Kolë Ndreka: Ja çfarë i raportuam Beqir Ballukut për vrasjen e 8 ushtarakëve në Burrel

990
Sigal

EKSKLUZIVE/Ushtaraku Kolë Ndreka rrëfen tragjedinë e 25 tetorit 1965, ndër më të rëndat e ushtrisë shqiptare

“U helmuan nga gazi i shpërthimeve në tunel, ushtarakët vdiqën duke ndihmuar njëri-tjetrin”

(Vijon nga numri i kaluar)

Tragjedia e rëndë, vdekja e 6 ushtarëve dhe 5 oficerëve të Korpusit të Burrelit nga shpërthimet për hapjen e Vendkomandës së Luftës në Bizë të Martaneshit më 25 tetor 1965, si një nga ngjarjet më të rënda të kohës për ushtrinë, ka alarmuar drejtuesit më të lartë të shtetit të Kohës. Beqir Balluku, Ministri i Mbrojtjes, është ‘ngujuar’ në zyrën e tij dhe rri në kontakte të pa ndërprera me Gjeneral Vehbi Hoxhën, Komandantin e  Korpusit të Burrelit. Ndërkohë, Balluku ka dhënë një orë afat për informacionin paraprak që do i përcillej Komandantit të Përgjithshëm Enver Hoxha. Kolë Ndreka, që është një nga hartuesit e këtij informacioni, në intervistën në vazhdim, sjellë detajet e kësaj ngjarje të rëndë dhe përgjegjësitë që dolën nga ajo…