Kleanthi Llogoni: Mehmet Shehu kërkonte llogari dhe hakmerrej edhe sikur të mos kishim faj fare

783
Sigal

INTERVISTA/ Flet ish -agronomi Kleanthi Llogoni: Në aksion vinin bijtë e udhëheqësve që nga djemtë e Enver Hoxhës

   Një jetë agronom dhe ai ende vazhdon të punojë me atë intensitet. Tashmë në një profil të përafërt. Ai ka hapur një  farmaci bujqësore në Tiranë, ku shet helme kidër bimëve parazitare në bujqësi. Ai e dashuron shumë profesionin e tij dhe kur flet për ato çka sheh në bujqësinë e sotme i vjen të qajë. Puna, atëherë, ishte shumë e vështirë, por në atë sistem bujqësia, sipas tij, kishte arritur rezultate të larta.  Puna ishte punë pavarësisht se paga ishte qesharake. Por mbi të gjitha, sipas tij, shteti ishte në krye të punës, të ndihmonte, të inkurajonte, të krijonte hapësira. Në kooperativën, ku ai punonte vinin vazhdimisht udhëheqësit e kohës, por Mehmet Sheu në mënyrë të veçantë. Ai gjithmonë donte të kapte në befasi për të marrë masa. Por, megjithatë, bujqësia arriti rezultate, madje nga më të lartat në Europë. Kërkesat për bujqësinë vinin në rritje, dhe pse po zvogëloheshin investimet. Sipas tij, NB e Lushnjës ishte më e madhja në Shqipëri dhe në Ballkan. E shtrirë më së shumti mbi ish -kënetën e Tërfubit. 13.00 ha tokë, pemëtari, vreshtari, ullishte etj..  Mbi 15000 punëtorë, 12 sektorë banimi me rreth 30 000 banorë. Vetëm sektorin Cermë kishte 6000 të tillë baras me qytetin e Çorovodës. Brigadier në të gjitha sektorët ishin mbi 300.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf