Ju rrëfej “të fshehtat” e Kadri Hazbiut

470

Leonard VEIZI

INTERVISTA V / Flet doktori i shkencave Hasan Luçi, ish-oficer i lartë i zbulimit shqiptar

(vijon nga numri i kaluar)

E kanë pasur vërtet shef, njëkohësisht po aq dhe bashkëpunëtor e mik familje. Për të, thuhet se kishte cilësi të rralla, por duket se aftësia për të drejtuar Shërbimin Sekret, dhe një rrjet të ndërlikuar agjentësh të infiltruar, spiunësh të brendshëm e oficerësh kundërzbulues, nuk e kaloi dot testin me të cilën u përball në tryezën “ovale” të Byrosë Politike, ku u mor vendimi për “prerjen e kokës” së tij.

Në rrëfimin e tij ekskluziv për “Telegraf” koloneli në rezervë Hasan Luçi, gjithashtu mbajtës i titullit shkencor “Doktor” në episodin e tij të fundit tregon për marrëdhëniet dhe veprimtarinë e ish ministrit të Brendshëm, Kadri Hazbiut:

Çfarë vlerësimi keni për bashkëpunimin me ish Ministrin e Brendshëm?

Kadri Hazbiun e kam njohur kryesisht në punë, për një kohë gati 30-vjeçare. E njoh si një njeri të jashtëzakonshëm, si njerëzor dhe zakonor me një gjithë përfshirje nderimi, gati i vetmi për marrëdhënie shumë shoqërore dhe miqësore me njerëzit në të tëra shtresat shoqërore, përfshi edhe kundërshtarët. Ai ishte punëtori i Shërbimeve Sekrete më i palodhuri, më i specializuari, dhe më i kujdesshmi për të zbatuar vijën dhe normat e Shërbimeve.

A keni marrë nga ai urdhra që binin në kundërshtim me ligjet?

Nuk kam pasur kurrë prej tij një urdhër të jashtëligjshëm. Madje kemi debatuar si të barabartë pavarësisht nga rangu, për etikën dhe punën e pastër për të mënjanuar çdo përuljeje të rolit të funksionit tim në punën konkrete. Ai mbronte me drejtësi vartësit dhe ishte i rreptë, por njerëzor edhe ndaj atyre që gabonin. Ai i njihte historinë e Shërbimeve sekrete shqiptare, historinë e Mërgatës dhe dosjet që ne përgatisnim në punë e sipër me hollësi. Ai nuk kish nevojë të domosdoshme që çdo herë të hapte dosjen falë kujtesës së tij të jashtëzakonshme përfshi emrin dhe mbiemrin konkret jo vetëm të vartësve të tij të çdo rangu edhe të të mërguarve, por edhe të familjarëve tanë.

Si i trajtonte ish-ministri vartësit apo bashkëpunëtorët e tij?

Biseda më të gjithmonë fillonte nga pyetjet për fëmijët, për njerëzit, etj, për ndonjë gëzim apo fatkeqësi kur ai vetë, apo të dërguar të tij nga familja, merrnin pjesë në gëzime qoftë edhe i paftuar, por detyrimisht në raste fatkeqësie. Një trajtim të tillë njerëzor është bërë gjatë punës tonë edhe me bashkëpunëtorët tanë jashtë shtetit. Unë nuk di ndonjë rast në punë time që Kadri Hazbiu të ketë marrë masa pa u këshilluar me ne operativët. Madje në një rast kur iu bë një propozim nga kundërzbulimi për të arrestuar një ish-bashkëpunëtorin tim jashtë shtetit, ai më dha dosjen e propozuar dhe pasi ta studioja t’i jepja mendimin timin, të arrestohej apo jo.

Cili ishte konkluzioni juaj për dosjen në fjalë?

E studiova materialin dhe nxora përfundimin se propozimi ishte cinik, i motivuar nga rivalitete meskine, siç ndodh kudo në botë në strukturat e Shërbimeve Sekretem, mes kundërzbulimit, zbulimit dhe shërbimit diplomatik. I propozova që; në qoftë se do të arrestonte atë bashkëpunëtor, më mirë të m’i hidhte mua hekurat që aty. Dhe ai e ktheu dosjen. Pra Kadri Hazbiun unë nuk e njoh në asnjë rast si njeri hakmarrës, përkundrazi, peshonte shumë vendimin e tij.

Megjithatë fundi i tij nuk ishte aspak i lavdishëm?

Shtoj se në ingranazhet e tërë sistemit ku Partia ishte ajo që vinte vulën çdo gjëje unë do të kem rastin në botimet e ardhshme për të dëshmuar se mendimi, djersa jonë dhe mundimet tona gjatë punës edhe na janë zhvlerësuar. Për hir të subjektivizmit, mosnjohjes së dosjeve të cilat kanë siguri matematike, dhe të konjukturave politike të vështira të kaluara jo vetëm me fqinjët e fuqitë e tjera, por edhe me aleatët dhe miqtë tanë e shokët me të cilët u përgatitëm në shkolla dhe luftuam në një front të vetëm, por që ngritën krye edhe interesat e ngushta të shteteve apo të personave që dominimin në vendimmarrje. Shkurtimisht mund të them se unë duke qenë në dijeni të një pjese të çështjeve në atë nivel operativ dhe politik që kanë vepruar, gjykoj se trajtimi i bërë Kadri Hazbiut është ç’njerëzor.

Keni të dhëna që Kadri Hazbiu të ketë punuar për interesa të shërbimeve të huaja sekrete?

Mund të them se, edhe nëse mund t’i dëshmohej ligjërisht ndonjë veprimtari e qëllimshme e ndërgjegjshme armiqësore, ai duhej ruajtur si flori, për ta zbërthyer dhe pastaj të jepte llogari, e jo të keqtrajtohej në mënyrë shtazarake dhe të likuidohej pa pranuar qoftë dhe formalisht fajësinë e tij, siç bënë të tjerët. Për mua si zbulues gjykoj nga përvoja e gjatë, se ne nuk na duheshin kufoma siç ndodhi dhe me bandën e Xhevdet Mustafës, por na duheshin njerëz të gjallë për të punuar me ta, siç ndodhi edhe me diversantit Avdul Banushi i cili u kap në kufi.

Pra, sipas jush ai ishte i “pastër”?

Nga leximi i materialeve gjyqësore të gjyqit të Kadri Hazbiut, të cilat unë i kam lexuar në mediat e shkruara, dhe jo në dosjen hetimore e gjyqësore, gjykoj dhe pohoj pa mëdyshje se ai nuk ishte fajtor, sepse aty ai akuzohet për gjëra të paqena ose për gjëra të kryera në bazë të normave të punës dhe të bashkëpunimit me shërbimet sekrete aleate.

Mbi të rëndoi akuza e dekonspirimit të materialeve sekrete në llogari të KGB-së

Kur ishim në shkollë në Moskë ne na vinin materialet për përgatitjen tonë dhe jo për të spiunuar sovjetikët, sepse ata na dhanë sekretet e tyre, në shkëmbim të përgatitjes dhe të bashkëpunimit informativ dhe operativ. Ti kalosh materialet e atyre viteve të bashkëpunimit të ngushtë, të miratuar nga udhëheqja shqiptare dhe personalisht nga Enver Hoxha, si materiale të servirura në vitet ’70, siç akuzohet në gjyq dhe në Byronë Politike, do të thotë të kryesh veprime krejt antiligjore të motivuara për motive që i dinë vetëm ata që e kanë akuzuar. Nga puna ime shumëvjeçare unë e kam të, nuk kam pasur asnjë rast për ta akuzuar Kadri Hazbiun si spiun të të huajve. Ndërsa për ndonjë tjetër drejtues, kam pasur të dhëna reale dhe të dokumentuara si spiun, për të cilët është informuar direkt Enver Hoxha, sipas platformës së punës së Shërbimit Sekret.

Çfarë ka ndodhur pas bërjes së njohur Enver Hoxhës, të këtyre dokumenteve?

Unë kam pretendim, si dhe shokë të mi dhe bashkëpunëtorë, ndonjëri prej të cilëve edhe u vra nga armiku, për t’i kërkuar llogari, udhëheqjes; përse u veprua ndryshe dhe nuk u vlerësuan të dhënat tona të argumentuara. Ne ishim zbulues, në shërbim të atdheut kryesisht, dhe bëmë detyrën tduke ë qenë të bindur në veprimtarinë tonë për mbrojtjen e lirisë. Se çfarë bëri politika me të dhënat tona është jashtë funksionit dhe përgjegjësisë sonë. Më vjen keq që dosjet tona tanimë keqpërdoren e përgojohen dhe i janë dhënë armikut falas për të na njollosur ne si njerëz, si komunistë e si atdhetarë.

LIBRI / Pjesë nga vëllimi i Hasan Luçit; “Veprimtaria sekrete e mërgatës politike shqiptare”

Bazat e përgatitjes, si hidheshin bandat

Bazat e përgatitjes dhe të hedhjes së bandave të armatosura të emigracionit politik shqiptar kanë qenë kryesisht në vendet fqinje dhe u zgjeruan edhe në vendet e tjera evropiane, në SHBA e gjetkë. Në vitet 1949 – 1953 kanë vepruar aktivisht mbi 39 qendra diversioni e spiunazhi, nga të cilat 12 në Jugosllavi, 11 në Greqi, 7 në Itali, kurse të tjerat në RFGJ, Malte, në bazën ajrore Whelus të Libisë (Afrikë), Qipro, Londër, SHBA etj, gjithashtu janë përdorur qendrat e informacionit të radiove në Vjenë, Selanik, Romë, Bari, Stamboll, Qipro, Beograd ose shkollat e larta si Universiteti i Strasburgut (kolegji evropian i refugjatëve) Francë dhe institucione të tjera në “BA, RFGJ, Greqi. Itali, Jugosllavi etj. Nga këto qendra kanë vepruar 224 kuadro të zbulimeve të huaja nga të cilat 125 jugosllavë, 70 grekë, 31 amerikanë, 13 italianë, 5 anglezë etj. Po kështu janë përdorur dhjetëra kuadro të përgatitura nga radhët e emigracionit politik të kategorive të ndryshme, të cilat kanë punuar si këto qendra subversioni, ku janë stërvitur edhe ushtarakisht disa qindra emigrante. Qendrat rreth vendit tonë u pajisën me bazë materiale, ku bëhej instruktazhi i bandave të armatosura e agjenturore. Këtu po japim disa shembuj mbi këto baza e përgatitje të këtij reaksioni. Në qershor 1951 u dërguan nga Greqia 80 të arratisur në shkollën e diversantëve në Gjermani. Në 1950 u dërguan në RFGJ 300 të arratisur për të bërë kurset e spiunazhit e të diversionit për t’i dërguar në Shqipëri. Në vitin 1952 dërgoheshin gjithsej këto kurse 1500 të arratisur nga Greqia e Italia e vendet e tjera. Që nga viti 195O KEVA stërviste elementë reaksionarë nga radhët e minoritarëve e tjerë në kurse tre mujore në Korfuz, Athinë etj, gjithësej mbi 100 vetë, të cilët pastaj i përqëndruan në Janinë, Follorinë, Kostur, Korfuz etj. Në vitet ’50 CIA ngriti bazat e saj sekrete në Greqi si në Klifodhi (afër stacionit Haxhi Nikolla), Kacika, Janinë etj. Siç pohoi edhe diversanti i kapur Ahmetl Kabashi, që ka kaluar në këto qendra, ku CIA, QIP-i e “zyra A” e divizionit të 8 ushtarak të Janinës vepronin me bandat QIP-i përgatiti në 1951 në Peloponez 400 vetë në formacione ushtarake greke, një batalion në Llavrio, Athinë, Selanik etj. Në shtabin e ushtrisë u krijua një drejtori që merrej me veprimtarinë diversioniste. Vetëm qendra në Janinë në 1949 – 1952 përdori rregullisht 30 diversantë në 4 grupe. Deri në vitin 1953 në në Greqi 2997 të arratisur në dispozicion të QIP-it e spiunazheve të tjera. Amerikanët e anglezët kishin 6 baza përgatitje në Greqi ku CIA ngriti qendrën më të madhe të saj të Ballkanit në Athinë dhe përdorte zyrën qendrore të zbulimit pranë gardës mbretërore në Athinë, një vilë në rrugën Selanik – Athinë (200m larg detit) ku qëndronin edhe diversantët e përgatitur në RFGJ e përdoreshin kundër RPSH nëpërmjet kokës, detit e ajrit ku vepronte Harold Irving Filder (ish-diplomat ne BS). Në vitin 1951 amerikanët tërhoqën në Llavrio e përgatitën 97 diversantë dhe 287 të tillë në vitin 1952. CIA hapi kurse edhe në Uashington ku mësonin shqip edhe kuandrot amerikane, në Zelandën e Re (ishulli Togo), RFGJ, në Kars të Turqisë etj. Në vilën Grafenvver në RFGJ afër Bad – VViesse ishte qendra e stërvitjes për radio, kode, shifrim e deshifrim, përgatitjen e dokumenteve false, studimin e llojeve të armatimeve sovjetike, rregullat e punës klandestine mënyrat e lëvizjes natën në fshatra vetëm me busull etj. Zbulimi anglez hapi qendrat në Londër e Maltë, ku përgatiteshin nga 50 të arratisur, veç atyre në Greqi, RFGJ etj, ku vepronin kuadrot O. Hill, Julian Smith, Uells etj. Italianët vepronin në bazat Romë, Bari, Livorno etj. UDB-a e vendosi qendrën e saj kryesore kundër RPSH në Prishtinë dhe në vartësinë e saj mbante qendrat e nënqendrat në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e gjetkë, kryesisht në Gjakovë, Ohër, Tivar, Podgoricë, Prizren. Dragash, Dibër, Strugë, Resnje, Shkup, Beograd, Ulqin, Guci etj. UDB-a shumoi shpejt kuadrot që merreshin me veprimtari kundër vendit tonë, kështu në |1949 në Maqedoni kishte 5 – 7 vetë, kurse në vitin 1950 vepronin 25 vetë. Në vitin 1950 ajo përdorte 40 grupe me 130 të arratisur. Kurse në 1952, 75 grupe me 288 të arratisur në Mal të Zi. Kosovë, Maqedoni. Zbulimet e huaja kanë përdorur bazat në vendet e largëta si Australi, Kanada, Zelandë e Re, Groenlandë etj. Në këtë mënyrë cenohej të ruhej sekreti i përgatitjes në bazat e nisjes.

