Ja cili ishte dokumentimi zyrtar politik i Pashalimanit

967
Çështja e Pashalimanit nuk mund të kuptohet e plotë, vetëm me dëshminë okulare, pa vlerësuar dokumentat e kohës. Për këtë qëllim në mënyrë të shkurtuar, po i referohem, dokumentacionit në fjalë: 

– Dokumenti, nr.27, prot. CRV. Tepër Sekret. Ekzemplar nr.1. Projekt. Dt.26.3.1959. 
Ky dokument përfshin, 12 nene, të cilat përbëjnë bazën juridike të marëveshjes, midis R.P.SH-së dhe B.R.S.S-së për bazën e Vlorës. Në të 12 pikat dhe nëpërmjet pesë lidhjeve me lista materialesh, sqarohet, fakti zyrtar, i mos marrjes në dorëzim, të nëndetseve, anijeve dhe çdo material tjetër, nga pala shqiptare, sepse nuk ishte e firmosur. 

– Divorci politik, midis B.R.S.S-së dhe R.P.SH-së. 
Deri në nëntor të vitit 1959 “miqtë” e shtrenjtë sovjetikë, ishin kurdoherë të pranishëm në çdo eveniment të jetës sonë. Me rastin e ardhjes së tetë nëndetseve dhe bazës lundruese “Katelnikov”, Ministri i mbrojtjes Beqir Balluku thotë: “Me këtë rast, përshëndes të gjithë detarët, nënoficerët dhe oficerët e flotës sonë luftarake, për marrjen në dorëzim të këtyre anijeve dhe të ngritjes në to të flamurit të F.L.D-së të R.P.S.SH-së… Flota e jonë luftarake detare, qëndron, tek kampi i fuqishëm e i pathyeshëm i socializmit, që kryesohet nga Bshkimi i lavdishëm Sovjetik…Ne, të dashur shokë edhe miq të shtrenjtë, Ju jemi mirënjohës, për gjithçka që Juve, keni bërë dhë bëni, për ushtrinë tonë popullore…”. Jo pak, por 15 faqe fjalim i një dashurie të madhe, prej Beqir Ballukut. 
*Pashalimani në paraqitjen e një dokumentacioni për sferat e larta. 
Në radiogramin e dt.15.5.1961 Gjeneral-Kolonel Beqir Balluku, në cilësinë e M.M.P-së dhe të Zv/Komandatit të forcave të bashkuara të Traktatit të Varshavës, nëpërmjet Gjeneral-Major Halim Ramohitos në Moskë i dërgon Marshallit të B.S, A.Grecko, këtë shkresë: “Përfasquesi i komandës së bashkuar Gjeneral-Kolonel Andrejevi Në bisedën që ka bërë bashkpunëtori “Vigjilenti” , “Torpieda” , “Çajka”, “Portokallja” , “Thjeshtësia”, “Busulla”, me sovjetikun Valentin, ky i fundit i ka thënë: “Liri Belishova e Koço Tashko…
Sigal