Konferenca e Pezës (dhe e Skraparit)

Mustafa BAKIASI 

Veteran i LANÇ 

Në prag të përgatitjes së Konferencës Historike të Pezës, çetat partizane dhe populli i Skraparit, intensifikuan Luftën Nacional Çlirimitare kundër armikut me veprim,e të guximshme siç ishin ç’ armatimi i dedashmentit të milicisë fashiste në Mëlovë më 31 gusht 1942 dhe Clirimi i Çorovodës e i krejt Skraparit më 5 shtator 1942. 

Për këto ngjarje historike të rëndësishme, shtypi i kohës (Gazeta Zëri i Popullit) numër 3-4 fq 16 ndër të tjera shkruante:

...Çeta Partizane e Skraparit e udhëhequr prej zemërluanëve Mestan Ujaniku dhe Gjin Marku, filluan luftën e lavdishme, luftën e clirimit të atdheut, fshtatrat e Skraparit dhe malet e kodrat buçitën. Fluturonte fjala e shenjtë në çdo kasolle, në cdo shtëpi. Nuk mbeti burrë, grua, plak e i ri që të mos kishte parë dhe dëgjuar fjalët e arta të Gjin Markut e të Mestan Ujanikut. Çeta partizane pritet me brohori, populli mbronte e ndihmonte se në të shikonte bijtë e vërtetë të popullit tonë, shikonte ata bij që vdisnin maleve për të shpëtuar vendin e popullit nga egërsirat fashiste..

Çlirmi i Skraparit prej 100 fshatrash në zemër të Shqipërisë së Jugut i priu frymës bashkuese të Konferencës Historike të Pezës. Aleatët anglo amerikanë dhe Bashkimi Sovjetik kësaj ngjarjeje me peshë i bënë jehonë të menjëhershme nëpërmjet Radio BBC dhe Radio Berlini, Roma, Bukureshti, njoftonin se një krahinë malore Skrapari, u çlirua nga forcat partizane. 

Ndërsa Enver Hoxha në një fjalim para popullit të Skraparit në Shtator 1963 do të thoshte: “Lufta e Çorovodës ka luajtur një rol vendimtar në fillimin e kryengritjes së përgjithshme të armatosur të popullit shqiptar..”

Këto ngjarje të rëndësishme historike duhet jo vetëm përkujtuar dhe propaganduar nga brezat pasardhës, sepse janë fakte që hedhin poshtë vrerin që derdhin pinjollët ballisto zogistë si Uran Budka e të tjerë kalemxhinj.