Kastriot Bezati/ Kuvendet Kombëtare të Frashërit në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

809
“Patriotizmi tregon vlerën e njeriut”, – ka thënë Sami Frashëri. Më 22 tetor 1878, Pashko Vasa, në memorandumin që i drejtonte ambasadorit të Austro-Hungarisë në Stamboll, cilësonte: “Ndërgjegjia e popullit shqiptar ngre krye kundra nënështrimit … Pikërisht tek kjo ndjenjë e ka burimin Lidhja e sotme Shqiptare”. Më 1878 shqiptarët në Ballkan ishin lart-poshtë 1.700.000 veta dhe në emër dhe për atdheun, u ngritën e luftuan njëherësh në tri fronte: kundër vendimeve të Fuqive të Mëdha, kundër monarkive fqinje të Ballkanit dhe kundër Perandorisë Osmane, luftuan ata për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut dhe për krijimin e shtetit kombëtar shqiptar, formuan ata më 10 qershor 1878 Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, me kryetar të Këshillit të Përgjithshëm Iljaz Pashë Dibrën, kryetar të Komitetit Kombëtar Ymer Prizrenin, kryetar të Komisionit të Punëve të Jashtme Abdyl Frashërin, kryetar të Punëve të Brëndshme Shaban Prizrenin e kryetar për Çështjet Financiare Sulejman Vokshin dhe, në janar të vitit 1881, në Prizren, Komitetit Kombëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e shpalli veten Qeveri e Përkohshme e Shqipërisë, që është e para Qeveri e Shqipërisë, me kryeministër Haxhi Ymer Prizreni dhe Ministër të Jashtëm birin e madh të Frashërit e Shqipërisë, Abdyl Halit Frashëri, që u bë simbol i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Për më tepër lexoni gazetën Telegraf
Sigal