Juri Shvec/ Ukraina ka dy armiq: Rusinë putiniane dhe shtetin e vet, të përfaqësuar nga një milet burokrat

818
A mendoni se Putini do të kuturisë të ndërmarrë ndonjë sulm të përmasave të gjera kundër Ukrainës?
Në zbulim dhe në analitikë kanë rëndësi hollësitë. Unë ato nuk i njoh. Por po shikoj dy gjëra serioze. Së pari, grumbullimi i trupave ruse në kufi me Ukrainën është tashmë një gjë e palejueshme. Ta mbash kot një sasi kaq të madhe njerëzish, është punë me zarar. Ata do të demoralizohen dhe do të shndërrohen në një forcë të rrezikshme për vetë Rusinë.
Së dyti, Për Federatën Ruse është tej mase e domosdoshme që Perëndimi t’i heqë sanksionet dhe të mos vendosë sanksione të tjera. Para pak kohësh, kryeministri Dmitër Medvedjevi po ankohej, kur ishte duke raportuar për gjendjen brenda vendit. Nëse Putini do të kuturisë të ndërmarrë ndonjë sulm, ekonomia e Rusisë s’ka për t’i përballuar dot sanksionet e tjera. Por ama duhet marrë parasysh faktori i “administrimit territorial të KGB-së”, shembull i qartë i të cilit është Putini. Siç thoshte i ndjeri Bjerezovski: “Është e vështirë ta parashikosh logjikën e idiotëve”.

Atëherë a mund të ma shpjegoni logjikën e presidentit të SHBA, i cili po e frenon furnizimin e Ukrainës me armë vdekjeprurëse?
Obamën pikërisht mund ta kuptosh: nëse armët amerikane do t’i braktisin po ashtu si edhe armët ukrainase gjatë tërheqjes së forcave të Operacionit Antiterrorist nga Debalcevoja, atëherë do të krijohet një skandal dhe përgjegjësinë për një gjë të tillë do ta mbajnë jo senatorët që po ngrenë zërin për t’i dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës, por personalisht Barak Obama. 
Për më tepër lexoni gazetën Telegraf
Sigal