Jona JANO:Si i dhuroi Mehmet Shehu automatikun Çe Guevarës në takimin e fshehtë në Tiranë

814
Sigal

Shqiptarët dhe Çe Guevara

Marrëdhëniet diplomatike me vendin e bukur të Karaibeve gjatë viteve 60-të bënë që midis Shqipërisë dhe Kubës të kishte kontakte  për probleme të ndryshme politike, ekonomike, kulturore etj. Në këtë kuadër shumë personalitete të jetës politike dhe kulturore të vendit tonë kanë patur rastin të takohen dhe të këmbejnë opinione me Çe Guevarën. Të tilla personalitete kanë qenë: Mehmet Shehu, Josif dhe Evelina Pogaçe, Bilbil Klosi, Kiço Ngjela, Mihallaq Gjinikasi, Qemal Myrseli, Labo Abazi, Tiri Çollaku etj. Madje, Pertef Hasanmataj ka takuar edhe të atin e Çe-së, Guevara Lynch.

Në botimin e parë të këtij libri kam dhënë edhe disa kujtime të këtyre personaliteteve. Gjithsesi, edhe në variantin e ri të këtij libri s’mund të lë pa i përmendur disa nga impresionet e tyre për Çe Guevarën.

 Zeqi Agolli.: “E vërteta, si një ëndërr me dy Çe Guevara”

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf