Kongresi i Përmetit dhe rëndësia e tij

2248

Punimet e Kongresit filluan më 24 maj 1944, ditë e mërkurë në ora 09:00

Gjithsej u zgjodhën 200 delegatë

 Vendimi për thirrjen e këtij kongresi u morr më 15 prill 1944 nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Antifashist NAÇL

 KRITERET DHE PROCEDURAT E ZGJEDHJES SË DELEGATËVE

 Në rezolucionin e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm thuhej: “Në Kongres të përfaqësohen zonat e lira, zonat e pushtuara nga armiku, brigadat dhe batalionet partizane e vullnetare, Bashkimi i Rinisë Antifashiste me 10 delegatë dhe Bashkimi i Gruas me 5 delegatë”. Në zonat e çliruara dhe formacionet e ushtrisë delegatët do të zgjidheshin demokratikisht me votim të hapur nga 3 deri në 5 vetë për çdo komunë. Në zonat e paçliruara do të caktoheshin nga këshillat e qarqeve apo të qyteteve.

Delegatët e Kongresit u zgjodhën nga mbledhjet e delegatëve të komunave apo të njësive të ushtrisë. Në qarkoren e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm thuhej se: “Delegatët komunalë dhe sidomos delegatët për në Kongres, duhet të zgjidhen nga radhët e militantëve dhe luftëtarëve më të provuar dhe që përfaqësojnë me të vërtetë popullin”.

Në këtë mënyrë në Kongres u përfaqësua i gjithë populli, nga Jugu në Veri, nga terreni dhe ushtria, me parti dhe pa parti, nga radhët e klerit, rinia dhe gruaja. Gjithsej u zgjodhën 200 delegatë.

Pse u mblodhën në Përmet?

Sepse krahina e Përmetit dhe krahinat përreth kishin një pozitë të favorshme strategjike që mund të mbrohej më mirë nga forcat partizane dhe ato popullore.

Së dyti, sepse qyteti i Përmetit ishte i çliruar dhe, me këtë, duhej t’i tregohej opinionit të brendshëm dhe të jashtëm se lufta e popullit shqiptar kishte kaluar nga faza e luftës partizane, në një luftë të rregullt me veprime të mëdha të bashkërenduara, kishte kaluar në fazën e çlirimit të qyteteve. Së treti, për të nderuar kujtimin e udhëheqësve të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare, që lindën në truallin e Përmetit, Poetin e madh Naim Frashërin, filozofin, dhe dijetarin e shquar Sami Frashërin dhe revolucionarin e madh Abdyl Frashërin.

Punimet

Punimet e Kongresit filluan më 24 Maj 1944, ditë e mërkurë në ora 09:00 në prani të 200 delegatëve dhe të një numri të ftuarish. Ishin ftuar edhe përfaqësuesit e misionit ushtarak britanik, por ata nuk mundën të merrnin pjesë.

Kongresin e çeli me një fjalim të shkurtër Dr.Omer Nishani, i cili ndër të tjera tha: “Se ç’të drejta kemi fituar me luftën tonë, e si do ta ngremë ne Shqipërinë e re demokratike e popullore, e dëshmon ky Kongres, do ta dëshmojnë përfundimet e tij”.

Raportin “Zhvillimi i Luftës Nacionalçlirimtare të popullit në lidhje me ngjarjet ndërkombëtare” e mbaji Enver Hoxha. Ai ndër të tjera tha: “Kjo që bëjmë sot, është një nga ngjarjet më të mëdha të popullit shqiptar. Për të parën herë populli dërgon përfaqësuesit e vet, që i ka zgjedhur lirisht e që ka besim në ta”. Ndërsa, duke bërë fjalë për sakrificat e mëdha që u bënë gjatë luftës tha: “Kemi pasur vuajtje dhe mundime të mëdha, me të cilat bijtë e popullit tonë, të plagosur, pa bukë, të zhveshur, në borë e furtunë, por me moralin kurdoherë të lartë, kanë treguar trimëri të padëgjuara, me të cilat do të mburren me shekuj brezat e ardhshëm të popullit tonë”.

1. Të ndërtohet Shqipëria e re demokratike e popullore sipas vullnetit të popullit, që sot e shpreh solemnisht në Këshillin e Përgjithshëm Antifashist NAÇL.

 T’i ndalohet ish -mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe, të mos njihet asnjë qeveri që mund të formohej brenda ose jashtë vendit kundër vullnetit të popullit.

3. Të vazhdohet më me ashpërsi lufta kundër pushtuesve gjermanë dhe tradhtarëve shqiptarë, deri në shkatërrimin e tyre të plotë dhe vendosjen e pushtetit demokratik-popullor në të gjithë vendin.

Kurse Këshilli i Përgjithshëm vendosi

Vendimi mbi rishikimin dhe prishjen e gjithë marrëveshjeve politike dhe ekonomike që binin në kundërshtim me interesat e popullit dhe të kombit shqiptar.

Vendimi mbi shndërrimin e Ushtrisë NAÇL në ushtri të rregullt, me një udhëheqje të njësuar dhe me një komandë të përgjithshme.

Vendimi mbi dhënien e gradave në ushtri. Vendimi për kalimin e Ushtrisë në mësymje të përgjithshme për çlirimin e plotë të trojeve shqiptare. Kongresi miratoi veprimtarinë e përgjithshme të udhëheqjes së Luftës, dhe udhëzimet e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë NAÇL. Këto përbëjnë ligjet e para të pushtetit demokratik popullor.

Këshillin e Përgjithshëm me 121 anëtarë që përfaqësonin të gjithë vendin dhe të gjitha shtresat shoqërore, pjesëmarrëse në luftë.

President, Baba Faja Martaneshi, Hasan Pulo dhe Koçi Xoxe nënpresidentë dhe; Enver Hoxha, Spiro Moisiu, Ramadan Çitaku, Sejfulla Malëshova, Dr.Ymer Dishnica, Liri Gega, Islam Radovicka, Nako Spiru, Tuk Jakova, Mustafa Gjinishi, Haxhi Lleshi, Gogo Nushi, Siri Shapllo, Spiro Koleka, Qiriako Harito, Gjergj Kokoshi, Ollga Plumbi dhe Gaqo Tashko, anëtare. Sekretarë u zgjodhën: Koço Tashko e Sami Baholli. U zgjodh Komiteti Antifashist me atributet e një qeverie provizore, të përbërë nga 11 anëtarë. Enver Hoxha, President, Myslym Peza nënpresident, Haxhi Lleshi i ngarkuar me Punët e Brendshme, Dr.Omer Nishani me Punët e Jashtme, Manol Konomi me Drejtësinë, Dr.Medar Shtylla, me Ekonominë, Ramadan Çitaku, me Fianncën, Spiro Koleka me punët botore, Dr.Ymer Dishnica, me Shëndetësinë, Sejfulla Malëshova me Kulturën dhe Arsimin dhe Bedri Spahiu me Rindërtimin ekonomik.

U zgjodh edhe një Komision për zbulimin dhe vërtetimin e krimeve të pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe për zbulimin dhe vërtetimin e emrave të kriminelëve të luftës. Kongresi u drejtoi përshëndetje: Popujve dhe ushtrisë Sovjetike dhe Marshallit Stalin, Presidentit Rosvelt, Kryeministrit anglez Uilson Chechill. Marshallit Tito, EAMIT grek, Fanolit për shqiptarët e SHBA. Të burgosurve dhe të internuarve brenda dhe jashtë vendit.