Jovan Jano/ Egjipti, Nili dhe Mehmet Aliu

770
Sigal

Reportazh/ Udhëtari që viziton Egjiptin, sapo shkel këtë vend mbërthehet nga një mori emocionesh, të cilat nuk besoj se i përjeton në ndonjë vend tjetër

Udhëtari që viziton Egjiptin, sapo shkel këtë vend mbërthehet nga një mori emocionesh, të cilat nuk besoj se i përjeton në ndonjë vend tjetër. Shkretëtira e pafund, Nili gjigant, piramidat dhe misteri i ngritjes së tyre, statuja mbinatyrore e gdhendur në gur, e Sfinksit të madhërishëm, Muzeu Kombëtar Egjiptian dhe misteri i balsamosjes së mumieve, qytetet e lashta kolosale të Karnakut dhe të Luksorit (Tebës), të ndërtuara 3000 vjet para erës së re dhe Lugina e Mbretërve, në galeritë e të cilës gjenden me dhjetëra nekropole që shtrihen në bregun perëndimor të lumit Nil, të gjitha këto janë befasuese dhe impresionuese për atë vizitor që ka lexuar e dëgjuar për historinë e lashtë e tronditëse të këtij vendi. Pasi e ke parë mirë Egjiptin, të krijohet bindja se qytetërimi i njerëzimit ka filluar pikërisht, këtu. Kjo bindje forcohet, kur mëson se mjaft gjera të realizuara në qytetërimin e lashtë të këtij vendi, sot nuk gjejnë dot shpjegime. Këto impresione ne i ndjemë ca kohë më parë, atë natë vjeshte kur stjuardesa zeshkane njoftoi mbërritjen e avionit në aeroportin e madh të Kajros. Atë natë, mbase mjaft vonë, u akomoduam në hotelin “Safir”.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf