Kujtimet e Sali Nallbanit, regjimi komunist shtetëzon të gjitha fushat “Tenis Nallbani”

940
Sigal

Kujtimet e  Sali Nallbanit, Kampioni i Tenisit që çuditi Suedinë

Dashuria me italianen Juli

  –  Një ndër mikeshat e tij më të ngushta dhe më të përzemërta, që s’i ndahej  dhe në stërvitje, ishte vajza italiane- Karla. Ajo ushqente shumë simpati dhe respekt për kampionin, sa që e bëri dhe mik të ngushtë të familjes  së saj. Ajo kishte dy vëllezër, Delfo dhe Xhixheto, dy motra dhe mamaja Emilia, një zonjë grua që të impononte respekt. Si grua e zgjuar që ishte, ajo shumë shpejt njohu karakterin e inteligjencën e Saliut, kështu që ai ndjehej mirë në komunikimin me të.  Juli, njëra nga motrat e Karlas, filloi të tregojë interes për lojën e tenisit. Saliu, si gjithmonë i gatshëm i mësoi  rregullat e para,  përqendrimin e lojtarit në fushë, çfarë duhet të këtë parasysh gjatë lojës, lëvizjen e krahut etj.. Duke ndihmuar Julin, Saliut iu krijua mundësia për t’u  afruar më pranë saj, të krijohet një farë intimiteti, i cili, gradualisht, u kthye në simpati për  njëri-tjetrin. Kjo bëri që dhe vizitat në shtëpinë e saj  të jenë më të shpeshta, e që të krijohet më shumë afrimitet me vëllezërit e saj  Delfon e Xhixheton.

Nga Agim Nallbani

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf