Jorgo Papingji: S’kam ku ti vë një lule babait, asnjë lapidar për të vrarët vlonjat të Mat’hauzenit

1390
Sigal

Një bisedë interesante e “Telegraf” me fëmijët e të vrarëve në kampin famëkeq të Mat’hauzenit. Flasin Jorgo Papingji dhe Lefter Gjyli

Vlonjatët e Mat’hauzenit pa lapidar dhe pa memorial

Një histori e rrallë, një histori e pabesueshme, një histori që përcjell dhimbje të patregueshme. Jorgo Papingji dhe Lefter Gjyli janë dy vlonjatë, baballarët e të cilëve u vranë nga bisha naziste në Mat’hauzen së bashku me 308 burra të tjerë vlonjatë. Arrestimi I tyre u bë në mesnatën e 15 Mars 1943, u mbajtën një natë në burgun e Vlorës dhe të nesërmen u nisën për në Prishtinë dhe prej andej në Austri. Jorgo atëherë ishte vetëm 6 muajsh ndërsa Lefteri vetëm 4 vjeç. Lajmi për vdekjen e  baballarëve e morën vesh në qershor 1945 me anë të një liste të Kryqit të Kuq Shqiptar. Ata u rritën pa baba, por nga ana tjetër dhe pse prindërit janë shpallur dëshmor, për të 308 të vrarët vlonjat në Mat’hauzen, nuk ka një lapidar ku fëmijët të vendonin një lule (pasi ata janë pa varr).

 Lefter Gjyli

Kush nga familja Gjyli është vrarë në Mat’hauzen dhe si është ngjarja?

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf