Ju rrëfej 22 batalionet që e çliruan Shkodrën

673
Sigal

EKSKLUZIVE/ Flet koloneli në pension Resul Bedo, kryetar i Shoqatës për Dëshmorët e Atdheut

Mesnata ishte lënë prapa, ndërsa partizanët e shtatë Brigadave Sulmuese shkelnin mbi gjakun dhe trupat e ushtarëve gjermanë që kishin mbetur të vrarë në luftimin e ashpër për të marrë nyjën, e cila të lejonte të futeshe në qytetin e madh të veriut. E ndërsa forcat e tjera të Ushtrisë Nacionalçlirimtare po shpejtonin drejt qytetit, trupat e fundit të Rajhut të Tretë, mbushën makinat me ushtarët e plagosur dhe u larguan drejt Malit të Zi ku pozicionet e tyre ishin pak më të sigurta. Mëngjesin e 29 Nëntorit 1944 Shkodra, qyteti i fundit që mbahej shtrënguar nga trupat e gruparmatës “E”, më përbërje të së cilit ishte Korpusit XXII dhe Divizionit 133 të cilët po tërhiqeshin me shpejtësi, ra në dorën e partizanëve shqiptar. Vendi ishte çliruar.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print