Kujtime të rralla për Mehmet Shehun, pas njeriut të rreptë fshihej një zemër e ndjeshme

1224
Sigal

INTERVISTA/  Në përkujtimin e ditëlindjes së Mehmet Shehut flasin: Pëllumb Xhufi, Duro Shehu, LuftarPaja, Ilia Terpini, Bardhok Gjergji, Avdi Zeqiri (Karadaku)

Një drekë  jo e zakonshme. Një drekë bisedë mbushur me kujtime. Organizator i saj Duro Shehu, i vëllai i ish-Kryeministrit të bujshëm Mehmet Shehu. Kur flet për jetën e vëllait Mehmet Shehut ai psherëtin sikur do të nxjerrë diçka nga gjoksi. Jeta e tij plot kalvar vuajtjesh, nuk mund ta largojë dhimbjen e madhe për humbjen e madhe të vrasjes së vëllait, por dhe dënimin e tërë familjes Shehu pas vrasjes enigmë që edhe sot diskutohet aq shumë. Të mbledhur tek restorant “Labëria”, ai tregon në koefidencë disa nga takimet e rralla me ish- Kryeministrin shqiptar. Ishte një takim mes miqsh, që ai e bëri fill pas promovimit të dy librave të tij. Duke qenë se ai jeton larg atdheut, në shenjë respekti dhe nderimi, donte të bënte dhe një përkujtim mes miqsh me rastin e 100 -vjetorit të lindjes së vëllait të tij, Mehmet Shehu. Mes të ftuarve ishin Fatos Klosi, Pëllumb Xhufi, Dilaver Goxhai, Luftar Paja, Ilia Terpini, Bashkim Qeli, Lirim Deda, ish miq të Mehmetit dhe të vetë Duro Shehut. Kujtimet ishin nga më të ndryshmet, nga më befasueset. Madje dhe vetë Duro u shpreh se këto kujtime nuk i kam hedhur kurrë në libra. Janë kujtime shumë personale që mua më ngushëllojnë kur i kujtoj. Sikundër theksoi se u befasua nga rrëfimet e miqve për takimet që ata kanë pasur me Mehmetin.

 Pëllumb Xhufi, historian (kujtime)

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf