Kastriot BEZATI/ S’i u kthye në shtator 1997, pallati i kulturës “Naim Frashëri” në kishë

746
Sigal

Dëshmi dhe dokumente nga historiani Kastriot Bezati: E vërteta e konfliktit të pushtetit me kishën për pallatin “Naim Frashëri”

 * Historian

Përmeti në vitet 1432-1962. Vendimi dhe projekti për pallatin e kulturës “Naim Frashëri”

PËRMETI NË VITET 1432-1962

Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, i vetmi në qytetin e Përmetit, u investua dhe  u ngrit tërësisht nga themelet nga shteti në zbatim të Vendimit Nr. 69 datë 11.08.1960 të ish Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit Përmet, në kuadrin e vënies në jetë të planit urbanistik të qytetit të Përmetit. Në këtë vendim të KE të KP të rrethit të Përmetit, firmosur nga kryetari Et’hem Bakiasi, ndër të tjera thuhet: “Komiteti Ekzekutiv i KP të Rrethit Përmet, sot më datën 11.08.1960 mori në shqyrtim propozimin e Seksionit të Arsim-Kulturës për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës … dhe, mbas diskutimesh, vendosi: Të ndërtohet Shtëpia e Kulturës … në tokën shtetërore pranë Bankës së Shtetit dhe Parkut “Naim Frashëri”, që do të ketë këto kufi: Nga lindja – Parkun “Naim Frashëri”, nga veriu – Bankën e Shtetit, nga perëndimi – Parkun “Naim Frashëri” dhe nga jugu – rrugën kryesore të qytetit”.

PROJEKTI I PALLATIT

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf