Kopi Kyçyku: Intervista me Nexhmije Hoxhën dhe kritika miqësore e Marash Hajatit

888
Sigal

INTERVISTA/ Flet Akademiku, shkrimtari dhe përkthyesi  Kopi Kyçyku:Intervista me Fiqret Shehun, në zyrën e saj, në Shkollën e Lartë të Partisë, për 8 Marsin

 Pse kaq shumë histori me Haxhi Lleshin?

 Kam shumë histori me Haxhi Lleshin. Veçanërisht prekës ka qenë për mua një nga takimet e fundit me të. Ndodhej në gjendje arresti në shtëpi. Ishte i sëmurë rëndë. Te koka i rrinin i biri, Reshiti dhe një nga nipat, Bashkimi, inxhinier gjeolog. E dija që, për shkaqe ideologjike, at’ e bir kishin vite që rrinin kokëmënjanë. U përlota, – se për gurë kam studiuar, por gur nuk jam, – dhe, kur po largohesha, i thashë Reshitit, që më përcolli deri tek dera e jashtme: “Qofsh i bekuar që nderon prindërit, sepse edhe kur na duket sikur këta gabojnë, pò për të mirën tonë mendojnë”.

 Cili është mendimi për Ramiz Alinë dhe njohja juaj me të?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf