Kontributi i tre figurave të larta për shkollën “Skënderbej”

842
35 mijë persona studiuan në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej” nga viti 1945 deri në vitin 1992, qindra komandues, drejtues, mësues dhe gjithë punonjësit e këtij institucioni bënë gjithçka për emrin dhe lavdinë e kësaj shkolle.
Kontributi i tre figurave të larta për shkollën “Skëndërbej”
Alfred Moisiu, President i Republikës
Zoti Alfred Moisiu, ish-President i Republikës, gjatë karrierës së tij të gjatë në Forcat e Armatosura, deri Ministër i Mbrojtjes, ka ofruar përkujdesjen e tij për mbarëvajtjen e aktivitetit shkollor
e stërvitor në Shkollën e Mesme të Përgjithëshme Ushtarake Skënderbej”. Ja kush është shkurtimisht jetëshkrimi i tij:
*1941 –1945 Studime në gjimnazin e Tiranës;
*1946-1948 Shkolla e Inxhinierisë Ushtarake në Petersburg, Rusi;
*1952-1958 Akademia e Inxhinierisë Ushtarake në Moskë. Laureuar me Medalje të Artë;
*1967-1968 Kursi i Lartë i Shtabit te Përgjithshëm. Akademia e Mbrojtjes në Tiranë;
*1995 Kursi për Personalitete të Larta në Kolegjin Ushtarak të NATO-s, Romë;
Karriera profesionale
*1943 –1945 Pjesëmarrës në Luftën Antifashiste NÇL;
*1948-1949 Komandant toge në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë;
*1949-1951 Instruktor në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”;
*1958-1966 Në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes;
*1966-1971 Komandant i Brigadës së “Urave të Rënda” në Kavajë;
1971-1981 Drejtor i Xhenios dhe i Fortifikimit ne Ministrinë e Mbrojtjes;
*1981-1982 Zëvendësministër i Mbrojtjes, deri në Tetor 1982;
*1982-1984 Komandant i Kompanisë së Xhenios në Burrel;
*1985-1991 Pension;
*1991-1992 Ministër i Mbrojtjes së Qeverisë Teknike;
*1992-1994 Këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes;
*1994-1997 Zëvendësministër për Politikën e Mbrojtjes;
*1994 President i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut;
*24 qershor, 2002 President i Republikës së Shqipërisë;
Aktivitete
*1994 Organizator dhe drejtues i shtatë konferencave ndërkombëtare për Problemet e Paqes dhe të Sigurisë (Shoqata Shqiptare e Atlantikut);
*1998-2002 Organizator dhe drejtues i tre konferencave kombëtare për Problemin e Grumbullimit të Armëve;
*2002 Organizator dhe drejtues i Konferencës Rajonale për Problemet e Kontrollit të Armatimit dhe Sigurisë Njerëzore;
*2002 Propozohet për t’u zgjedhur Zv/President i Shoqatave të Atlantikut, organizatë ndërkombëtare ku bëjnë pjesë Shoqatat Kombëtare Atlantike të vendeve anëtare të NATO-s dhe të vendeve anëtare të PFP-s;
*2002 Zgjedhur anëtar i Komitetit të Patronëve të ATA-së;
*2001-2002 Prezanton në Bruksel, Zagreb dhe në Bukuresht;
projektin “Integrimi i 6000 Ushtarakëve në Lirim në Ekonominë e Tregut”, përfshirë në agjendën e Paktit të Stabilitetit;
Veprat
Është autor i mjaft shkrimeve, artikujve dhe studimeve të botuara në shtypin shqiptar e të huaj, për problemet e artit ushtarak, të politikës së mbrojtjes e të sigurisë rajonale si dhe për zhvillimet në Kosovë.
Titujt, mirënjohjet
*1979 Doktor i Shkencave Ushtarake;
*Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit;
*Medalja “Shërbime Ushtarake”;
*Urdhri “Ylli i Kuq”;
*Urdhri i Skënderbeut, Klasi III;
*Urdhri “Shërbime Ushtarake”;
*Medalja e Çlirimit;
*Urdhri i Skënderbeut, Klasi II;
*Medalja e 10-vjetorit të Ushtrisë;
*Qytetar Nderi i Bajram Currit;
*Qytetar Nderi i Barit (Itali);
*Urdhri i Shën Mikelit dhe Shën Gjergjit (akorduar nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II);
*Urdhri i Mbretit Tomislav (Kroaci);
Shefi i Shtatmadhorisë, Veli Llakaj.
