Kadri DINGU/Më 20 korrik 1957 u krijua Organizata Kombëtare e Veteranëve të LANÇ-it

1002
Sigal

HISTORIKU/ Zhvillimi i Konferencave të organizatës së veteranëve të LANÇ-it të Rrethit të Tiranës

Zhvillimi i Konferencës së I-rë të organizatës së veteranëve të LANÇ-it të Rrethit të Tiranës, më 25 shtator 1957

 Më 20/07/1957 u krijua Organizata Kombëtare e Veteranëve të LANÇ-it. Ngjarje kjo e rëndësishme për veteranët si dhe për tërë popullin shqiptar, si bijë e këtij populli që mbajtën mbi shpatullat e tyre, barrën dhe sakrifikuan Rininë se jetës së tyre, për çlirimin e atdheut tonë, që e gëzojmë sot të lirë, Sovran e të çliruar. Qe kjo luftë që e radhiti vendin tonë në radhët e Kampit të madh antifashist, dhe me vendet fituese të Luftës së Dytë Botërore.

Konferenca e I-rë e e veteranëve të LANÇ-it të Rrethit të Tiranës (Qytet e Fshat) i zhvilloi punimet më 25 Shtator 1957. Raporti i Konferencës u mbajt nga shoku Refat Dedja, si kryetar i komanduar i Komitetit të Veteranëve të Rrethit të Tiranës.

Në Raportin e mbajtur u trajtuan dy probleme kryesore, së pari: Roli historik dhe detyrat kryesore që duhet të bëjë Organizata e Veteranëve, dhe miratimi i Statutit të parë të organizatës.

Në Raport u trajtua respekti dhe kujdesi i pushtetit Popullor për veteranët e LANÇ-it që përfaqësojnë bijtë më besnikë e luftëtarët trima të pa trembur, që i kushtuan jetën e tyre për çlirimin e Shqipërisë. Si detyrë kryesore u shtruan që veteranët të shkruajnë kujtimet e tyre që kanë jetuar në këtë Epope, dhe t’i ruajnë ato si dokumente kryesorë të rëndësishëm, për t’i botuar për brezat e ardhshëm.

Për veteranët është një nga detyrat kryesore që të marrin pjesë aktive tani në frontin kryesor të Rindërtimit të vendit, në ngritjen e fabrikave të reja; tharjen e kënetave e zhvillimit të tyre në këneta pjellore; shfrytëzimi i burimeve ujore me ndërtimin e centraleve elektrike; zhvillimin e Arsimit e Shërbimit Mjekësor; forcimin e mbrojtjes e të rendit popullor, e të miqësisë e të bashkëpunimit midis popujve.

Si problem kryesor për forcimin e rolit të organizatës të veteranëve, u diskutua dhe u miratua Statuti i Organizatës, ku në të u përcaktua struktura organizative; përbërja e anëtarësisë si dhe detyrat e të drejtat e tyre, dhe të bëhet evidenca e veteranëve, anëtarë të organizatës tonë.

Konferenca zgjodhi komitetin e saj të përbërë me 25 anëtarë, dhe kryesinë me tre anëtarë. Kryetari u zgjodh veteran Refat Dedja, Sekretar: Reshat Veizi dhe Zëvendës Kryetar: Et’hem Bajrami.

 Zhvillimi i Konferencës së II-të të organizatës së veteranëve të LANÇ-it të Rrethit të Tiranës, më 30/Shtator/1965

 Referati i punës së zhvillimit u mbajt nga ish/kryetari Refat Dedja. Në bashkëpunim me organet e pushtetit lokal, ngritën në kujtim të LANÇ-it, disa memoriale të dëshmorëve, si të Qemal Stafës e Vojo Kushit etj., dhe vendosën në 85 sheshe e shtëpi, rrugë e vende ku janë kryer aksione luftarake, pllaka përkujtimore dhe u ndërtuan varrezat e dëshmorëve. Gjithashtu u bë përkujtimi i përvjetorëve të datave Historike, si datën 29 Nëntorit e të 5 Majit, të Konferencës së Pezës, të 10 Korrikut, Çlirimi i Tiranës etj. Në kuadër të kësaj veprimtarie rëndësi ju kushtua punës me nxënësit e shkollave; zhvillimit të referateve dhe zhvillimit të aksioneve luftarake në qytet e në fshatra, zhvillimi i eskursioneve në vendet historike, vizita e biseda me familjet e dëshmorëve etj.

Rëndësi ju kushtua ndërtimit të strukturës organizative, ku në të gjithë lokalitetet, në fshatra dhe në lagjet e qytetit u ngritën organizata të veteranëve, u punua statuti i organizatës, u vendosën shpërblimet për vjetërsinë në LANÇ. Rëndësi të veçantë iu kushtuan veprimtarisë së seksioneve të familjeve të dëshmorëve dhe të invalidëve të LANÇ.

Konferenca ia zgjodhi organet drejtuese, si komitetin e përbërë prej 51 anëtarësh dhe si kryetar u rizgjodh Refat Dedja, dhe sekretar Mane Nishova.

 Zhvillimi i Konferencës së III-të të organizatës së veteranëve të LANÇ-it të Rrethit të Tiranës, më 15/Shtator/1968

 Raporti i veprimtarisë së Organizatës gjatë tre viteve u mbajt nga shoku Llazi Stratoberda. Gjatë periudhës nga Konferenca e dytë në të tretën, dolën në pension shumë veteranë, të cilët u aktivizuan në Organizatat e veteranëve, kështu në Organizatën e Tiranës, ku zëvendësuan Kryetarin e saj, shokun Refat Dedja, që ishte dhe me detyrën e kryetarit të Këshillit Nacional-Çlirimtar të Tiranës (Bashkisë).

Në raport u bë një analizë e gjerë e veprimtarisë të Organizatës të Veteranëve, të LANÇ-it. Me një frymë kritike, të njohjes dhe të eliminimit të të metave, që ishin shfaqur në Organizatën e Tiranës, ku me ardhjen në radhët e saja, veteranët pensionistë kishin sjellë pakënaqësi të ndryshme e sidomos ekonomike dhe tek disa veteranë kishin marrë karakter politik. Shumica nga këto kishin qenë oficerë në ushtri. Kjo ishte reforma e parë, ku dolën në pension 2000 ushtarakë. Natyrisht ata me pensionin që morën mbeteshin të pakënaqur.

Kjo kërkonte zhvillimin e një pune politike shumë të kujdesshme, e cila u realizua me vështirësi. Në disa raste, tek disa persona të veçantë mori karakter armiqësor. Problemi tjetër i rëndësishëm ishte rritja e kujdesit të zhvillimit të punës politike në fshat. Në radhë të parë duhej që veteranët të ndiqnin me vetëdije, rrugën e kolektivizimit të bujqësisë. Fshati i Tiranës zinte vendin e 7-të në shkallë Kombëtare. Është merita e 32 veteranëve që vullnetarisht ngritën në fshatrat e tyre kooperativa bujqësore dhe morën përgjegjësinë e drejtimit, si në Yrshek, Pezë, Yzberisht, që u bënë model me rritjen e prodhimit bujqësor.

Rëndësi të veçantë iu kushtua në Konferencë, ndërtimit dhe funksionimit të Organizatës së Veteranëve të rrethit. Kështu me vendimet e marra, u ndërtuan seksioni:

1. Propagandës me drejtues veteranin Dhori Panariti,

2. I Dëshmorëve me drejtues veteranin Adil Prishta,

3. I të Burgosurve dhe Internuarve me kryetar Mane Nishova,

4. I Patriotëve me kryetar Et’hem Berhanin.

Konferenca zgjodhi komitetin me 75 anëtarë dhe kryesinë me 5 anëtarë:

1. Kryetar Llazi Stratoberda

2. Sekretar Qebrie Ciu

3. Z/kryetar Et’hem Barhami

4. Z/kryetar Dhori Panariti

5. Z/kryetar Mane Nishova.

       

Zhvillimi i Konferencës së IV-të të organizatës së veteranëve të LANÇ-it të Rrethit të Tiranës, më 25/Qershor/1973

 Raporti i veprimtarisë së Organizatës të Veteranëve të rrethit të Tiranës e mbajti kryetari i saj, shoku Llazi Stratoberda. Në raport u analizuan problemet kryesore siç ishte forcimi i punës për ndërtimin dhe funksionimin Organizativ. Kështu në qytet u ndërtuan N/Komitete të Organizatës të Veteranëve të LANÇ-it, mbi bazën e katër rajoneve nga këto 3 në qytete dhe në fshatra, ndërsa Organizatat e veteranëve u ndërtuan në qytete në bazë lagjesh ose blloku (në Raport me numrin e veteranëve), ndërsa në fshatra u ndërtuan në lokalitet ose fshat duke bashkuar më shumë se 2 fshatra. Një shtrirje e ndërtimit të tillë, rriti veprimtarinë e veteranëve në përputhje me kushtet ekzistuese të lokalitetit, lagjes e fshatit, ndërsa veprimtaria politike u lidhën ngushtë me ngjarjet Historike të lagjes të qytetit.

Një ndërtim e funksionim i tillë, bëri që në punën e propagandës të aktivizohen veteranët e familjet e tyre, aktivistët e organizatave të tjera popullore, si këshillat popullore, të Rinisë e të Gruas, e sidomos në shkollat e kuadri i mësuesve. Në disa shkolla 7-vjeçare, u ngritën këndet e LANÇ-it, ku publikoheshin fotografira, kujtime e artikuj të shkurtër, të bëra nga nxënësit e mësuesit e shkollave. Ndërsa për festat kombëtare, aktivitetet bëheshin në shkallë Rajoni e Lokaliteti. Konferenca shtroi detyrën që të forcohej më tej veprimtaria propagandistike, si në lagjet e qytetit dhe sidomos në bazë fshati, duke tërhequr në këto aktivitete sa më shumë vajza e gra. Konferenca zgjodhi komitetin me 81 anëtarë me drejtues të kryesisë. Kryetar Llazi Stratoberda, sekretar Njazi Cepani, N/kryetar Mane Nishova, Et’hem Barhani, Shaban Rexha, Zija Konho, Irfan Çoçoli.