Në vitet 1949 – 1953 kanë vepruar aktivisht mbi 39 qendra diversioni e spiunazhi, nga të cilat 12 në Jugosllavi, 11 në Greqi, 7 në Itali, kurse të tjerat në RFGJ, Maltë, në bazën ajrore Whelus të Libisë (Afrikë), Qipro, Londer, SHBA etj.

Nga këto qendra kanë vepruar 224 kuadro të zbulimeve të huaja nga të cilat 125 jugosllavë, 70 grekë, 31 amerikanë, 13 italianë, 5 anglezë etj. Janë përdorur dhjetëra kuadro të përgatitura nga radhët e emigracionit politik të kategorive të ndryshme.

Në qershor 1951 u dërguan nga Greqia 80 të arratisur në shkollën e diversantëve në Gjermani. Në 1950 u dërguan në RFGJ 300 të arratisur për kurse spiunazhi për t’i dërguar në Shqipëri. Në vitin 1952 dërgoheshin gjithsej këto kurse 1500 të arratisur.

Që nga viti 1950 KEVA stërviste elementë reaksionarë nga radhët e minoritarëve e tjerë në kurse tre mujore në Korfuz, Athinë etj, gjithsej mbi 100 vetë, të cilët pastaj i përqendruan në Janinë, Follorinë, Kostur, Korfuz etj.

CIA, QIP-i e “zyra A” e divizionit të 8 ushtarak të Janinës vepronin me bandat. QIP-i përgatiti në 1951 në Peloponez 400 vetë në formacione ushtarake greke, një batalion në Llavrio, Athinë, Selanik etj.

Vetëm qendra në Janinë në 1949 – 1952 përdorën rregullisht 30 diversantë në 4 grupe. Deri në vitin 1953 në në Greqi 2997 të arratisur në dispozicion të QIP-it e spiunazheve të tjera. Amerikanët e anglezët kishin 6 baza përgatitje në Greqi.

Në vitin 1951 amerikanët tërhoqën në Llavrio e përgatitën 97 diversantë dhe 287 të tillë në vitin 1952. CIA hapi kurse edhe në Uashington ku mësonin shqip edhe kuadrot amerikane, në Zelandën e Re (ishulli Togo), RFGJ, në Kars të Turqise etj.

UDB-a shumoi kuadrot që vepronin kundër vendit tonë. Më 1949 në Maqedoni kishte 5 – 7 vetë, kurse në vitin 1950 vepronin 25 vetë. Në vitin 1950 ajo përdorte 40 grupe me 130 të arratisur. Kurse në 1952, 75 grupe me 288 të arratisur

OPERACIONI

Veç bazave të jashtme, bandat diversioniste kishin edhe të brendshëm, ku gjenin strehim e mbështetje të përkohshme. Kështu, sipas D. Smajlit në 1949 – ‘50 shqiptarët (lexo diversantët) ishin përgatitur mjaft mirë dhe erdhi koha e përshtatshme që të fillonte operacioni. Ata ishin ndarë në grupe të vogla të pranuara prej tyre, duke u varur nga politika, marrëdhëniet, fisi e zonat nga te cilat ata ishin: “…mund të lëviznin në brendësi të vendit në zonat fisnore ku kishin miqtë dhe të afërmit e tyre dhe mund të njoftonin për gjendjen në vend dhe shanset për operacione të mëtejshme për të ndihmuar ata që tashme luftonin komunistët, diversanti Zenel Shehu pati një bazë të tij, “majorin” Rapush Agolli, njeri i njëqind flamurëve, i cili u kishte shërbyer austriakeve, italianëve, u bë vegël e Zogut dhe kish marrë pjesë në vrasjen e Riza Cerovës; më 1939 i mirëpriti fashistët italianë dhe pasi kapitulloi Italia bëri sikur u lidh me LANÇ-in, por pastaj u bashkua me BK. Ai pohoi se veproi si “patriot” me Z. Shehun për të organizuar kryengritjen e armatosur kundër pushtetit me ndihmen e amerikanëve; në 1952 diversanti Xheladin Tresova ngriti radiostacionin në shtëpinë e Rapush Agollit me të cilën i jepte informata CIA-s. Hamit Matjani pati strehues Ibrahim Lamçen, i cili pohoi, se e strehoi nga frika se mos i digjte shtëpinë siç bënte gjatë Luftës. Por edhe këto baza në tërësi u zbuluan nga populli e u goditën.