Konferenca e Pezës dhe roli i saj në Luftën Nacional Çlirimtare

7538
Sigal

Protagonistë të këtij kuvendi ishin 20 delegatë përfaqësues të krahinave dhe besimeve të ndryshme fetare

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës, e cila pati për qëllim organizimin e forcave të ndryshme politike në një luftë të përbashkët kundër Italisë fashiste. Kë vonë ky organizim mori emrin Fronti Nacional-Çlirimtar, Konferenca e Pezës u mbajt në Pezë, një fshat pak kilometra distancë nga Tirana. Protagonistë të këtij kuvendi ishin 20 delegatë përfaqësues të krahinave  dhe besimeve të ndryshme fetare, klasa dhe shtresa me bindje politike nga më të ndryshmet. Pjesëmarrësit vinin nga rryma të ndryshme politike. Ndërmjet tyre ishin: Abaz KupiAziz ÇamiHalim BegejaHaxhi LleshiIsmail PetrelaMustafa XhaniMyslim PezaNdoc ÇobaRamazan JaraniSkënder Jegeni dhe Skënder Muço. Nga PKSH morën pjesë Ymer DishnicaMustafa Gjinishi, Koço TashkoEnver HoxhaNako Spiru dhe Nexhmije Xhuglini (më vonë Hoxha). Kryetar i konferencës u zgjodh Ndoc Çoba dhe sekretar, Mustafa Gjinishi.

Në konferencë u diskutua organizimi i forcave në një luftë të përbashkët kundër okupatorit, organizim ky që mori emrin më vonë, Fronti Nacional-Çlirimtar. Të pranishmit hynë në debate në lidhje me simbolet komuniste, si ylli i kuq, i cili nuk pranohej nga jokomunistët. U miratua një rezolucion, në të cilin thuhej se përfaqësuesit e të gjitha tendencave nacionaliste, PKSH-së, Rinisë Komuniste, Rinisë Nacionaliste dhe Rinisë Femërore Popullore, miratonin deklaratën përkatëse ku përkrahej koalicioni kundër boshtit, akuzohej rëndë Mustafa Kruja dhe përkrahej lufta e atyre çetave që kishin luftuar deri ato momente, duke i dhënë rëndësi, nga ana tjetër, çështjes së këshillave nacionalçlirimtare. Rezolucioni i Konferencës së Pezës. Delegatët e ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, përfaqësuesit e gjithë tendencave të nacionalizmit shqiptar, të Partisë Komuniste, të Rinisë Nacionaliste, të Rinisë Komuniste dhe Rinisë Femërore Popullore të Shqipërisë, të udhëhequr nga qëllimi i shenjtë për çlirimin e Shqipërisë nga thundra e Italisë fashiste dhe nga tradhtarët e shitur tek i huaji, mbasi përkujtuan dëshmorët e rënë në luftë kundër fashizmit, mbasi shqyrtuam mirë gjendjen shqiptare dhe veçanërisht, mbasi theksuan dëshirën dhe nevojën për organizimin e të gjithë energjive shqiptare për bashkim të plotë të tyre me luftën NÇ, arritën në këto përfundime: Gjendemi në një botë të përgjakur anekënd prej forcave të errëta prej skllavëronjësve të fashizmit. Popuj e kombe u shkelën pa mëshirë prej barbarisë fashiste.

Konferenca zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm Nacional, të përbërë nga :

  • Kamber Qafmolla (kryetar)
  • Mustafa Gjinishi (sekretar)
  • Ndoc Çoba
  • Myslim Peza
  • Abaz Kupi
  • Enver Hoxha
  • Ymer Dishnica (anëtar)

Me përjashtim të Enver Hoxhës dhe Myslim Pezës, të gjithë të tjerët u cilësuan si tradhtarë nga historiografia komuniste, e cila përpiqej t’i jepte rolin e udhëheqësit, Enver Hoxhës.