Ç’kishte ndodhur?                

Nga Agim Nallbani