Kole Ndreka/ 50 vjet më parë ndodhi tragjedia në malin e Kalibit që i mori jetën 8 ushtarakëve

274
Më 25 Tetor 1965 në malin e Kalibit të Martaneshit, është shënuar njëra nga ngjarjet më të rënda në Ushtrinë Popullore të Shqipërisë, e vlerësuar si akti më i lartë i heroizmit të 2 oficereve dhe 6 ushtareve. Në këtë gjysme shekulli nga rënia e tyre, unë autori i këtij shkrimi, që i kam njohur mirë ata dhe e zotëroj të vërtetën si ndodhi ajo tragjedi. Dua t’ju përcjell edhe një herë homazhin familjeve të tyre dhe ish ushtarëve që mbijetuan. Dua të dëshmoj edhe një herë, sa i madh ka qenë solidariteti vëllazëror në radhët e ushtrisë tone. Mali, ku ranë ata, është kuota më e larte në lartësitë e Martaneshit. Repartit të tyre i qe ngarkuar detyra që në zemër të atij mali, të hapeshin tre tunele të thella, për tu bërë vendkomanda e përparuar e korpusit verilindor me komandën në qytetin e Burrelit. Nga ajo lartësi vrojtohej krejt brezi kufitar me Maqedoninë,
….
Të plotë shkrimin mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Telegraf…