JA 27 EKZEMPLARËT TOP-SEKRET MBI TË VËRTETËN E PASHALIMANIT

1223
Vrasja e së vërtetës së Pashalimanit
Nëndetëset kryenin detyra operativo-strategjike, që vepronin në hapësirë, ndërsa ajo e Sazanit, ishte taktiko-operative. Nëndetëset, kishin një destinacion për në Mesdhe, ekuipazhet shqiptare kishin katër nëndetëse
Pas vdekjes së Theodhosit të Madh, në vitin 395, pas Krishtit, Perandoria romake u nda më dysh, midis të dy bijve të tij, Honorius dhe Arkadius. Arkadius mori perandoirinë e Lindjes, ku aso kohe bënin pjesë edhe territoret iliro-shqiptare, të cilat mbetën nën qeverisjen e Romës. Për afro 600 vjet, fitoret dhe qytetërimi romak pati një influencë jo shumë të vogël. Megjithatë shqiptarët ruajtën gjuhën e tyre dhe mbetën një popull i veçantë, me një ndërgjgje kombëtare të shquar. Që nga vitit 276 pas Krishtit, Shqipëria u shkel radhasi, prej gotëve, hunëve, serbëve, bullgarëve, normandëve, e për një periudhë prej 1200 vjetësh, por influenca e këtyre mbi popullin shqiptar, ishte pothuajse zero. Këta lanë, si kujtim të shkeljes së tyre vetëm pak emra gjeografikë. Në rrjedhën e kohës principatat shqiptare u përballën me rreziqe të reja. Më 1478, Shqipëria u bë dhe mbeti deri në 1912, një pjesë e Perandorisë osmane. Eqrem Bej Vlora, në studimin e tij dinjitoz “Kalaja e Kaninës”, mbi bazën detare të Pashalimanit shkruan: “Kjo bazë detare turke, vazhdoi të plotësojë detyrën e vet, derisa rreth vitit 1600, flota veneciane, fitoi supremacinë e padiskutueshme në detin Adriatik. Mbas kësaj date, u rralluan ardhjet e flotës turke, gjatë luftërave, që bëri Perandoria otomane me Austrinë dhe me Venedikun (1686-1699). Mbas paqes, së Belgradit (1737) Pashalimani, nuk përmendet më, si bazë detare. Burime turke (pas kësaj humbjeje), heshtin mbi këtë bazë detare, por gjejmë diçka tek veprat e Mustafa bin Abdullah Haxhi Kalfta: “Rumeli ve Bosna” si dhe në tre veprat: “Piri Reis: Bahrie”(Udhëheqësi i marinës turke ne detin e Mesdheut). Në vitin 1521- veçanërisht në raportin e luftanijes austriake “Aurora”(Arkivi Historik i Vjenës 1743). Në vend që të studiohej historia e Pashalimanit në gjykimin e vlerës së saj botërore, e gjithë puna studimore, u përqëndrua vetëm në prishjen me Bashkimin Sovjetik, si një megallomani e stisur, e cila nuk kishte nevojë, nga kjo lloj “lavdie”, sepse nuk i mungonte asgjë para këtyre ngjarjeve. Ëndrra e strategjisë së Rusisë, që nga Pjetri i Madh, apo Ekaterina, e deri tek Lenini e Stalini, që përfshin tërë shekullin XX, ka qenë dalja në Mesdhe, e cila u bë realitet vetëm në kohën e Enver Hoxhës, përmes Pashalimanit në kuadrin e Traktatit të Varshavës. Si është e vërteta e Pashalimanit? Në një dosje të plotë me dokumente të viteve 1959-deri në 1962, të mbledhura për studim, më mungonte dëshmia e komandantit të brigadës së nëndetëseve, kapitenit të rangut të dytë Dashamir Ohri. Miku dhe kolegu im i respektuar, nga një familje e dëgjuar patriotike, me nje thjeshtësi e natyrshmëri bindëse, m’u përgjjigj: “Në dokumentin nr.27 prot, Tepër- Sekret, dt.26.3.1959, është Projekt-Marrëveshja me 12 nene, midis dy qeverive: Shiqptare dhe asaj te B.R.S.S-së. Nuk ekziston firmosja për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, domethënë unë e marr vesh një gjë të tillë, si komandant i bazës së Pashalimanit të asaj kohe, vetëm, pasi m’u paraqit nga ju, në vitin 2004”. 

* Retrospektivë e treguar, nga dëshmitari, autori dhe aktori, i kësaj përballjeje të kohës në bazën ushtarake detare (B.U.D.): Çfarë ishte kjo bazë, për komandant Ohrin?
“B.U.D. e Gjiut të Vlorës përbëhej nga dy baza, njëra ishte e nëndetëseve në Pashaliman dhe tjetra e anijeve mbiujëse në Sazan. Nëndetëset kryenin detyra operativo-strategjike, që vepronin ne hapësirë, ndërsa ajo e Sazanit, ishte taktiko-operative. Nëndetëset, kishin një destinacion për në Mesdhe, më tepër, se sa në Adriatik. Ekuipazhet shqiptare kishin, katër nëndetëse, por, si dublantë, ndërsa sovjetikët, ishin instruktorët, që na mësonin. Të katër nëndetëset “tonat” erdhën në vitin 1958, tip projekti 613, të mesme detare. Sipas marëveshjes së mësipërme, por të pa firmosur nga të dy palët, erdhën edhe tetë nëndetëse të reja, në vitin 1959. B.U.D.kishte gjithsej tashmë 12 nëndetëse. Në vitin 1958 kishim edhe një bazë lundruese, që sovjetikët, e quanin “Nemcinov”, ndërsa shqiptarët e quajtën këtë nëndetëse “Tomorri” (5200 ton me 450 vende). Bashkë me tetë nëndetëset e vitit 1959, erdhi edhe një bazë tjetër lundruese, por më e madhe se Tomori, të cilën sovjetikët, nuk pranuan t’ia ndryshonin emrin “Katelnikov”. Flamuri shqiptar ngrihej tek 12 nëndetëset dhe dy bazat lundruese. Vetëm 4 nëndetëset e vitit 1958 dhe Tomori, u akostuan, në bankinë (mol) të Pashalimanit, ndërsa tetë nëndetëse të vitit 1958 dhe “Katelnikovi”, qëndronin në radën e Pashalimanit, sepse baza nuk kishte përfunduar e plotë, thotë A.K për gazetën “Telegraf”. Në Sazan, ishte baza për anijet, katerat silurues (të ardhur në vititn 1953, gjashtë copë), ndërsa në vitin 1959, sipas marrëveshtjes së mësipërme do të vinin edhe gjashtë të tjerë. Kishte gjashtë gjuajtës, dy dragamina baze dhe gjashtë dragamina rade për çminim porti etj. Kjo bazë e Sazanit, kishte për detyrë të siguronte Gjiun e Vlorës, d.m.th-në vëndqëndrimin e nëndeteseve, për këtë kishte eshe 19 copë anije ndihmuese. Nëndetëset ishin që nga Lufta e Dytë Botërore, por të përmirësuara, nga kjo eksperiencë, e tipit diezel elektrik (d.m.th-në, jo atomike), të ndara Projekt 611, me autonomi veprimi 90 ditë, të quajtura oqeanike; Projekt 613 me autonomi 45 ditë të mesme detare dhe Projekt 615 me autonomi 15 ditë. Marrja në dorëzim e këtyre 12 nëndetësve, sipas marëveshjes së datës 26.3.1959, kur të përgatiteshin marinarët shqiptarë, prej instruktorëve sovjetikë, sipas nenit 1, do të bëhesh gjatë periudhës 1959-1962, ndërsa sipas nenit 5 të këtij Projekti, të gjitha riparimet e mesme të nëndetëseve dhe anijeve do të beheshin në B.S. Pa e zgjatur, në nenin 12 të kësaj marrëveshjeje shkruhet: “Kjo marrëveshje lidhet për dhjetë vjet dhe automatikisht, zgjatet po për aq kohë, në qoftë se asnjëra nga palët, gjashtë muaj para mbarimit të saj, nuk i paraqet palës tjetër dëshirën për ndalimin e veprimeve konform marrëveshjes. Marrëveshja hyn në fuqi menjherë pasi të firmohet”. Mbrapa kësaj marrëveshje ekzistojnë pese lidhje materialesh me listat përkatëse, që do të mernin në dorëzim shqiptarët. Fakt është, që kjo marrëveshje nuk u firmos kurrë dhe mbi të gjitha, mbeti Tepër-Sekret për të gjithë oficerët e bazës deri më sot. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të B.S-së Firubin, me Zëvendës të tij komandantin e flotës së Detit te Zi, Kasatonov dhe Zëvendësministri i Punëve te Jashtne të Shqipërisë, Halim Budo, me zëvendës komandantin e flotës sonë, Hito Çako, ishin në dijeni të Projekt- Marrëveshjes të vitit 1959. Detyra jonë, si ushtarakë, ishte vetëm përgatitje, sa më mirë, që të ishim të aftë të mernim në dorëzim nëndetëset. Miprëpo “instrukrorët” sovjetikë na mësonin vetëm në mënyërë empirike: Më shiko mua dhe mëso. Asnjë shpjegim teorik. Siç dihet, që nga fundi i vitit 1959, politika e miqësisë po ndryshonte nga lartë, por ne në bazë, akoma nuk dinim gjë, përse këto tetë nëndetëse dhe “Katelnikovi”, na shmangej për dorëzim me pretekste të ndryshme. Komandanti i B.U.D-it, ishte kapiten i rangut të parë Jegorov, për tetë nëndetëset dhe dy bazat lundruese, që i komandonte ai në fakt. Unë (Dashamiri), si komandant i B.U.D-it, e deri poshtë quheshim dublantë të sovjetikëve deri, sa të na i dorëzonin nëndetëset…Toka, deti, flamuri ishin tonat. E vërteta ishte, se sovjetikët ndodheshin kudo, në drejtim të pranishëm e të pa dorëzuar juridikisht, për nëndetëset. Problemi tjetër, ishte përgatitja jonë. E theksoj vetëm në mënyrë empirike, jo mësime me baza, sepse një nënujësi (marinar), i përgatitur, i duhen gjashtë muaj shkollë, instruksione (960 orë), pastaj kalon katër detyra kursore me 1120 orë. Që të bëhesh marinar i nëndetses, duhen kështu 2080 orë, të fituara, teori-praktikë. Ne kështu duhej të përgatiteshim, por në fakt nuk u përgatitëm, sepse kishim bërë vetëm 960 orë gjithsej. Oficeri i nëndetëses, detyrimisht, duhej të mbaronte shkollën e lartë të marinës për 4 vjet, pastaj për t’u bërë komandant nëndetëse, i duhet te kalonte, 7-8 vjet stërvitje me detyra të ndryshme. Kur erdhëm nga Sevastopuli në Shqipëri, që të merrnim nëndetëset në ngarkim, duhej, të kishim bërë të paktën 2080 orë (15 muaj), por në Sevastopul, kishim bërë vetëm 5-6muaj. Pse? Po prishej politika dhe na u reduktua përgatitja. Këtu, u kapën sovjetikët, për të mos na i dorëzuar 8 nëndetëset etj. Kapiteni i rangut të dytë Xhemal Cani, pati fërkime me Jegorovin dhe e hoqën, duke më emëruar mua (Dashamir Ohri). Jegorovi e dinte, që marrëveshja, ishte e pafirmosur, por thjesht, si “Projekt”, ndërsa ne i binim “bilbilave” kot. Kur po fillonte prishja e marrëdhënieve, të dy palëve filluan t’u jepen orientime nga qëndra. Në “lojë” kryesorë, ishin Firubini, nga Ministria e Punëve të Jashtme Sovjetike dhe Zëvëndësi i tij, komandanti i Flotës së Detit të Zi, Kasatonov, ndërsa Halim Budo dhe Hito Çako, për palën shqiptare, të cilët ndiqnin situatën praktike, sipas porosive politike nga lart. E gjithë lufta u përqëndrua për katër nëndetëset dhe Tomorrin, midis shqiptarëve dhe sovjetikëve, sepse tetë nëndetëset dhe “Katelnikovi”, nuk ishin shkelur asnjeherë, nga ekuipazhet shqiptare, që kur erdhën dhe ikën mga Pashaliamani. A u bënë sabotime nga sovjetikët? Në ora 8, të datës 6.6.1961, sipas Projekt-Marrëveshjes, përkatëse midis dy palëve, do të bëhej largimi nga B.U.D dhe nga Sazani i sovjetikëve. Ne kishim çuar më parë nga Sazani dy gjuajtës për remont në B.R.S.S, të cilat nuk u kthyen dhe na ngelën vetëm 4 copë. Njëkohësisht unë, si komandant i garnizonit të Gjiut të Vlorës dhe B.U.D-it i vajta gjysmë ore para, orës 24 të kësaj date, tek Riballko, komandanti përkatës i B.U.D-it. Në zyrën e tij i thashë, që do të mbanin përgjegjesi të plotë për dëmet që po bënin sovjetikët, tek Tomori. Pas 15 minutash sovjetikët u larguan nga Tomori dhe aty u lanë me shërbim vetëm marinarët shqiptarë. (Jegorovi dhe Riballko, që e zevendësoi atë, u bënë të dy kundëradmiralë). Një rrol të veçantë ka luajtur Zagrebini, kundëradmiral, i cili rinte ne ambasadën sovjetike dhe ishte më i djallëzuari. Kur vinte në Pashaliman, e merrje vesh, si shkonte politika. Avash, avash, na thonte, se do t’i merrni detyrat dhe nëndetëset, por t’iu takojnë zyrtarisht. Kulikovi, ishte kapiten i rangut të parë dhe këshilltar sovjetik pranë K/Admiralit të flotës sonë Hito Çako dhe dëgjonte mbi të gjitha Zagrebinin.

– Filmi “Ballë për ballë”: 
Ismail Kadare, ishte skenaristi, ndërsa unë (Dashamir Ohri), isha caktuar konsulent ushtarak. Kadare, kishte idenë, se B.U.D, ishte i sovjetikëve. Ndërsa unë kisha idenë, se të dy palët shqiptarë dhe sovjetikë, ishin në një shtëpi dhe për shkak divorci do të behej edhe ndarje. Kur xhirohej filmi, u shpreha kundër idesë së mësipërme të Kadaresë dhe thashë, se nuk do të marr pjesë në xhirimin e filmit. Mbeti puna një deri në dy muaj pa u xhiruar. Më lajmëroi, Zëvëndësministri i Mbrojtjes Popullore, Nazar Berberi, që na mbulonte, si detyrë, për t’u paraqitur në zyrën e tij. Vajta gjysmë ora përpara. Më takoi Mehmet Shehu. – “Pse Dashamir e vonon filmin, je konsulent.” Unë i thashë: “Shoku Mehmet, nuk dal kundër partisë, vetëm, që baza e Pashalimanit është e jona, e Enver Hoxhës. Këtë e ka thënë Enver Hoxha, që baza është e jona”. Mehmet Shehu, më tha: “Fillo filmin! Me Kadarenë do të bisedoj unë”. Pas kësaj unë u vura në dispozicion gjithçka, që donin për filmin, ndërkohë Kadareja kishte ikur në Turqi. Me telefon i thashë Kadaresë: “Do të bëjmë filmin, e do të mbetesh i habitur!”. Akoma ehe sot nuk e di arsyen, se pse Kadareja, këmbënguli, që B.U.D të ishte e sovjetikëve dhe jo e shqiptarëve! Në fakt sovjetikët bënin ligjin, sepse e dinin që nuk ishte firmosur dhe për politikë e quanin “Baza e Juaj” dhe e Traktatit të Varshavës. Kuptohet, që Shqipëria ishte anëtare e Traktatit të Varshavës dhe nuk do të luftonim vetëm atëherë, kundër “Flotës së Gjashtë” amerikane. Kështu e dinim. Sovjetikët instruktorë, kishin marrë porosinë e tyre nga qendra-Moska, se në marrëveshjen ekzistonte thjesht një projekt, por jo ligji i miratuar midis dy palëve. Prandaj çështja se të kujt ishin nëndetëset, për mua do të thoshte, politikisht tonat, ndërsa ligjërisht të sovjetikëve. Ekuipazhet e tyre (500-600 veta), sovjetikët i mbanin vetë, me furnizime autonome dhe çdo gjë. Ata për të gjitha nëndetëset, për çdo remont të mesëm do e çonin në Bashkimin Sovjetik. Nëndetëset tona, kur u larguan sovjetikët, kishin marrë fund, si gadishmëri, pa lere se ç’thoshte partia! Nevoja për remont të mesëm i kishte bërë nëndetëset të konsumuara. Pergatitja luftarake e jona, ishte gjysmake, sepse vetëm 50% e stërvitjes ishte bërë, si kohë mësimore. Kundëradmirali, Zagrebin, këtë e dinte, prandaj na thoshte: “S’jeni gati të merrni nëndetëset”. Bateritë e nëndetseve kishin shkuar në fund. Vetëm një kompleks baterie, për një nëndëtsëse është mbi 100 ton. Kuptohet, se sa punon nëndetsja pa bateri. 

– E vërteta e përplasjes me sovjetikët, nuk është aspak, si në film, apo në propogandë. 
Në Shqipëri, ka qenë Gjeneral-Kolonel Andrejev dhe, kur erdhi në Pashaliman, për kushtet tona, propozoi, që t’u montonin artileri nëndetëseve. Po të shkonin në B.R.S.S për të montuar artilerinë, nuk do të ktheheshin më, si ato të parat. Ne nuk e lejuam, sepse, po të kishin artileri nëndetëset nuk mund të zhyteshin. Në atë kohë zhvillohej gjyqi i Teme Sejkos dhe sovjetikët thanë: “Çjanë këta barinj që gjykohen?”. Ne i’u përgjigjeshim: “Këtë e di udhëheqja”. Filloi përplasja duke sharë partinë, Enver Hoxhën. Bëri mbledhje Andrejevi, me oficerët e vet, ndërsa ne morëm urdhër të mos u përgjigjeshim. Urdhëri i prerë dhe i drejtpërdrejtë nga Enver Hoxha ishte: “Gjak Sovjetiku në Pashaliman, nuk do të pikojë. Edhe në qoftë se do të përdornin armë ata, trup mbi trup do të kaloni, e do t’i mbani nëndetëset ju, por kurrsesi që të përdorni armë”. Në fakt nuk është nxjerrë asnjë armë nga asnjë palë, por vetëm ndonjë sharje politike, midis marinarëve, por jo midis oficerëve. Bile, kur do të vinte komandanti i flotës së Detit të Zi, Abdi Matit, iu dha urdhër direkt nga Enver Hoxha: “Të bëhen të gjitha ceremonitë e flotës në pritje të komandanit të flotës së Detit të Zi”. Kështu u bë. Po të bëhej përplasja me armë, nuk do të merrte vesh i pari të dytin.Vetëm në bazën lundruese Tomorri me 450 vënde, ishim mbi 600 veta bashkë sovjetikë dhe shqiptarë. Përqëndrimi ynë, ishte që të mbanim me çdo mënyrë 4 nëndetëset dhe Tomorin. Përpara dy tre ditëve se të largoheshin sovjetikët, Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme të B.R.S.S-së, Kasatonovi, Firubini, mbledh të tyret në tetë nëndëset dhe iu dhanë urdhrin, që në 6.5.1961 do të largoheshin. Vetëm atëhere, u hoq maska: U ul flamuri ynë nga tetë nëndetëset dhe “Katelnikovi”, të shoqëruara me urra dhe brohoritje nga marinarët sovjetikë, u larguan fiks në orën tetë. Ata me tetë nëndetëset, ndërsa ne me katër nëndetëset. I thosha vetes: “Dashamir mbyll gojën”. Politika, të bënte të thoshe: “Si e doni zotëri?”. Kur shkova në B.S. unë fluturova nga gëzimi, sepse m’u plotësua ëndrra. Studiova, nga viti 1952-1957, mbarova shkëlqyeshëm dhe kur u krijuan në Durrës dy brigadat detare (Pashaliman dhe Sazan), kisha një pasion të madh për detyrën. Tentativa për shpërdorim dhe shkatërrim pati vetëm, nga sovjetikët tek Tomori, të cilat arritën të ndreqeshin me zëvendësimin e shërbimit 24 orësh vetëm prej marinarëve tanë. Kjo ishte, ajo skenë, që në film thuhet midis meje (Komandantit Bermema) dhe komandantit sovjetik, që lidhet vetëm me Tomorin. Asgjë më tepër. Tani, që kthej kokën prapa dhe gjykoj i lirë sot, mund të them që B.U.D, u la në atë gjendje, as për luftë e as për paqe. Si gatishmëria teknike ashtu edhe përgatitja përgjysmë e jona, nuk siguronin, atë nivel megallomanie, që propagandonte Enveri. Dihet, që një nëndetëse, për një defekt të vogël, nuk lejohej të dilte në det. Lufta jonë ishte kundër një “koalicioni armiqsh” dhe kundër NATO-s. Deri sa qenë sovjetikët nuk bëmë ndonjë stërvitje të madhe të përbashkët, në kuadrin e Traktatit të Varshavës, sepse nuk ishim të përgatitur. Fakt është, që sovjetikët nuk na dhanë dijet e duhura, nuk dhamë as provime, e si përfundim nuk i morëm as në dorëzim. Për vete mbeta, një komandant i B.U.D-it, dublant, ndërsa sovjetikët, të gjithë instruktorë nga lartë poshtë. Kjo nuk ishte e drejtë, sepse duhej të zbatohej programi i plotë. E them këtë, se sakrificat tona ishin të mëdha. Eksperienca që fituam nga sovjetikët mbeti, duke e parë zanatin “vjedhurazi” dhe jo të bënim një kalim gradual klase, nga e para tek e katërta me orë të plota. Skenat në film janë politike dhe aspak reale. Familjet tona dhe sovjetike banonin gjashtë km larg Pashalimanit. Ata, në vila një katëshe, ndërsa ne në shtëpi dy katëshe. Kurse mbrëmje vallëzimi kishte! Ata bënin paradë mode me gratë e tyre, ndërsa tonat nuk dinin. Rroga e Jegorovit ishte 50000 lekë, ndërsa e imja 12000, pa folur për ushqimet dhe të tjera privilegje, tek të cilat, kishte diferencime të mëdha. Manovra në film, ishte një ide, jo realitet, që të ketë ndodhur. Një regjizor francez, kur e pa filmin, e cilësoi të mrekullueshëm dhe na pyeti, se sa kishim harxhuar për të. Ne i thamë se ishte sekret. Kuptohet, që truku i filmit u bë me katër nëndetëset tona, duke ndërruar numrat, i treguam, si dymbëdhjetë. Xhirimi vazhdoi gjashtë muaj, në Sarandë, Durrës dhe Vlorë. 
Më pyete për kinezët. 
Për mendimin tim duhet t’i jemi mirënjohës për çdo gjë, ndërsa sovjetikët, na e kanë pasur me hile. Kur erdhën kinezët, për 5-6 vjet i bënë remont të mesëm, nëndetëseve, duke i bërë të reja. Kinezët, nuk kanë sjellë nëndetëse, por 38 copë katera silurues dhe gjashtë i kishim ne më parë. Ata sollën, gjashtë gjuajtës me vaporë specialë, bateri për nëndetëse dhe pajisje rezervë, mjaft cilësore dhe sasiore. Pas prishjes me B.S, ne ishim të shkatërruar, por na nxorri nga situata kinezi. E si do të mund të lufonim ne kundër flotës VI ?! Ata zotëronin ajrin, tokën, kishin një ekuipazh, prej 5000 vetash dhe katër nëndetëse atomike. Të mbash me ushtri nëndetëse, kërkon një thes me para. Mbështejtja në forcat e veta mori fund, sepse me se do t’i furnizoje? I kërkuam sovjetikëve, pastaj kinezëve, një radiostacion “Tarant”, me të cilën zbulohet në tërë globin nëndetësja. Një të tillë kishte, gjatë Luftës së Dytë Botërorë, vetëm Hitleri në Francë dhe sovjetikët në Gorki. Personeli, duhej deri në 300 veta. Ku mund ta përballonte Shqipëria këtë teknikë? Në vititn 1982 kishim gjithsej 64 anije lufte, dhe po në këtë vit kur dola në pension, në Porto-Palermo, u bënë tynele, për tre nëndetëse. Të mbaje një nëndetëse, ishte e barabartë me një regjiment kundërajror, por ajo mbahej vetëm politikisht, ndërsa ekonomikisht nuk ishte e mundur. Prandaj viti 1997 për mua ka qenë turp dhe tradhëti. Kuadri nënujës, në të gjithë botën bën betimin dhe kanë kushtetuën. Po të donin marinarët dhe oficerët i kishin lëvizur anijet dhe nëndetëset, drejt Sazanit dhe nuk ka vlerë justifikimi i tyre, se na dolën përpara, fëmijë dhe gra. 

Dërgimi në Sazan i nëndetësve dhe të anijeve, nuk do të mundësonte shkatërrimin e tyre nga banditët, megjithëse 90% e oficerëve ishin kundër qeverisë. Me katër silurues, këta oficerë ikin me familjet e tyre në Itali. E prej këtyre lloj oficerësh janë marrë në detytrë, pas vitit 1997. Turp! Megjithëse kinezët na i lanë depot plot dhe me gadishmëri, si kurrë ndonjeherë, ato u larguan nga detyra, në vend që t’i ruanin, si pronë e shtetit, popullit dhe atdheut. Asnjë vënd në botë, përveç nesh nuk e ka bërë këtë veprim, për më keq, i mbetur pa u gjykuar”. Në përfundim e mbyllëm bisedën me një ngjarje të njohur nga të gjithë oficerët e historisë së bazës detare, ku Dashamir Ohri, për pesë muaj e ca me nëndetëset, që komandonte, përshkroi të gjithë mesdheun dhe pëllmbë për pëllëmbë, bregdetin e Italisë, pa u diktuar. Po, ky duhet të ishte një skenar real, për një film historik.
Nesër do të lexoni; Gjeneral-Major Halim Xhelo, ka firmosur një numër raportesh, dokumentinti nr.50, Tepër-Sekret, Pashalimani në paraqitjen e një dokumentacioni për sferat e larta
Sigal