U lind më 18. 02. 1935 në Krahësin e Sipërme të Tepelenës. Në dhjetor 1954 shkon student për oficer në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”. Shkollën e mbaron në gusht të vitit 1957 me rezultate të shkëlqyera. Aty merr gradën “Toger”, që ishte më e larta për kohën. Me mbarimin e shkollës qëndron po aty komandat toge deri në dhjetor 1960. Në vitin 1960-në deri në vitin 1963 emërohet instruktor stërvitje në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore. Gjatë viteve 1963-1966 mbaron Akademinë Ushtarake. “Mehmet Shehu” me rezultate të shkëlqyera dhe emërohet shef shtabi brigade në Vlorë. Në fund të vitit 1967 transferohet officer drejtimi pranë Shtabit të Përgjithshëm për
dy korpuset e veriut Shkodër dhe Burrel. Më 25 Nëntor 1968, me vendim të Sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë, emërohet komandant i Brigadës së Parë në Tiranë. Në
shtator 1971, shkon në Akademinë Ushtarake
të Shtabit të Përgjithshëm. Më 7 Nëntor
1971 zgjidhet kandidat i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Më 27 janar 1972, duke qenë me studime në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm emërohet komandant i Korpusit të Burrelit. Në dhjetor 1972, emërohet komandant i Korpusit të Parë të Mbrojtjes Bregdetare
në Fier. Më 12 dhjetor 1974, emërohet zëvendësministër i pare i Mbrojtjes Popullore dhe shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Që nga 1974-1982, për 8 vjet ka qenë deputet i Kuvendit Popullor për zonën e Mallakastrës së Sipërme një legjislaturë dhe për zonën e Kurveleshit të Sipërm. Në detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm punoi 7 vjet me Mehmet Shehun që ishte kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe ministër i Mbrojtjes. Më 13 tetor 1982, u përjashtua nga Komiteti Qendror, Partia e Punës, nga Këshilli i Mbrojtjes dhe nga detyra e tij si deputet i Kuvendit Popullor, me një akuzë absurde të thënë nga goja e Enver Hoxhës, se “kishte për
qëllim të rrëzonte KQPPSH”. Akuza te tilla si ato që bëri Enveri në fund të vitit 1982. Që nga vitin 1994 deri 2009, është kryetar i shoqatës mbarëkombëtare “Bashkimi Antifashist Shqiptar”; nga viti 2003, kryetar i shoqatës atdhetare-kulturore “Treva e Krahësit”. Në vitet 1998-2001, pjesëmarrës aktiv në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë Çlirimtare Preshevë Bujanovc (UÇPMBsë). Ka shkruar gjashtë libra me tituj: “8 vjet në krye të Shtabit të Përgjithshëm”, ”Nën diellin e atdhetarizmit”, ”Në kërkim të një jete”, “Monografi historike Krahësi i Sipërm në vite”, “Monografi për HasimYzeir Hadaj” dhe së fundi librin “Fisit Llakaj” dhe “ Kujtime dhe
mbresa nga Amerika”
Myzafer Ramzoti, mësues i letërsisë në shkollën “Skënderbej”
U linda më 7 Maj 1947 , në kohën e zisë së bukës , në qytetin e mrekullueshëm të Durrësit, në një familje qytetare nëpunësish të thjeshtë . Po aty ndoqa dhe mbarova shkollën 7- vjeçare e të mesme e më pastaj, në vitin 1965, vazhdova studimet e larta në degën Gjuhë – Letërsi shqipe pranë Fakultetit Histori – Filologji të U.SH.Tiranë. Studimet e larta universitare i mbarova në qershor të vitit 1969. Po në këtë vit u emërova mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe ( për çudi – ushtarak pa asnjë përgatitje ushtarake përveç zborit 6- mujorë ) në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake Skënderbej, në Tiranë. Në vitin 2012 ,dola në pension të plotë pleqërie dhe shpëtova nga pensioni
i parakohshëm apo, pensioni i lëmoshës.
