Kolonel Sulejman Abazi: Në vitin 1989, stërvitja më e madhe në ishull me avionë, katera, njerëzit shtangën

201

INTERVISTA/ Flet Koloneli Sulejman Abazi, ish-Komandant i Ishullit të Sazanit: Mbledhja urgjente e  ministrit të Mbrojtjes, Karakashi

Vazhdon rrëfimi i Kolonel Sulejman Abazit. Ai në këtë numër flet për gjithçka që nisej nga Vlora, uji, ushqimet, pajisjet shtëpiake, çdo lloj furnizimi, kishte një emërtim; “për Sazanin”. Kjo mënyrë e vlerësimit buronte nga nevoja e përbashkët në jetesë në kushte të vështira. Furnizimi me ujë i ishullit bëhej nga Vlora me një anije cisternë 350 tonësh. Ajo vinte një herë në dy ose tre ditë dhe me këtë regjim plotësonte nevojat me ujë të banorëve dhe të efektivave. Një herë në muaj freskohej edhe uji në rezervë. Brenda sistemit të qendrës së banuar uji lëshohej për 20 minuta në çdo pallat apo banesë, ndërsa forcat ushtarake furnizoheshin me dy autobote në depozita të klorifikuara. Sipas tij, “vuajtja shpirtërore e njerëzve, banorëve të Sazanit” ishte më e madhe. Kishte familje që jetonin aty mbi 10 vite. Ishte një lloj “vetëvrasje” e detyruar dhe e imponuar. I vura vetes detyrë, të përdorja gjithçka, autoritetin tim dhe fuqinë “lartë” që oficerët me stazhin më të gjatë të qëndrimit në Sazan të transferoheshin prej andej. Ja arrita për shumë prej tyre. Jeta e vështirë në Sazan më dha mundësinë të orientohesha drejt ndjenjave humane, duke u kujdesur në mënyrë të veçantë për gjithçka që përbënte “problem” për banorët dhe ushtarakët, sqaron ai.

Ku bazohej mbrojtja e Ishullit të Sazanit dhe furnizmi me ujë nga bëhej? 

për më tepqr lexoni Gazetën Telegraf