Kronologjia/Konferenca e Tiranës

1204
Sigal

-Konferenca e Partisë së Tiranës u mbajt nga 11 deri më 19 prill 1956.

-Për rend dite kishte raportin e Byrosë Provizore lidhur me situatën e realizimin e detyrave dhe mbyllej me zgjedhjen e delegatëve për në Kongresin e Tretë të Partisë.

-Në Konferencë ishin zgjedhur 454 delegatë, me votë deliberative dhe 39 delegatë me votë konsultative.

-I deleguar i Komitetit Qendror të Partisë Punës së Shqipërisë ishte Beqir Balluku, ndërsa në presidium përveç Ballukut ishin dhe Dashnor Mamaqi, Fiqret Shehu, Halim Ramohito, etj.. Konferenca hapet nga Vasil Miçi.

-Raporti mbahet nga Fiqret Shehu, sekretare e Parë e Partisë për Tiranën.

-Pas raportit, konferenca merr një rrjedhë pa krye nga pyetjet e shumta të delegatëve për pakënaqësitë konkrete ndaj udhëheqjes, duke i vënë Shehun e Ballukun përballë pamundësisë për ta mbajtur nën kontroll.

-Ditën e dytë, lajmërohet Enver Hoxha, që ndërpret pushimet e vjen në konferencë.

-Edhe pse në sulmin ndaj rebelëve i vjen herë pas here në ndihmë dhe Beqir Balluku e Kadri Hazbiu, delegatët e cilësuar “armiq” nuk hezitojnë të akuzojnë Byronë dhe strukturat partiake për situatën e rënduar.

-Situata në sallë tensionohet. Me inkurajimin e Enverit e anëtarëve të tjerë të Byrosë Politike të pranishëm në Konferencë, Njazi Jaho dhe delegatët e tjerë intelektualë, të cilësuar si “grup antiparti”, vihen përballë pyetjeve të pafund e kryqëzimit politik.

DELEGATËT

Disa nga pyetjet më pikante

-Pse nuk është bërë analiza e Kongresit  XX?

-Përse Komiteti Qendror nuk nxori konkluzione në frymën e Kongresit XX?

-A ka kult individi në Shqipëri?

-Si është çështja e kultit të individit te ne dhe në Byronë Politike?”;

-Duhen rehabilituar figurat e goditura?

-A e di partia mjerimin në popull?

-Po tek fshatarësia?

-Çdo të bëhet me familjaritetin në Komitetin Qendror?

-Po me pagat e diferencuara dhe komoditetet e tjera që ofron posti?

-Nga dalin fondet që duhen për të mbuluar shpenzimet e Bllokut?

-Në cilin kapitull të buxhetit futen këto shpenzime?

-Në vetë Komitetin Qendror ka shumë shokë burrë e grua, motër-vëlla-kunat etj. A nuk është tepruar që funksionarët të marrin ushqim të garantuar sa të duan e të mbajnë guzhinierë me lekë nga qeveria?