Për Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej “ për herë të parë, kisha dëgjuar rreth vitit 1961 kur përfundova shkollën 7-vjeçare dhe, një shoku im, Nikolla Prifti, kërkoi që, bashkë me të, të shkoja në atë shkollë e të bëhesha skënderbegas e, më tej, oficer. Kjo ide nuk më pëlqeu se nuk doja të bëhesha oficer dhe e refuzova edhe pse më pëlqente uniforma e “ begsave” dhe se pas asaj shkolle, ata shkonin në Bashkimin Sovjetik për studimet e mëtejshme. Kontaktin e dytë e pata kur mbarova studimet e larta në Universitetin Shtetërorë të Tiranës në degën Gjuhë – Letërsi Shqipe dhe, për çudinë e të gjithëve, u emërova në dispozicion të Ministrisè të Mbrojtjes Popullore. Kjo Ministri më emëroi mësues ( për habi – ushtarak ) në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake “SKËNDERBEJ”. Kontaktin fizik me këtë shkollë e bëra më 3 janar 1970. E mbaj mend këtë datë se atë ditë, me të kaluar atë Portë me kangjella të lartë hekuri veshur me llamarine të asaj shkolle, sikur u ndrydha, u shtypa sikur hyra në një botë tjetër, sikur humba lirinë që e lashë jashtë saj dhe aty, gjeta një tjetër botë, disi të ftohtë, spartane. Atje, çdo gjë ishte ndryshe nga çdo shkollë tjetër. Klasat ishin toga dhe, tre toga (klasa) përbënin një kompani e, tri kompani – një batalion e, kështu me radhë. Këtë organizim në një formacion mësimorë as që e kisha imagjinuar
ndonjëherë. Që në ditën e parë u njohëm me personelin ushtarak të shkollës të cilët po zhvillonin një “Mbledhje mësimore”. Aty, pa na sqaruar për asgjë, na inkuadruan edhe ne. Na futën në rresht e filluam të përgatiteshim ushtarakisht. Këshilli Pedagogjik, apo trupa mësimore, ishte me pushimet simestrale ashtu si edhe nxënësit. Disa ditë na mësuan për pushkën, automatikun, murtajën, etj që, për ne civilët që sapo kishim ardhur nga auditorët e universitetit, ishin absurditete. Ne, të ardhurit nga universiteti, “liberalët e qejfit“, siç na thoshin oficerët, nuk e di me çfarë organizimi, na caktuan me detyrën e Edukatorit të kompanive dhe, as që bëhej fjalë të ushtronim profilet tona
si mësues. Në këtë kohë, nuk kishin ardhur skënderbegasit, nxënësit ushtarë, që çdo lëvizje e bënin në një rresht(si studentët kinezë kur hynin e dilnin nga auditorët me komandë). Për ne as që ishte planifikuar ngarkesë mësimore. Unë dhe të tjerë shokë si Gavrosh Haxhihyseni, Ingrid Plangarica, Ali Hakani, Roland Gegprifti , Rexhep Meta etj, kërkuam një takim me Komisarin e shkollës shokun Agim Tepelena, Komandantin shokun Meço Starja, Drejtorin shokun Fiqiri Shtëpani dhe një përfaqësues të Ministrisë të Mbrojtjes, ku kërkuam të drejtën tonë për të ushtruar profesionin tonë. Pas shumë e shumë debatesh e takimesh maratonë, na dhanë të drejtë që krahas detyrës si edukatorë kompanie të na jepnin dhe një ngarkesë mësimore prej 21-24 orësh në
javë. Pra, përparësi, iu dha atij profesioni që ne nuk e njihnim fare. Në atë shkollë njoha një botë që i nënshtrohej një disipline të hekurt. Nga një botë liberale studentësh në shërbimin oficer roje, në zbatues rregulloresh që ne nuk i kishim hapur kurrë e, që skënderbegasit po na I mësonin ne. Nga mëngjesi në darkë, nga zgjimi në fjetje nën komandë, me hap e këngë rreshtore, në mensë me ‘gatitu!’ e, ‘Para shtratit’ !- ‘në fjetore’, etj, etj. Një edukatë e vërtetë spartane. Çdo lëvizje fillonte e mbaronte me bori. Dhe mësimi fillonte me paraqitje force e mbaronte me ‘Gatitu’! Një jetë e pa imagjinueshme por, që ekzistonte realisht për 2500 a 3000 e mos më shumë nxënës.
