Juri Shvec/ Raketat ruse shkatërrojë 3 qytete amerikane, ndërsa ato të SHBA rrafshojnë gjithë Rusinë

761
Por megjithatë, në dallim nga shokët më të talentuar të klasës, pikërisht Putini është ai që për 15 vjet po drejton pa ndërprerje njërin nga shtetet më të mëdhenj të botës, apo jo?
Po ai prandaj edhe u ngrit në pozitë se në këtë mes kemi të bëjmë me një traditë tashmë të kristalizuar të sistemit politik, deri dje sovjetik dhe tani rus, kur në sipërfaqe dilnin… mbeturinat. 
Si shpjegohet që në vitin 1953 Hrushovin e emëruan Sekretar të Parë të KQPK të BS?
Se ai ka qenë një njeri absolutisht i neveritshëm, një gaztor i Stalinit. Por atë e emëruan si kukull, prapa shpinës të së cilës rrinin njerëz seriozë. Brezhnjevin, si një njeri i butë dhe mendjeshkurtër që ishte, po ashtu, e vunë përkohësisht në krye të BS. Pas nja dy vjetësh atë duhej ta zëvendësonte njeriu me mend, “Shuriku i hekurt”, Shelepini. Por të gjithë kishin nevojë për një kukull: se, gjoja, do t’ia mbledhim fijet dhe pas nja dy vjetësh do ta shkarkojmë. Si përfundim, ato dy vjetët u bënë tërkuzë deri në 18 vjet të epokës brezhnjeviane. E njëjta histori po ndodh edhe me Putinin. 
Për më tepër lexoni gazetën Telegraf
Sigal