  Zhvillimi i Konferencës së V-të të organizatës së veteranëve të LANÇ-it të Rrethit të Tiranës, më 25/Qershor/1973

 Raporti i veprimtarisë së Organizatës gjatë viteve 1973-1977 u mbajt nga Kryetari, shoku Llazi Stratoberda. Ishte bërë traditë që në Raportet që mbaheshin në Konferencat trajtoheshin një tematikë unike. Kështu fillonin me punën e bërë për propagandimin e zhvillimit historik të LANÇ-it, si një ndër Epopetë e lavdishme të popullit shqiptar për edukimi patriotik të Rinisë, vazhdonte me problemet e funksionimit organizativ e mbyllej me ndonjë autokritikë, dhe me detyrat për të ardhmen. Në kujtimet e mia si veteran, dhe si punëtor partie, në këtë tekst historik lexuesi do të njihet me probleme të veçanta që Organizata e veteranëve të LANÇ-it të Tiranës i ka përqendruar vëmendje të veçanta. Kështu në punimet e kësaj Konference përveç Raportimit në përgjithësi, si probleme të veçanta kanë qenë dy:

Së pari, puna e zhvilluar në kuadrin e 30 vjetorit (1974) të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit Nazi-Fashistë, pra fitorja e LANÇ-it, pjesëtarë të të cilit kemi qenë ne veteranët (ku kujtonim Rininë tonë).

Së dyti, tërheqja e Eshtrave të dëshmorëve të LANÇ, që ranë në betejat e zhvilluara për çlirimin e Kosovës.

Nga puna e zhvilluar gjatë vitit 1974 në kuadrin e 30 vjetorit të Çlirimit, qe një nga aksionet më të mëdha politike, ku u përdorën të gjitha forcat për realizimin me sukses të veçantë dhe që u mbyll me paradën ushtarake. Ndërsa gjatë viteve 1975-1976, u arrit që të sigurohen shumica e eshtrave të dëshmorëve të dy divizioneve (5 e 6-të) të UNLÇ shqiptare që luftuan për çlirimin e tokave shqiptare që eshtrat e tyre vendosën në varrezat kombëtare të dëshmorëve të LANÇ në Tiranë. Ky qe plotësimi i amanetit të shokëve tanë dëshmorë.

Konferenca zgjodhi komitetin e Tiranës me 85 anëtarë, dhe me drejtuesit e kryesorë së saj:

1. Llazi Stratoberda – Kryetar

2. Njazi Çepani – Sekretar

3. Mane Nishova – N/Kryetar

4. Merihan Najdeni – N/Kryetar

5. Irfan Çoçoli – N/Kryetar

6. Zija Kamba – N/Kryetar

7. Et’hem Berhani – N/Kryetar

Zhvillimi i Konferencës së VI-të të organizatës së veteranëve të LANÇ-it

të Rrethit të Tiranës, më 26/Maj/1981

Në Konferencë raporti mbi veprimtarinë e organizatës nga Konferenca e mëparshme u mbajt nga shoku Llazi Stratoberda. Në raport u tha se organizatat e veteranëve të qytetit dhe fshatit janë karakterizuar nga një frymë e lartë luftarake, që në bashkëpunim me Organizatat e masave në Institucionet Arsimore e Kulturore, Repartet ushtarake e Muzeu i LANÇ-it, kanë zhvilluar një aktivitet të gjerë në fushën e Edukimit patriotik, sidomos të brezit të ri. Në raport u theksua së në Organizatat e veteranëve në qytete e fshatra duhet të rritej vetëveprimi dhe iniciativa, dhe nuk duhet të presin që t’i thuhej nga kryesia e komiteti.

Në Konferencë u kërkua që të rritej veprimtaria e seksioneve të ngritura, të bëjnë përpjekje për realizimin e detyrave dhe të ndihmojnë sidomos organizatat e veteranëve të zonave të fshatrave malore.

Në përfundim konferenca zgjodhi komitetin e ri të përbërë nga 85 anëtarë, e cila zgjodhi kryesinë me drejtues kryesorë:

1. Llazi Stratoberda – Kryetar

2. Ilmi Zajmi – N/Kryetar

3. Merihan Najdeni – N/Kryetar

4. Irfan Çoçoli – N/Kryetar

5. Zija Kamba – N/Kryetar

6. Shaban Rexha – N/Kryetar

7. Njazi Çapani – Sekretar

Një muaj pas konferencës shoku Llazi Stratoberda u nda nga jeta, dhe u zëvendësua nga Shoku Bilal Paruca, i cili ishte dhe me postin e N/Kryetarit të Komitetit Kombëtar të Organizatës të Veteranëve.