Në këto kushte, ideale për mësim, unë e shokët e mi futëm ca nota liberalizmi. U munduam të fusnim idenë e ekskursioneve e të lidhjeve me klasa paralele të shkollave te kryeqytetit, sidomos me Shkollën Pedagogjike dhe atë të Gjuhëve të Huaja ku, shumica e nxënësve ishin femra. Në këtë mënyrë u munduam t’i mësojmë skënderbegasit tanë të mrekullueshëm se jashtë portës kishte dhe një botë tjetër që vepronte jashtë rreshtit, jashtë asaj rregullores që ata njihnin, e që kërkonte delikatesë e mirësjellje, kërkonte xhentilesë. Shpesh filluam të organizojmë dhe mbrëmje vallëzimi apo vajtje të përbashkëta e të organizuara në teatër dhe në opera. Qëndrova në atë shkollë deri në qershor 1976 kur, pavarësisht nga profesioni i mësuesit, më transferuan si ushtarak në sektorët e edukimit në ushtri. Tani isha formuar si ushtarak në shkollën “Skënderbej “, kisha përballuar marshime të një pas njëshme çdo muaj 60 km)në shi e në llucë, në dimër e në verë, isha stërvitur së bashku me begsat në fushime verore e dimërore të përvitshme ku kisha gjetur e jetuar dashurinë prej vëllezërish që ata bij nënash nuk ia kursenin kurrë njeri-tjetrit. Nuk kam fjalë të përshkruaj
jetën e tyre plot sakrifica. Për ta një ditë e zakonshme ishte e jashtëzakonshme për këdo tjetër se ata e kishin jetën të kornizuar me rregullore e disiplinë të hekurt. Për mua ata ishin heronj të gjallë që ,
edhe pse të vegjël, dinin të ushqenin e të dhuronin aq shumë dashuri për njeri–tjetrin, për mësuesit dhe oficerët që i komandonin e që harronin familjet e tyre duke kaluar me ta 10–12 orë në ditë. Jeta ime në shkollën “Skënderbej “ ishte një shkollë e madhe që më bëri më të ndjeshëm ,më të gjerë , më të rreptë e më të dashur. Ajo jetë disiplinoi një pjesë të liberalizmit tim. E bëri më të pjekur, më njerëzorë e më të sacrifices. Është periudha më e bukur e më e plotë e jetës time, është koha e pjekurisë time më të plotë si njeri, si kuadër si edukator dhe si mësues. Në vitet kur isha larg shkollës disa prej ish nxënësve të mi, begsave të mi, i pata kolegë nëpër repartet ku punova dhe gëzoja se ata ishin më të mirët, ishin zemra e reparteve e kudo në lartësi të detyrave. Kur kalon portën e asaj shkolle, brenda mureve rrethuese të saj është një botë tjetër, është një botë e dashur e mbushur vetëm me dashuri e sinqeritet që shprehet pa teklif, hapur. Më kujtohet se si në një temë
hartimi, temë e lirë si “Pse e dua unë Shkollën Skënderbej “ një nxënës
shkruante : “Unë e dua Shkollën “Skënderbej” sepse ka mish e pilaf shumë“. Dikush më sugjeroi që t’i vija notë negative e të mos merresha më me të. Por, ai djalë ishte vetëm 14 –vjeçar dhe vinte nga një fshat nga një zone e thellë e veriut të vendit. Ishte fëmija i njëmbëdhjetë i një familjeje fshatare që me shumë vështirësi plotësonte nevoja imediate familjare. Pra, djali ishte realist dhe i sinqertë e, për më tepër, ishte akoma i pa rritur, në vitin e parë. Shembuj të tillë kishte plot e t’i vrisje e t’i goditje ishte gjëja më e lehtë. Brenda mureve të asaj shkolle treteshin komunitetet, krahinat nga ata kishin ardhur. Aty të gjithë shndërroheshin në “Begsa“ dhe harronin se ishin nga Shkodra, Kukësi, Vlora, Saranda, Burreli, Tirana apo Durrësi. Ata rriteshin bashkë, flinin bashkë, visheshin njëlloj, mësonin bashkë, burrëroheshin bashkë. Për ta nuk kishte rëndësi kush ishte më i miri në letërsi, fizikë, histori, matematikë, etj. Për ta kishte rëndësi shpirti, zemra, dashuria që rrihte vetëm me një ritëm, me një timbër, në një drejtim. Edhe gjatë verës ata ishin bashkë, ishin në të gjitha aksionet kombëtare të vendit, në Malësinë e Madhe, në hekurudhën Elbasan– Përrenjas, në taracimin e Kodrave të Ksamilit, etj, etj. S’besoj se ka aksion kombëtar të asaj kohe ku ata të mos kenë
lënë shembullin e shkëlqyer. Për mua, gjithçka që erdhi më vonë në jetën time, mori formë nga
puna në atë shkollë, nga ajo dashuri, nga sakrificat e ndërsjellta të atyre burrave të vegjël. Dhe sot, kur jam në pension, me të parë faqen time në face book, m’u mblodhën të gjithë për rreth dhe vazhdojnë të më dhurojnë dashurinë e tyre, optimizmin e tyre dhe unë krenohem me ta!
Sigal