Koli Çobo: Kam qenë badigard i Enver Hoxhës për 4 muaj, me ne ishte shumë serioz

810
Sigal

INTERVISTA/ Flet specialisti i parë i riparimit të aviacionit shqiptar, Koli Çobo

Është rreth 85 vjeç, por tepër energjik dhe me memorie të admirueshme. Është  nga fshati Çiflik i Roskovecit. Një fshat i vogël, por që ka shpërndarje të gjatë, shtëpi larg njëra-tjetrës deri në 3 km, ndërsa nga Lindja në Perëndim gjerësia e fshatit është 1700 m. Një fshat shumë interesant, pasi kjo tokë ka qenë e pronarëve të Risilisë së Vlorës, thekson z. Koli. Gjithsej kishte 50 shtëpi. “Kur u linda, s’kisha as tokë, as shtëpi. Babai im në moshën 16  vjeç shkoi në Amerikë, konkretisht në vitin 1912 dhe erdhi në vitin 1920. Babai im vdiq shumë shpejt dhe më la në moshën 5 vjeç. Unë mbarova shkollën në Roskovec, 5-vjeçaren dhe në shtator  të vitit 1943, në moshën 15 vjeç dola partizan”. Më pas, jeta e tij rrjedh si një roman. Kalon në Jugosllavi, studion në Rusi dhe bëhet specialisti i parë i riparimit të avionëve ushtarakë dhe më pas atyre civilë. Feçor Shehu tenton ta bëjë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, por ai nuk pranon. Fillon kalvari i vuajtjeve dhe puna në komunale.

 Partizan 15 vjeç, nuk ishe i vogël?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf