Komploti i Turqisë në Vlorë dhe dorëheqja e detyruar e Ismail Bej Vlorës

867
Sigal

Nga
Ergys Alushi
gazetar

Skënder Spahiu
Drejtor i muzeut historik, Vlorë

Shpallja e shtetrrethimit në Vlorë.
Çfarë ndodhi në vaporin austriak me njerëz të dyshuar në bord?
Kush ishte Beqir Gerbeneja?

Vlonë më 24 Shen-Endre 1913
“Qeverria e Perkohesme, duke u-marrë vesh me komisiën Ndërkombëtarë të kontrollit, vendosi të prokllamojë Shtetin e Rrethimil (ldare-yrfiie) e për këtë qëllim i jep fuqië të ptotë misiës Hollandeze të gjendarmeriës që të marrë të gjitha masat që do të gjykojë të nevojshime për shiguriën e vendit”
Ky ishte lajmi kryesor në faqen e parë të gazetës “Përlindja e Shqipërisë” në numrin e saj të datës 24 dhjetor të vitit 1913. Shpallja mbante firmën e Ismail Bej Vlorës.

Komisioni holandez shpërndahu në të gjithë qytetin njoftime me 4 pikat që duhet të kishte në vëmendje popullata e Vlorës:
1. I gjithë pazari bashkë me kazinotë duhet të mbyllen deri në ora 3 alla turka.
2. Sapo të errësohet çdo njeri që lëviz në qytet duhet të ketë dhe një fener në dorë.
3. Krismat e pushkëve janë të ndaluara edhe në rastet kur bie ndonjë zjarr.
4. Kush nuk u bindet urdhrave të mësipërm do të kapet e do të burgoset dhe mund t’i dërgohet dhe gjykatës ushtarake.

Në numrin e parë të vitit 1914, gazeta “Përlindja e Shqipëniës” jepte lajmin e bujshëm e shumë të interesuar për lexuesit e kohës “Beqir Agaj Grebeneja u-zu”

“Beqiri, një nga krerët e komplotit, u-zu në çastin kur gazeta asht nën shtyp. Bashke me ‘te ish edhe Ali Koka, i cili ka qenë mytesarif i Beratit në kohën e Turqiës. U-mbyll edhe ky.
Beqiri, i cili të djelë mbrama ish nisur nga Vlona, kthehej cak në kohën kur Policia kish nevojën ma të madhe për ‘të. Kemi shpresë të madhe se oficerët hollandas, krerët e policiës ushtërore duke pasur në dorë Beqirin do t’i nxjerin në shesh të gjith fajtorët e me që kanë gisht në këtë punë edhe do të dinë t’i gjykojnë e t’u apin dënimin që duhet”

Fillesat e komplotit për Princin mysliman.

Por si kishte filluar përgatitja e komplotit nga ana e Turqisë, për të sjellë në Shqipëri një princ mysliman?
Kush ishin njerëzit e parë, të dërguar nga Turqia, për të përgatitur situatën dhe cili ishte qyteti i parë i Shqipërisë, ku ata gjetën terren?
Pikërisht, në numrin e parë për vitin 1914, gazeta e qeverisë së Vlorës, në një artikull të titulluar “Armiqët e Shqipëniës” bën një historik të fillimit të komplotit që kulmoi me kapjen e Beqir Grebenesë, I dyshuar si njeriu kryesor në përmbushjen e komplotit.

“Turqit, me gjith hendekun e math q’ i ndan tani prej Shaipëniës, nuk duan të heqin dorë nga shpresa se do të mnndin gjithmonë të përfttojnë gjë për vehten e ‘tyne, duke përdoruar me djallëzië padien e fellë të disa Shqipëtarëve…Ka dy muaj që kur se një farë Zenel Bej Ipeku e nje tjater, Zia Bej Giakova, u-nisën nga Stambolli e n’a vajtën në Shkodër. Qëllimi i poshtëm i udhëtimit të këtyne, ish i ktijellët dhe na e njihmin fort mirë; por, duke pritur që as njeri të mos bashkohet me mendimin e ‘tyne të lik dhe që ata vehtë të heqin dorë, nuk deshin t’u a prishin zemrën Shqipëtarëve me lajme të kërilla dhe s’n’a vinte mbarë që neë vehtë t;I apim provat provat e punëve për të cilat të huajtn’a qeshin e n’a shojnë…Zeneli, Ziaj e shokët e t’yne me të cilët kishin erdhur nga Stambolli, kujtuan se vetëm në Shkodër, ku sundon qeverrimi’ndërkombëtarë dhe, pra, mendimet e veçanta mund të tfaqen ma lirisht dhe ahere kur janë kundër mendimit të përgjithëm të Shqipëtarëve atdhetarë, mundin të zenë rrënjë të shëndoshë. Asht vërtet, se, për fat të keq, u gjetën n’atë qytet disa njerës që të lidhen me mendimin e t’yne…. Këta mjerës janë nga ata faqezinjt të cilët Ali Rizai, një kumandar turk që luftoj trimënisht me giith ata që gjendeshin rrethuar në Shkodër prej Malzezve e Serbëve, i bëri për dy pare i shau sa i fëlliqi kur pau se s’e duan liriën, s’e .duan Shqipëniën më vehte, duan të mbeten gjithmonë shërbëtorë, yzmeqarë që ndrojnë zotin tanë jetën e kurrë s’ duan të jenë zot në shtëpiën e vet…Një gjë munden të bajnë në Shkodër, një gjë që asht turp të përmendet, por, me gjith këtë, duhet t’a përmendim tani. U-bashkuan me myftiën e Shkodrës dhe ky dha një fatfa ku thosh se, pas feës musulmane, asht gjyna që një muhamedan shqipëtar, të mbajë në qylaf shqiponjën e Shqipëniës. Kështu shenja e shenjtë e flamurit t’onë, u hoq nga gjith qylafët e muhamedanëve shqipëtarë që ishin gjendarmër a kishin tjatër shërbim e mbanin rroba zyrtare.

Pas kësaj vepre, Zeneli e Ziaj, u-nisën për Durrës e Tiranë. Këtu, me të vërtet, mundën të gjejnë asish fanatikë që të vinë pas mendjes së’tyne e të përpiqen bashkë me ‘ta që të bahet mbret i Shqipëniës një njeri i cili të mos jetë evropian e keshtu pra, të humbasë Shqipënia. U-banë fjalë, mbledhje, punë, në Tiranë për këtë gjë…Ka një muaj sot që kur se kishin nisur të duken nga ana e Dibrës e në Çermenikë t’Elbasanit pemët e kësaj lëëizjes që e kish ‘burimin e yshqimin në Durës e në Tiranë. Qeverriës së Përkohëshme, nuk I shpëtonin nga syni këto ngjarje, pandaj kish marrë të gjitha masat të nevojshme që t’a farosë këtë lëvizje cak në kohën kur krerët e ‘saj, do të kujtonin se e mbaruan qëllimin pas zemrës së vet”

Kapja në Vlorë e ushtarëve që do të bënin komplotin

Qeveria e Vlorës në bashkëpunim me Kontrollorët e huaj kishin informacione se një anije do të vinte në Vlorë për të sjellë trupat ushtarake që do të ndihmonin në realizimin e komplotit.
Ja si do ta përshkruajë gazeta e Vlorës “Përlindja e Shqipëniës” ardhjen e vaporit në skelë të Vlorës dhe masat që u morrën për të gjithë ata që u gjendën në vapor:
“Me të vërtet, më 11 1/ 2 të natës, kur asnjeri, po thuaj, veç policit, nuk giendet, zakonisht, në skelë erth vapori Marna i Lloyu që bën rrugën midis Trieshtit e Odesës. Sakaq, Z, Major Thomson, bashkë me dy oficerë e me disa gjendarmë, hidhet në bark e vete në bord të vaporit. Duhet të themi se, që ditën, ish ndrequr fjala me torpilloret e luftës që rinë në liman të Vlonës, dhe, pra, këta ishin gati që edhe t’a ndalojnë ikjen e vaporit po t’ish nevoja. Në vaporin Marma nuk ishin ma pak se 500 shpirt që deshin të zbrisnin në Vlonë dhe midis këtyne nj’ a 200 Shqipëtarë që kishin qënë ushtarë në kohën e luftës ballkanike dhe të cilët, të zanë iesirë, kishin ndenjur gjer tani në Greqië. Qeveria greke, bashkë me të zanit e tjerë, i kish dërguar në Stamboll dhe s’ andejmi, këta të mjerë, u-nisën për n’atdheë. Ata të tjerët që gjendeshin në vapor, ishin Tyrq prej të Turqiës dhe nga ata të vilajetit të Janinës.
Midis këtyne u-gietën 6 oficerë turq: 3 nga Stambolli e të tjerët nga Anaselishti,. Kalaraja e Grebeneja. Këta, Z. Thomson i zbriti nga vapori i mbylli, i solli në skelë e I mbylli. Këtyne u-gjetën me vehte kobure, 14,000 franga në çeka, shumë kartëra të interesëshme edhe një fishek me dhinamitë!”
  Në artikullin në fjalë, gazeta shkruan se në ditën e dytë të kontrollit të vaporit, u zbritën nga mjeti lundrues të gjithë ata që ishin shqiptarë, midis të cilëve edhe 5 veta nga Grebeneja, që dyshohen se janë drejtues të ushtarëve në anije. “Keta – shkruan gazeta – jane shokët e një fare Beqir Agait nga Grebeneja, i cili u shtrengua pardje të iknjë nga Vlona. Ky asht një nga të parët e atyne që përpigen kundër liriës së vërtetë të Shqipëniës. Tani, fund’i fjalës: ç’ kërkojnë këta njerës? Këta, të cilve Perëndija u ka marrë menttë, dashkan t’a proklla mojnë…Izet Pashën, mbret në Shqipënië dhe nën hien e Sulltanit!…”

Çfarë shkruanin gazetat e kohës për ngjarjet e Vlorës

Gazeta “Tribuna” duke komentuar lajmet që vinin nga Vlora, shkruante se prej disa ditësh dihej për një lëvizje myslimane e ndërmarrë nga disa agjentë turq të drejtuar nga Izet Pasha, i cili kishte qenë Ministër i Luftës në Turqi dhe që ishte zëvendësuar nga Enver Pasha. “Dijshim – shkruan gazeta – dhe që Izet Pasha ka pas qenë marrë vesh tinësisht me Esad Pashën dhe që një tugë ushtarësh turqë kërkonte të niset me një vapor t’austriës që të zërypin në Vlonë që të ngrijtin popullin musulman kundrra Qeverries së Pertashme e me ngrehur Izet Pashën jo si Mbret por si princ i shtetit të ri që të jenë nën suverenitet të Sulltanit…”. Gazeta e vazhdon shkrimin e saj duke treguar se skela e Brindizit ishte menduar që të ishte qendra e ushtarëve, por që në momentin e fundit ushtarët kanë zgjedhur për të hipur në një vapor austriak e të vinin drejt e në Vlorë, pa e ditur se i priste xhandarmëria vendase dhe ushtarakët hollandezë që kishin marrë nën kontroll qytetin me qëllim sigurimin e rendit e të qetësisë.
Korrespodenti i gazetës “Frankfurter Zeitung” nga stambolli vërteton se Izet Pasha asht qenë zgjedhur princ i Shqipëriës në një mbledhje të mëshehtë që asht mbajtur nga krenet shqipëtarë në Durës. Gazeta “Përlindja e Shqipëniës” e cila i referohet gazetës së mësipërme shkruan: “Izet Pasha në këtë javë do të niset për në Vlonë me dërgatën shqipëtare që ka ardhun me marr në Stamboll. Qyshket (konditat) që ka kërkua Izet Pasha që të pranoj titullin e princit Shqipëniës janë këto:
1) Shqipëria ka me qenë proncipatë e jo regjimë.
2) Shqipëria, për dhetë vjetëka me mbetur nën kontrolin të Austriës et’Italiës.”

Çfarë thuhej në Stamboll

Ardhja në Vlorë e vaporit me ushtarë turq e shqiptarë, mbi 500 veta, shkaktoi reagime të shumta në kancelaritë evropiane, të cilat kishin përfaqësuesit e tyre në Vlorë, në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit. Situata bëhej edhe më e rënduar kur tashmë ishte vendosur prej tyre dhe princi që do të qeveriste Shqipërinë, që pritej të vinte nga dita në ditë në Shqipëri. Reagime pati edhe në Stamboll, ku në qarqet diplomatike atje ka pasur shfaqje të një çudie, në lidhje me lajmet për realizimin e një komploti nga njerëzit e Izet Pashës. Ja çfarë shkruante gazeta “Tribuna” e janarit 1914 për reagimet që vinin nga Stambolli: “U dinte shum mir prej një javet që Izet Pasha do t’u niste për në vendet e shkelura të Shqipëniës Jugore per me veshtruar kamjet e tija q’I ka në Shqipënië të poshtme dhe që disa ditt para ka marrë një letër të dërgueme prej Esad Pashës me një njerin e tij.”

Vijon…