Kolonel Malindi: Stërvitja në Voskopojë, Zhukovi më dhuroi një palë dylbi për suksesin

800
Sigal

Rrëfim Ekskluziv i Skënder Malindit për vizitën e Zhukovit në Shqipëri dhe stërvitjen komplekse në Korçë

Skënder Malindi, 92-vjeç, koloneli që drejtoi stërvitjen komplekse në Korçë në vitin 1957, stërvitje që u inspektua dhe vlerësua nga Marshalli Zhukov, tani që kanë kaluar 55 vjet, ka një brengë që i mundon shpirtin: Në përfundim të stërvitjes të cilën e drejtoi ai me funksionarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Zhukovi, i kënaqur nga kjo stërvitje, në shenjë mirënjohje, i dhuroi Malindit një palë dylbi me të cilat Zhukovi ndoqi stërvitjen. Por kur Koloneli u përfshi në goditjen e ‘grupit puçist në ushtri’, gjatë kontrollit të banesës,këto dylbi-dhuratë ia sekuestruan…

Zoti Malindi! Ju keni qenë drejtues i një stërvitjeje komplekse që u zhvillua në rajonin e Korçës në vitin 1957 e që u ndoq nga afër nga Zhukovi?