Kolonel Agim Nanaj: Kur lindën dy djemtë, unë isha duke fluturuar me avion

974
Sigal

INTERVISTA/ Flet Kolonel Agim Nanaj, ish -Pilot: Ja si ndihesha kur fluturoja mbi qiellin e Vlorës

Është e vështirë të jesh larg tokës mëmë, po më e vështirë është të shkëputesh prej saj,e  të fluturosh drejt qiellit. Megjithatë, kur je lart në qiell, çdo aviator e ka të lehtë të mendojë se toka dhe qielli janë bashkë, se të dy janë si  motra me vëllain, që edhe kur janë larg, e ndjejnë veten afër, e duan njëra tjetrën e  nuk ndahen dot.. Ndoshta kështu i është dukur, në udhëtimin e parë drejtë qiellit, aviatorit Agim Nanaj, kolonelit të forcave ushtarake ajrore, që tashmë për shkak moshe, e ka lënë fluturimin e qëndron me të dy këmbët në tokë…..Po ndonëse nga “biri i qiellit”, është bërë “Bir i tokës”, Agimi shpesh hedh sytë në qiellin, që i duket se e ka mbi kokë, si të ishte “çatia e shtëpisë” së tij dhe tretet në përfytyrimet e së kaluarës, që ruajnë kujtime të bukura. Por, kujtimi më i çmuar për të është fluturimi mbi Vlorën, qytetin e tij të lindjes. Ai ka fluturuar qindra herë mbi qiellin e Vlorës, por  më i veçanti është ai i pari. E kur e kujton atë ditë,  aviatori vlonjat flet me drithërima.. Për mbresat që shkaktojnë lënia e shtëpisë në tokë e fluturimi drejtë  “shtëpisë së qiellit”, ne iu lutëm Kolonel Agimit, t’i merrnim një intervistë për revistën labe,“Horën”. Dhe ai bir Labërie, me mirëdashje pranoi, sepse, siç na tha, bëhej fjalë për fluturimin e tij mbi Vlorën, që ai nuk e ndan nga zëmra, shpirti dhe mendimet..

– Z. Agim, sa vite shërbyet si aviator?

-Më shumë se 2O vite. Unë, si shumë shokë të tjerë shërbyem si aviator dhe instruktor pilotimi,  që me hapjen  e shkollës  së Aviacionit në qytetin e Vlorës….

Duro Mustafai

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf